Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Indeksi i Shëndetit Konsumator 2018: Shqipëria e fundit në Europë për shërbimin shëndetësor

Nga 35 vendet e marra në vëzhgim në  Indeksin e Shëndetit Konsumator për vitin 2018 , Shqipëria rënditet e fundit. Kjo matje është realizuar nga instituti suedez “ Health Consumer Powerhouse”, i cili ka si qëllim të krahasojë performancën e sistemeve të kujdesit shëndetësor si një mjet për të përmirësuar rezultatet dhe për të mbështetur fuqizimin e pacientit dhe mjekëve.

Sipas raportit Shqipëria konsiderohet një vend me burime shëndetësore të limituara, duke marrë vetëm 544 pikë nga 1000 maksimale.

“Shpjegimi i Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë  për këtë ishte: “Shqiptarët janë të vështirë, shkojnë të mjeku vetëm kur janë të detyruar”.  Por ky është një justifikim, pasi shqiptarët shkojnë te doktori i tyre dy herë më shumë se suedezët,”– nënvizon më tej raporti.

Burimi: Europe Health Consumer Index 2018 Rezultatet e përgjithshme të studimit për 35 vende

Indeksi përbëhet nga 6 kategori, ku për secilën kategori Shqipëria është vlerësuar me këto pikë:

  • të drejtat e pacientëve dhe informacioni (67 pikë)
  • aksesueshmëria (pra koha e pritjes) (175)
  • rezultati (156)
  • lloji dhe aksesi në shërbim (42)
  • parandalimi (71 pikë)
  • produktet farmaceutike (33 pikë)

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të rajonit kanë pësuar një rritje në vlerësimin e Indeksit e si rrjedhojë përmirësim të kushteve në drejtim të shëndetit konsumator.

Serbia ka shënuar rritje në rënditje duke u pozicionuar në vendin e 18-të, me 699 pikë nga 1000 pikë maksimale. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e përmirësimit të situatës së kohës së pritjes, pjesërisht për shkak të investimeve të mëdha në terapitë e rrezatimit dhe skanerave si dhe liçensimin dhe zbatimin e recetave elektronike .

Mali i ZI rënditet në vendin e 23, duke marrë 668 pikë nga 1000 pikë maksimale. Sipas raportit, ecuria dhe efektshmëria e reformave vjen si pasojë e numrit të vogël të banorëve, prej 650 000 banorësh. Vetëm në një vit, në Malin e Zi u implementua një sistem shëndetësor i hapur, transparent dhe në kohë reale duke ulur kohën e pritjes për shërbimin. Arritja më mbresëlënëse është se Mali i Zi e ka rrëzuar kampionin e vjetër për vdekshmërinë foshnjore (Islandën), me një vdekshmëri prej 1.3 në 1000 lindje.

Ndërkohë pas Malit të Zi, dy vende më poshtë qëndron Maqedonia e Veriut, e cila rënditet në vendin e 25, duke grumbulluar 638 pikë nga 1000 pikë të mundshme. E konsideruar si “Raketa e Vitit”  në 2014 për shkak të rënditjes në vendin e 16-ë me 700 pikë të grumbulluara. Asnjë vend nuk ka fituar më herët 11 pozicione në rënditje në vetëm një vit. Në rastin e Maqedonisë së Veriut raporti thekson se ka disa metoda trajtimi shëndetësor që janë në përdorim që nga koha jugosllave, por duhen afro 5 vite për të prodhuar përmirësime të rëndësishme.

Greqia rënditet në vendin e 29 nga 35 vende të marra në vëzhgim. Ajo që ka ndryshuar veçanërisht në Greqi është gadishmëria për të miratuar droga të reja. Greqia në disa raste ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimin e saj të mëparshëm bujar për futjen e barnave të reja dhe të shtrenjta.

Renditja në fusha të caktuara të shërbimit shëndetësor 

Sipas të dhënave të paraqitura në tabelë, Shqipëria rënditet në vendin e 31, duke lënë pas Qipron, Lativinë, Australinë dhe Hungarinë përsa i përket aksesit në trajtimin e kancerit, por sërish ajo rreshtohet në zonën e kuqe, si një vend me akses të ulët në trajtimin e kancerit.

Burimmi: Europe Health Consumer Index Aksesi në trajtimin e kancerit

Shqipëria shënon rezultate pozitive, duke u pozicionuar në zonën e gjelbër, përsa i përket kohës së pritjes për skanimin CT jo akut për pacientin dhe për kohën e pritjes në Psikiatrinë Pediatrike.

Përsa i përket nivelit të vdekshmërisë foshnjore në Europë, Shqipëria rënditet si vendi me nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore, me 12 vdekje për 1000 lindje. Shkalla e vdekshmërisë foshnjore është numri i foshnjave që vdesin para se të arrijnë një vit, për 1,000 lindje të gjalla në një vit të caktuar.

Burimi: Europe Health Consumer Index Shkalla e vdekshmërisë foshnjore për 1000 lindje

Vendi ynë renditet i treti në rajon, pas Rumanisë dhe Polonisë, për sa i takon nivelit të ulët të mbijetesës nga kanceri më një normë mbijetese prej afro 50% nga 70% që e ka Zvicra si vendi me nivel më të lartë mbijetese.

Burimi: Europe Health Consumer Index 2018 Nivelit i mbijetesës nga kanceri

Rënditemi të fundit në listë sa i përket procedurave kirurgjikale për personat mbi 65 vjeç dhe transplantet e veshkave si dhe të dytët në Europë, pas Rumanisë për numrin e vdekjeve nga aksidentet. Rezultat pozitiv shënohet në konsumin e alkoolit, ku vendi ynë ka nivelin më të ulët të përdorimit të të tij.

Në krye të listës qëndron Zvicra me 893 pikë nga 1000 pikë të mundshme, për sistemin e shkëlqyer të kujdesit shëndetësor edhe pse me kosto të lartë financiare.

Në Evropën Jugore, Spanja dhe Italia ofrojnë shërbime shëndetësore ku përsosmëria mjekësore mund të gjendet në shumë vende. Përsosja e vërtetë në kujdesin shëndetësor në Evropën Jugore duket të jetë paksa shumë e varur nga aftësia e konsumatorëve për të përballuar kujdesin shëndetësor privat si një shtesë për kujdesin shëndetësor publik.

Studimin e plotë e gjeni këtu.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *