Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gazetarja turke Pelin Ünker dënohet me burg për hetimin e “Paradise Paper”

Nga Julian Borger / Redaktor i çeshtjeve botërore / The Guardian

Gazetarja u shpall fajtore për “shpifje dhe fyerje” për shkrimin që kishte të bënte me kompanitë në pronësi të ish-kryeministrit.

Një gazetare turke është dënuar me më shumë se një vit burg për punën e saj në hetimin e “Paradise Papers” për parajsat e taksave offshore, sepse zbuloi detajet e aktiviteteve tregtare të ish-kryeministrit të vendit dhe bijve të tij.

Pelin Ünker, anëtare e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ), u shpall fajtore në një gjykatë të Stambolllit për “shpifje dhe fyerje” për shkrimin e saj rreth kompanive në Maltë të cilat zotëroheshin nga Binali Yıldırım dhe djemtë e tij. Yıldırım ishte kryeministër nga viti 2016 deri në vitin 2018, kur u hoq nga ky post dhe tani është kryetari i asamblesë kombëtare të vendit.

Pas dhënies së dënimit, Ünker i tha ICIJ-së se ajo do të apelojë vendimin, duke theksuar se familja Yildirim kishte pranuar se shkrimet rreth bizneseve të tyre në Maltë ishin të sakta.

Ajo tha: “Ky vendim nuk është një surprizë për mua. Rezultati ishte i sigurtë që në fillim. Nuk ka vepra penale apo shpifje në artikujt e mi.”

“Fakti është se djemtë e Binali Yıldırım kanë kompani malteze. Binali Yıldırım tashmë e kishte pranuar se ata i kishin këto kompani. Në aktakuzë, po ashtu pranohet.”

Turqia ka rekordin më të keq në botë për burgosjen e gazetarëve, me 68 prej tyre në burg në fund të vitit të kaluar, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Të gjithë gazetarët e burgosur po përballen me akuza për krime kundër shtetit.

Zbulimet e “Paradise Papers”, buruan nga një rrjedhje masive e dokumentacionit në industrinë financiare offshore, botuar nga një konsercium prej 90 mediave në mbarë botën, midis tyre edhe The Guardian.

Investigimi ka ngritur hetime të reja ose të zgjeruara penale në Zvicër dhe në Argjentinë, dhe kanë përshpejtuar procesin e reformes në Bashkimin Europian.

Drejtori i ICIJ-së, Gerald Ryle, e dënoi burgosjen e Ünker për 13 muaj, si e fundit në një seri të gjatë sulmesh kundër fjalës së lirë në Turqi.

“Ky vendim i padrejtë ka të bëjë me zbehjen e raportimit të drejtë dhe të saktë. Asgjë më shumë,” – tha Ryle. “ICIJ-ja përgëzoi raportin hetimor të guximshmëm dhe të vërtetë dhe e dënon këtë sulm të fundit mbi lirinë e gazetarisë nën sundimin autokratik të presidentit turk  Rexhep Taip Erdogan.”

Burimi: The Guardian 

*Citizens Channel  /E.K/

 

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *