Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rahaf al-Qunun: ”Shpresoj që historia ime të inkurajojë gratë e tjera që të jenë të guximshme dhe të lira”

Nga Hannah Ellis-Petersen / The Guardian

Vajza saudite fillon një jetë të re në Kanada, pasi familja e saj e mohoi. 

Rahaf Mohammed al-Qunun, vajza saudite që tërhoqi vëmendjen e botës duke mbyllur veten në një dhomë hoteli në Tajlandë, pasi u largua nga vendi i saj për shkak të abuzimit, tha se shpreson të frymëzojë edhe gratë e tjera sauditë për të qenë “të guximshme dhe të lira”.

Në intervistën e saj të parë pas dhënies së azilit nga Kanadaja dhe pas mbërritjes në Toronto të shtunën, Qunun i tha ABC-së së Australisë se rasti i saj mund të jetë “agjent për ndryshim” në Arabinë Saudite, një vend ku grave u mohohen liritë themelore dhe nuk u lejohet të punojnë, martohen dhe udhëtojnë pa lejen e një kujdestari mashkull.

“Unë mendoj se numri i grave që do të largohen nga administrimi saudit dhe abuzimi do të rritet, sidomos kur nuk ka një sistem për t’i ndaluar ato,” tha Qunun. “Unë shpresoj që historia ime të inkurajojë gratë e tjera që të jenë të guximshme dhe të lira.”

18 vjecarja shtoi : “ Shpresoj që historia ime të bëjë ndryshime në ligje, veçanërisht pasi është ekspozuar ndaj botës.”

Qunun, e cila ishte në vitin e parë të universitetit, përshkroi se si dëshira e saj për të qenë e pavaruar dhe për t’i shpëtuar abuzimit të shkaktuar nga babai dhe vëllai i saj e kishin shtyrë atë të merrte këtë vendim drastik për t’u larguar nga familja e saj gjatë një vizite në Kuvajt, dhe drejt për në Australi, me një ndalesë në Hong Kong. Ajo kishte një vizë për në Australi, por në aeroportin e Bangkok ajo u ndalua nga autoritetet e emigracionit tajlandez, të cilët më pas e vendosën atë në një dhomë hoteli, gati për t’a deportuar përsëri në Arabinë Saudite.

Pasi u mbyll vetë në dhomë dhe refuzoi të largohej për gjashtë netë, Qunun tha se kishte pritur që autoritetet të “hyjnë në dhomë dhe të më rrëmbejnë” dhe mendoi të vriste veten.

“Kjo është arsyeja pse unë shkruajta një letër lamtumire. Vendosa që t’i jepja fund jetës sime para se të kthehesha  në Arabinë Saudite,” tha ajo. Sidoqoftë, teksa përdorte Twitter-in për të publikuar gjendjen e saj, abuzimin dhe vendimin e saj për të hequr dorë nga Islami, fushata e saj për azil mori shumë shpejt mbështetje në të gjithë botën.

“Doja të isha e lirë nga shtypja dhe depresioni,” i tha ajo BBC-së. “Doja të isha e pavarur. Unë nuk do të kisha mundur të martohesha me personin që doja. Nuk mund të kisha një punë, pa leje.”

Qunun kishte aplikuar fillimisht për azil në Australi, por konfirmoi se ishte Komisioni i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët që zgjodhi Kanadanë, sepse ky vend e përpunoi kërkesën e saj më shpejt. “Nuk ishte zgjidhja ime, ishte OKB-ja,” tha ajo. “Gjithçka që doja ishte një vend që të më mbronte. Pra, zgjedhja ime ishtë vetëm për një vend që të më mbrojë . “

Babai i Qunun, i cili është guvernator në Arabinë Saudite, dhe vëllai kishin udhëtuar në Bangkok pas ikjes së saj, me përpjekjen për ta kthyer pas. Pas lajmit për marrjen e azilit në Kanada, familja lëshoi një deklaratë të hënën, duke thënë se ata e kishin mohuar Qunun dhe e përshkruan atë si “mendërisht të paqëndrueshme”.

Në Arabinë Saudite,Shoqata Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (NSHR) e mbështetur nga qeveria, lëshoi po ashtu një deklaratë të hënën duke akuzuar disa vende të huaja për nxitje të “femrave saudite për t’u rebeluar kundër vlerave të familjeve të tyre dhe për t’i shtyrë ato të largohen nga vendi me pretekstin e dhënies së azilit.”

*Citizens Channel /E.K/ 

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *