Gaz lotsjellës i hedhur nga policia me qëllim për të shpërndarë turmën gjatë demonstratave në Ksserine, Tunizi, në 25 dhjetor 2018.

Autoritetet tuniziane arrestuan 18 persona gjatë protestave që shpërthyen pas vdekjes së një gazetari i cili i vuri vetes flakën në shenjë proteste për problemet ekonomike të kombit të Afrikës së Veriut.

13 persona u arrestuan në qytetin provincial të Kasserine-s dhe 5 të tjerë në Tebourba , qytet afër Tunizit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Sofiane Zaag.

Përplasje midis policisë dhe autoriteteve tuniziane ndodhën në disa rajone 2 ditë pasi gazetari Abderrazak Zorgui postoi një video online para vetë-sakrifikimit të tij në Kasserine, duke përshkruar dëshpërimin e tij dhe thirrjen për revoltë. Ai shprehu frustrimin që vjen nga papunësia dhe premtimet e pambajtura të Tunizisë gjatë Pranverës Arabe.

“Për bijtë e Kasserine të cilët nuk kanë asnjë mbështetje, unë po filloj një revolucion, sot po i vendos vetes flakën”,  tha ai në video, raporton Deutsche Welle.

Protestat më të dhunshme ndodhën në Kasserine në pjesën perëndimore të Tunizisë , ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demostruesit që hidhnin gurë. Sipas ShemsFM, ushtria e ndihmoi policinë për të përballuar protestën dhe për të siguruar godinat shtetërore.

Në Tunizi, duzina protestuesish u mblodhën në Bourguiba Avenue, e cila është rruga kryesore e kryeqytetit, për të protestuar për rritjen e kostove të jetesës dhe përdorën sloganë kontraversialë drejtuar regjimit.

Ndërkohë në Kasserine, zëdhënësi i gjykatës tha se një investigim është hapur për “dështimin e dhënies së ndihmës së një personi në rrezik”, për vdekjen e  Zourgi. Ai tha se është arrestuar një i dyshuar.

Një vetësakrifikim i ngjashëm i Mohamed Bouaziz -një shitës ambulant i cili dëntonte papunësinë, korrupsionin dhe shtypjen – çoi në protesta në të gjithë vendin të cilat u ndezën nga media sociale dhe çuan në rënien e presidentit jetëgjatë dhe autorativ të Tunizisë në vitin 2011.

Kjo ngjarje e ndihmoi demokracinë në Tunizi dhe solli lëvizje të tjera të ngjashme në botën Arabe, duke përfshirë Libinë, Jemenin dhe Egjiptin.

Burimi: CBS News

Përshati dhe përktheu: Citizens Channel

 

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu