Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Akses i (pa) kufizuar!

“Shumica e sporteleve në institucionet tona publike janë shumë të lartë dhe kjo jo vetëm që është një barrierë komunikimi por ti ndihesh dhe i fyer se duket sikur personi që të shërben është një farë zoti që ti e shikon nga lart, është dhe një lloj presioni dhe pabarazie psikologjike që heq këtë ndjesinë e të qenurit qytetar i një vendi , apo jo”?, thotë Suela Lala në një bisedë me Citizens Channel.

Suela Lala është drejtuese e Fondacionit Së Bashku,  e përfshirë në aktivizëm për të ndryshuar jetët e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Citizens Channel zhvilloi një vëzhgim të detajuar në rrugët e qytetit, institucionet publike dhe konstatoi se aksesueshmëria është në nivele minimale, pavarësisht se ligji garanton të kundërtën.

Foto Ilustruese – Sportel në Tiranë

“Të paktën një sportel të ketë planin e përdorimit për PAK, i vendosur në një lartësi 90 cm nga toka në formë kosnoli me thellësinë e afrimi jo më pak se 50 cm. Sporteli duhet të ketë mjetin komunikues e ndihmës dhe vijat relievore drejtuese”, thuhet në nenin 21 të Vendimit të Këshillit të Ministrave numër 1503 të vitit 2008.

Shumë kohë kanë kaluar që nga miratimi i këtij neni, por pak gjëra kanë ndryshuar në jetët e personave me aftësi të kufizuara në vend!

Të njëjtin shqetësim shpreh edhe Adivije Hoxha, drejtuese e Shoqatës pëe Para/Tetra Plegjikë në qytetin e Durrësit:

Unë ndjehem e përjashtuar nga çdo lloj shërbimi që jepet në qytet në qoftë se nuk kam aksesin e duhur për ta marrë atë shërbim. Për të arritur te recepsioni apo te sekretaria e Bashkisë edhe banaku është shumë i lartë, pra nuk është në standardin e duhur. Është një kompleks gjërash që e bëjnë të aksesueshëm shërbimin për aftësinë e kufizuar, nuk është vetëm thjeshtë se ne e quajmë akses vetëm rampën në qytet, jo. Rampa me të vërtetë është kryesorja sepse ajo më jep mundësinë për të lëvizur e lirë…”.

Foto Ilustruese – Sportel në Tiranë

Edhe personat që nuk shikojnë kanë pothuajse të njëjtat vështirësi në askesueshmërinë e institucioneve publike dhe në vend.

“Edhe nëpër institucione ka mungesë sepse nëpër zyra ku shkojmë , afër dyerve aty duhet të ketë të shkruajtura në brail, për ata që e dinë dhe e përdorin brailin, me qëllim që të dijnë se në ç’institucion janë dhe pranë çfarë kësaj zyre të këtij institucioni janë”, thotë Jonuz Meta nga Shoqata e të Verbërve në Durrës, duke treguar se është pothuajse e pamundur që të akesohet shërbimi në mënyrën e duhur për këta persona.

Jonuz Meta -Shoqata e të Verbërve në Durrës

Jo vetëm institucionet publike që Citizens Channel vëzhgoi në kuadër të zhvillimit të këtij dokumentari (Policia, Spitali, Teatri, Bashkia dhe Institucionet Fetare), por edhe hapësira shumë të rëndësishme publike si plazhet apo Amfiteatri i Durrësit janë tërësisht të paakesueshme.

“Amfiteatri është tërësisht i paaksesueshëm. Unë vetë nuk e kam vizituar kurrë amfiteatrin e Durrësit sepse është i pamundur. Megjithëse shpesh përmendet ky argumenti i ndërtesave të vjetra si të vështira për tu ndërhyrë; shembujt në botë tregojnë që kjo gjë sështë e pamundur. Përkundrazi”, tregon Suela Lala për Citizens Channel.

*Ky artikull është pjesë e ciklit të dokumentarëve “Mundësi për të Gjithë”, i publikuar në “Citizens Stories”, një platformë e gazetarisë vizuale që rrëfen potencialet e fshehura të qytetarëve nga grupet e margjinalizuara me zërin e vetë protagonistëve.

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *