Citizens Channel me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert fton të gjithë gazetarët e angazhuar në qytetin e Durrësit në trajnimin e parë të ciklit “Mjetet dhe Teknikat e Raportimit Lokal”, në datën 26 Prill 2019.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë teorike dhe praktike mbi teknikat e raportimit lokal.

Trajnimit do të ndahet në tre pjesë kryesore:
  1. Integrimi i multimedias në raportimin lokal
    Në këtë sesion do të ndahen njohuri praktike mbi realizimit dhe montimit të imazheve, audios dhe videos përmes aparatit celular në pasurimin e produkteve mediatike më elementë të multimedias. Një tjetër aspekt i rëndësishëm do jetë aftësimi mbi përdorimin e platformave për vizualizimin e të dhënave në grafika apo harta interaktive.
  2. Mjetet dhe rëndësia e raportimit lokal
    Në këtë sesion pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me shembujt më të mirë ndërkombëtarë të mediave lokale, duke analizuar mjetet që ato përdorin për krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes. Në fund do të këtë një sërë udhëzimesh dhe këshillash për përshtatjen e këtyre modeleve në kontekstin shqiptar.
  3. Raportimi lokal në Durrës
    Në këtë sesion pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë eksperiencat me një gazetar lokal të angazhuar në qytetin e Durrësit, mbi çështje lokale të pa raportuara, që janë me rëndësi për jetën e përditshme të qytetarëve.
    Në fund të trajnimit do të organizohet një diskutim ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi ndajnë propozime për artikuj gazetaresk me në fokus qytetin e Durrësit.
    Trajnimi do të pasohet nga një thirrje e hapur ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të aplikojnë për realizimin e artikujve multimedial që do të mbikëqyren dhe mbështeten financiarisht nga Citizens Channel.

Plotëso formularin për tu bërë pjesë e trajnimit:
https://bit.ly/2TkKD4N

Vendet janë të limituara, ndaj personat e përzgjedhur do të marrin një e-mail konfirmimi.
Më shumë detaje për axhendën dhe trajnimin do të publikohen pas përfundimi të fazës së regjistrimit