Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kanioni i Holtës, monumenti natyror që rrezikon të kthehet në hidrocentral privat me pëlqimin e qeverisë

Ministria e Energjetikes dhe Infrastrukturës ka miratuar lejen e ndërtimit të Hidrocentralit në Kanionin e Holtës. Në vendimin e firmosur nga Kryeministri Rama, është miratuar procedura për heqjen e kësaj zone nga fondi pyjor. Qeveria ia ka dhënë lejen e ndërtimit kompanisë private “ERA HYRDRO”, duke kërkuar edhe pagesën e taksës për ndikmin në infrastrukturë, që do të kalojë në buxheti ne Bashkisë së Gramisht.

Kanioni i Holtës është i shpallur monument kulture dhe si i tillë duhet të sigurojë mbrojtjen nga shteti.  Banorët e Gramshit janë shprehur të shqetësuar dhe kanë theksuar se këto punime do të sjellin dëmtime të parikuperueshme për turizmin dhe natyrën në këtë zonë. Media lokale “Portaligramsh.com” raporton se firma ndërtuese ka bllokuar hyrjen në zonë duke mos i lejuar banorëve akses në kullota.

Kanioni i Holtës është një nga atraksionet turistike më të vizituara së fundmi në Shqipëri, guidat turistike dhe banorët e zonës raportojnë për mbi 3.000 vizitorë shqiptarë dhe të huaj vetëm këtë vit. Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetin social “Instagram” rezulton se janë qindra foto të publikuara nga qytetarët në këtë destinacion që rrezikon të shkretohet nga ndërtimi i një hidrocentrali privat, miratuar nga qeveria shqiptare.

Të shqetësuar për prekjen e Kanionit të Holtës nga ky projekt janë shprehur edhe ambjentalistët dhe dashamirësit e natyrës. “Fshihet nga harta e Turizmit destinacioni nr 1 Kanioni Holtes në Gramsh & Elbasan. Na rrofshin shifrat e miliona turistëve që vizitojnë vendin” shkruan fotografi Fation Plaku duke publikuar një seri imazhesh nga Kanioni i Holtës.

Një grup tjetër aktivistësh mjedisorë ka paralajmëruar një protestë ditën e Premte në orën 11:00 në Tiranë.
“Holta dhe Zagoria janë Shqipëri, jo naftës, jo digave. Pro jetës, natyrës dhe turizmit” shkruhet në njoftimin e protestës.

Një peticion online është hartuar ditën e sotme në platformën “Change.org” me emrin “Jo ndertimit te HEC-it ne kanionet e Holtes, Gramsh!”, përdoruesit e rrjetit i janë përgjigjur thirrjes duke mbledhur më shumë se 2.100 nënskrime në pak orë.

Leja e ndërtimit të hidrocentralit të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ka sjellë dhe përplasje politike. Ndërkohë politikanët kanë nisur debatin me akuza të ndërsjellta mbi miratimin e lejes së ndërtimin për Hidrocentralin e Strorit në përroin e Holtës. Pretendimeve se kjo leje është miratuar fillimisht nga ish-Kryeministri Berisha me 2008, Dega e Partisë Demokratike në  Gramsh u përgjigjet me mohim duke ngarkuar si përgjegjës të vetëm  ish-ministrin Gjiknuri dhe Kryeministrin Rama.

Reagimi i PD-Gramsh

Kanioni i Holtës është një nga mrekullitë shqiptare që ndodhet në verilindje të Gramshit, ndërsa lumi Holta nis shtrirjen e tij nga fshati Bardhan deri në fshatin Kobash me gjatësi rreth 3 km, ndërsa shpatet e luginës ngjiten lartë deri në lartësi 100 – 150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m. Vetëm në një vit këtë zonë e kanë vizituar rreth 3 mijë persona.


Numri i HEC-eve kohët e fundit në Shqipëri është rritur ndjeshëm, pasqyruar nga qeveria si një nevojë për mbushjen e kapaciteteve energjetikë të vendit. Por dhënia e lejeve të ndërtimit të këtyre HEC-ve jo në përputhje me rregullat dhe ligjet mbetet sërish pronlemi më i madh i shprehur nga qytetarët.

Citizens Channel ka raportuar mbi masakrat natyrore që po bëhen edhe në Valbonë dhe Dibër dhe Vjosë ku lumenjtë po futen në tubacione, duke dëmtuar florën dhe gjallesat, nën kundërshtimin e vazhdueshmëm të banorëve lokal. .

*Citizens Channel /l.k./ /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *