Burimi: The Conversation

Nga Monti Datta / Profesor i Shkencave Politike, Universiteti i Ritchmond / The Conversation

Skllavëria moderne është krim kundër njerëzimit. Megjithëse disa lloje të këtij skllavërimi njihen, si përshembull trafikimi seksual, aspektet e tjera janë të fshehura. Skllavërimi ndodh në shumë industri, duke përfshirë: restorantet,punën shtëpiakeelektronika, ndërtimi, industria tekstile, industria e çelikut dhe ushqimi i detit.  Por si jetojnë njerëzit saktësisht nën skllavëri sot? Megjithëse, po të masësh skllavërimin në Shtetet e Bashkuara apo në të gjithë botën, të dhënat janë të ndryshme.

Si dikush që studion skllavërimin modern, e di se të llogarisësh të dhënat e skllavërimit modern është si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Por, është esenciale pasja e politikave më të mira që lirojnë njerëzit nga skllavërimi dhe i ndihmojnë ata drejt trancizionit për të qenë të lirë.

Të përkufizosh skllavërimin modern

Përkufizimet për skllavërimin modern kanë ndryshuar kohë pas kohe.

Në vitin 1926 Liga e Kombeve, e përkufizoi skllavërimin si “statusi ose gjendja e një personi mbi të cilin  janë aplikuar disa ose të gjithë pushtetet që lidhen me të drejtën e zotërimit”. Kombet e Bashkuara e zgjeruan këtë përkufizim në vitin 1956  duke përfshirë martesat pa dëshirë dhe disa të drejta të grave.

Gjërat ndryshuan sërisht në vitin 2000. Kombet e Bashkuara prezantuan termin “trafikimi tek personat” dhe përjashtuan referencat e martesave me forcë të adoptuara gjerësisht nga “Palermo Protocol”.  Por në vitin 2013 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i njohu martesat me forcë si një formë skllavërimi.

Përcaktimet kanë rëndësi sepse influencojnë se si publiku dhe politikëbërësit i shohin këtë çështje.  Në një gjykatë, për shembull, termi “trafikim njerëzor” mund të jetë më shumë bindës se sa termi “skllavëri” për jurinë.

Për studiuesit, nuancat gjithashtu kanë rëndësi kur bëhet fjalë për përllogaritjen e numrit të njerëzve të skllavëruar. Disa organizata i përfshijnë martesat me forcë në përllogaritjet e tyre për skllavërinë moderne, disa të tjera jo.

Disa të tjerë nuk bien dakort për kushtet e vështira të punës që përcaktojnë skllavërinë.  Organizata Ndërkombëtare e Punës ka thënë: “Jo të gjithë fëmijët që janë të ekspozuar ndaj punës së rrezikshme janë “skllevër” dhe jo të gjithë punëtorët që nuk marin një rrogë të mirë janë të dhunuar”.

Bazuar në përllogaritjet e martesave me forcë numrat janë shokues. Bazuar tek përllogaritjet e UNICEF mesatarisht 650 milion vajza dhe gra që janë gjallë sot, janë martuar para  moshës 18-vjeç.

 

Në një studim të UNICEF për gratë në të gjithë botën nga mosha 20 deri në 24, 5% ishin martuar para moshës 15 vjeç Burimi: The Conversation

Skllavërimi në Shtetet e Bashkuara sot

Studiuesit janë munduar që të përllogarisin numrin e njerëzve të skllavëruar brenda Shteteve të Bashkuara. Për më shumë se një dekadë Qendra Kombëtare e Resurseve dhe e Trafikimit Njerëzor ka vënë në dispozicion një linjë telefonike për çdo të dhënë lidhur me trafikimin njerëzor brenda kufijve të Amerikës. Në vitin 2017 ata dokumentuan 8524 raste në lidhje me trafikimin njerëzor kryesisht në Kaliforni, Teksas, Florida, NewYork, Miçigan, Xhorxhia, Pensilvania dhe Nevada. Trafikimi seksual u raportua si më i përhapuri.

Në vitin 2017 u përllogaritën 8524 të trafikimit njerëzor në Shtetet e Bashkuara Burimi: The Conversation

Këto të dhëna janë të vlefshme sepse japin detaje mbi faktin se ku trafikohet dhe kush është më i trafikuar sot në Amerikë. Por të dhënat nuk vijnë nga një studim kombëtar. Çdokush mund të telefonojë dhe të raportojë. Kështu që pas një fimi si “Taken”, mund të ketë pasur një rritje raportimesh nga një publik në ankth.

Në vitin 2004 Departamenti i Shteteve të Bashkuara, raportoi se në një moment të caktuar në Shtetet e Bashkuara trafikohen nga 14,000 deri në 17,500 persona. Por ky studim nuk mund të fotokopjohet dhe verifikohet.  Disa organizata sugjerojnë se në Shtetet e Bashkuara janë mbi 100,000 të rinj të cilët rrezikohen të trafikohen në çdo moment, por Akademia Kombëtare e Shkencave e ka përgënjeshtruar këtë.

Të mbështetur nga figura nacionaliste disa studiues kanë filluar të fokusohen tek trafikimi në pikat kyçe si kufiri i Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Një studim i detajuar tregon se nga 641 të rinj të pastrehë të trafikuar në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 14% prej tyre viktima të trafikut seksual, të tjerët për punë të rënda.

Demonstrues që protestojnë kundër skllavërimit tek ambasada libaneze në Londër në vitin 2017 Burimi: The Conversation

 

Të dhëna të paqëndrueshme

Për një kohë shumë të gjatë, organizatat rajonale dhe globale, të cilat merren me këto lloj të dhënash, shpesh duke konkuruar për të njëjtat fonde ose të njëjtin prestigj, nuk i ndanin shpesh të dhënat mes tyre.

Kjo mungesë bashkëpunimi shpjegon faktin se pse organizatat e pavarura sillnin përllogaritje të ndryshme.  Për shembull, në vitin 2005 Organizata Ndërkombëtare e Punës llogariti se 12.3 milion njerëz ishin të skllavëruar.  Në vitin 2012 ky numër shkoi në 21 milion njerëz. Organizata Ndërkombëtare e Punës rrallë ka publikuar rezultate në nivel shtetesh.

Me dëshirën për të gjeneruar të ardhura në nivel shtetesh Fondacioni “Walk Free” lançoi Indeksin Global të Skllavërimit në vitin 2013.  Në indeksin e parë, ishin përllogaritur 29.8 milion njerëz të skllavëruar. Më vonë ky numër shkoi në 35.8 milion dhe pastaj në 45.8 milion.

Sa njerëz janë të skllavëruar në të gjithë botën?

Të dhënat varen nga kush i përpunon, si e përcaktojnë skllavërinë dhe çfarë metodash kërkimi janë përdorur
Burimi: The Conversation

Çdo përllogaritje e Indeksit Global të Skllavërimit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës reflekton mdotologjinë e ndryshme të përdorur. Ndonëse këto ndryshime reflektojnë ndonjëherë metodologji më të forta, përllogaritjet e ndryshme sollën kritika.

Përllogaritjet globale

Përmes partneriteteve të reja, organizatat jofitimprurëse dhe shtetet kanë filluar të takohen dhe të ndajnë të dhënat e tyre. “Walk Free”, Organizata Ndërkombëtare e Punës, dhe aktorë të tjerë shtetërorë dhe joshtetërorë u mblodhën bashkë në vitin 2016 dhe formuan “Alliance 8.7”. Në vitin 2017 koalicioni së bashku përllogariti rreth 40 milion njerëz të skllavëruar në të gjithë botën.

Megjithatë studiuesit e jashtëm nuk kanë aksës tek këto të dhëna. Kjo e bën sfiduese kritikën ndaj metodologjisë së përdorur.

Përllogaritjet nga “Alliance 8.7”

 


Në vitin 2017 një koalicion shtetesh dhe organizatash jofitimprurëse përllogaritën se ishin 40 milion njerëz të skllavëruar në botë dhe 152 milion fëmijë që punojnë
Burimi: The Conversation

“Alliance 8.7” zhvilloi një konferencë në tetor të këtij viti ku përcaktonte një guidë të qartë në lidhje me mënyrën e matjes së skllavërimit. Bazuar tek kjo disa studiues nuk binin gjithmonë dakort se kur diçka quhet skllavërim ose jo.  Për shembull një studiues mund të intervistojë dikë që ka eksperiencë të mëparshme në punë të detyrueshme. Gjatë intervistës, i intervistuari mund të tregojë se ka qenë viktimë e punës së detyrueshme në vitin 1997. A ka kjo rëndësi për kohën në të cilën po zhvillohet studimi apo do të llogaritet si diçka që ka ndodhur para një kohe të gjatë?

Studiuesit kanë filluar të përfshihen dhe të përdorin teknika përllogaritjeje me kosto më efektive. Dhe burimet e tjera të të dhënave si Sondazhi Botëror i Gallup tani përfshijnë pyetje që kanë të bëjnë me skllavërimin modern në disa vende të zhvilluara. Këto vëzhgime janë të bazuaranë formularë të thjeshtë të të dhënave dhe – disa nga metodat më të mira të të dhënave

Një vlerësim  i saktë i skllavërimit modern dhe i trafikimit është guri i shenjtë për studimet moderne për skllavërimin. Publiku mund të mos e dijë numrin e saktë të të skllavëruarve sot sepse skllavërimi është një krim i fshehur. Por përllogaritje më të sakta mund të hedhin dritë për faktin se kush skllavërohet dhe ku. Nëse publiku nuk e di se kush po skllavërohet dhe ku, prezenca e tyre është e padukshme.

Burimi: The Conversation

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/F/S

 

 

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu