Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tirana e 2018: 80% më shumë sipërfaqe të lejeve të ndërtimit

Instat ka publikuar të dhënat e fundit për vitin 2018 të cilat bëjnë të ditur se numri i lejeve të ndërtimit në Tiranë është rritur ndjeshëm.

Vetëm në vitin 2018, në qytetin e Tiranës janë dhënë 388 leje ndërtimi për banesa të reja. Shpërndarja e lejeve gjatë këtij viti kanë qenë:

  • 65 leje ndërtimi në tremujorin e parë
  • 99 leje ndërtimi në tremujorin e dytë
  • 104 leje ndërtimi në tremujorin e tretë
  • 120 leje ndërtimi në tremujorin e katërt

Rritja më e madhe e numrit të lejeve të ndërtimit shihet në tremujorin e fundit të vitit 2018.

Lejet e ndërtimit nga viti 2012-2018

Nëse do të krahasojmë lejet e dhëna për ndërtim në qytetin e Tiranës gjatë një shtrirjeje kohore prej 6 vitesh, vëjmë re se numri i lejeve për ndërtim ka pësuar një rritje të madhe. Viti 2012 është viti i cili shënon numrin më të ulët të dhënies së lejeve për ndërtim me një shifër prej 40 të tilla. Kjo shifër vazhdon të rritet në vitet në vazhdim për të kulmuar në vitin 2018 me 338 leje të dhëna.

Rritje të konsiderueshme ka pësuar edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndertesa të reja në qytetin e Tiranës. Për vitin 2018 janë dhënë leje ndërtimi me sipërfaqe prej 940 348 metër katror, ku vetëm në tremujorin e fundit janë dhënë 456.480 metër katror, sa trefishi i tremujorit të parë.

Duke krahasuar sipërfaqen e lejeve të dhëna për ndërtim në Tiranë, vëjmë re se gjashtë vitet e fundit janë shoqëruar me luhatje të konsiderueshme. Viti 2014 shënon një rritje në krahasim me dy vitet e para, për të kaluar më pas në uljen më drastike në vitin 2015 dhe 2016. Kjo ulje përkon me kohën kur Kryetari aktual i Bashkisë Tiranë kandidonte për këtë post duke premtuar gjatë një dëgjese me banorët e Njësisë nr. 8.  në datë 4 maj 2015 se: “Premtimi im është që ne të kemi bashkë me qeverinë një moratorium të ndërtimeve, të ndërpresim  ndërtimet dhe të sigurohemi që fillimisht të shpëtojmë të gjitha hapësirat publike për parqe.”

Por ky premtim nuk zgjati shumë dhe shifrat e sipërfaqes së ndërtimit u rritën me hapa të shpejtë në vitet 2017, për të kulminuar në 2018, ku kemi 80% më shumë sipërfaqe ndërtimi.

Lexo më shumë:  Kulla dhe qindra pallate, si po ngulfatet Tirana me lejet e ndërtimit

Gjatë vitit 2018 në Shqipëri janë miratuar 1194 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, ku vetëm në tremujorin e katërt të këtij viti janë miratuar 360 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Në krahasim me vitin e mëparshëm, numri i lejeve për ndërtim të banesave të reja ka pësuar një rritje prej 45.8%.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *