Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Organizatat ndërkombëtare thirrje qeverisë: “Projektligjet për median duhet të tërhiqen menjëherë”

4 organizata ndërkombëtare të medias i kanë kërkuar qeverisë të tërhiqet nga projektligjet për median të cilat u propozuan nga qeveria në 17 dhjetor. Qeveria ka propozuar 2 projektligje të cilat synojnë të rregullojnë median në dy aspekte: regjistrimi i medias në internet dhe etika e saj.

“Këshilli i Etikës” si pjesë e Autoriteti të Mediave Audiovizive (AMA) do të gjykojë nëse një lajm e cënon apo jo “moralin publik”. Ky këshill do të marrë ankesa nga qytetarë të prekur nga media online dhe do të gjobisë median online me 100 mijë deri në 1 milionë lekë në rast se gjykon se kjo media ka shkelur disa parime etike të përshkruara në nenin 33/1, si dhe me gjobë në masën 800 mijë lekë në rast se refuzon urdhërin e Këshillit të Etikës për të publikuar përgënjeshtrim apo sqarim.

Propozimet sugjerojnë që çdo media online duhet të regjistrohet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në të kundërt do të mbyllet nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) si dhe çdo media duhet të zbatojë parimin e të realizuarit të lajmit apo çdo produkti mediatik me paanshmëri dhe objektivitet dhe për realizimin e këtij propozimi është ngarkuar Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) me anë të një organi të posaçëm që do të quhet “Këshilli i Etikës”.

Kryetari i AMA, Gentian Sala tha gjatë prezantimit të projektligjit se ky projektligj është hartuar jashtë intstitucionit që ai drejton dhe që projektligji i ngarkon detyrën e mbikëqyrjes dhe marjes së masave në lidhje me zbatimin e etikës dhe se ai nuk kishte një qëndrim në lidhje me këtë rast.

Ditën e sotme nëpërmjet një letre të hapur  kundrejt Kryeministrit Rama dhe Ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni disa organizata ndërkombëtare të cilat kanë në fokus lirinë e medias dhe gazetarët reaguan në lidhje me këto dy projektligje të propozuara duke kërkuar që qeveria të tërhiqet nga kjo iniciativë.

Në letrën e dërguar ngaReporterët pa Kufij, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Eurapiane për Liri të Medias dhe të Shtypit dhe “Pen International” thuhet se kjo iniciativë e qeverisë bie ndesh praktikave më të mira dhe rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për këto organizata.

#Albania – Joint-letter to PM Edi Rama: We request the Albanian government to drop the initiative on amendment of media laws currently being discussed as it raises serious #mediafreedom concerns!https://t.co/1fqP0ifl5G pic.twitter.com/LWrCk5Yehl

— ECPMF (@ECPMF) December 26, 2018

 “Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim,”  thuhet në letër.

Gjithashtu, është vënë në dukje dhe fakti që për realizimin e këtyre projektligjeve nuk kanë qenë të pranishëm gazetarë, media apo shoqëria civile dhe hartimi i tyre është bërë me dyer të mbyllura.

“Ne ju kërkojmë ju të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës në çfarëdolloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët,” thuhet në mbyllje të letrës.

Koloredo Cukali, Kryetar i Këshillit të Medias i ftuar në emisionin Top Talk në 24 dhjetor deklaroi se Shqipëria nuk ka nevojë për paketë antishpifje që detyron portalet të regjistrohen tek AKEP dhe AMA -n të mbikëqyrë korrektësinë e informacionit.

“Është ligj regresiv në frymën e vet, zgjidhja është vetërregullimi. Ky draft griset dhe hidhet, pasi nuk është draft evropian, por kinez. Nuk duhet të vijë qeveria që të mbyllë portalet, është një proces që i lihet vetë gazetarëve në dorë, të cilët gradualisht do të mblidhen për të bërë vetërregullimin.”, u shpreh ai.

Më pas ai e grisi projektligjin në studio duke e konsideruar nismën e qeverisë censurë.

Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *