Nga Global Citizen

Nadia Sparkes, 13 vjeç, ka kaluar vite duke mbledhur plehra gjatë rrugës që bënte për në shkollë. Por ajo u bë pre e bullistëve të cilët e quajtën atë “Vajza e Plehrave”, dhe i thanë asaj se ajo duhet të marrte edhe plehrat e tyre gjithashtu.

Sidoqoftë, Sparkes, një studente në shkollën e mesme Hellesdon në Norwich, Angli, kurrë nuk ndaloi pastrimin e mbeturinave gjatë xhiros së saj me biçikletë për në shkollë, duke akumuluar fuçi pas fuçie plastikë të riciklueshme gjatë rrugës.

Tani, ajo është fituese e çmimit “Pikat e Dritës”- në mirënjohje të punës së saj mjedisore që do të marrë nga Kryeministrja britanike Theresa May, të premten.

Historia e Sparkes u bë virale në vitin 2017, pasi e ktheu pseudonimin ironik “Vajza e Plehrave” në një petk nderi.

“Nuk do të ndaloj së bëri gjënë e duhur për shkak të tyre, dhe nëse ata do të vazhdojnë të më quajnë “Vajza e Plehrave” ata mund ta thonë me respekt,” tha Sparkes për Eastern Daily. “ Unë po bëj diçka për të mbrojtur botën në të cilën edhe ata jetojnë.”

Nëna e Sparkes, Paula, e inkurajoi atë të mbante pseudonimin për të kapërcyer bullistët.

“Unë i thashë asaj se kishte dy zgjedhje, ajo ose mund të ndalonte grumbullimin e mbeturinave, të ndalte tërheqjen e vëmendjes së tyre dhe kështu ata do ta linin rehat,” tha Paula Sparkes për Eastern Daily. “Ose ajo mund të mbajë pseudonimin ”Vajza e Plehrave'”.

Nxënësit mund të kenë bërë shaka me Sparkes, por plastika nuk është shaka.

Çdo vit, njerëzit në mbarë botën përdorin rreth 1 trilionë qese plastike, vlerëson Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit. Përveç kësaj, afërsisht 8 milion tonë metrikë plastike futen në oqean çdo vit. Kjo mbetje shpesh hidhet në plazhe, grumbullohet në masivë të mbeturinave lundruese dhe konsumohet nga kafshët detare.

Ata shpesh quhen liderë të ardhshëm, por fëmijët si Sparkes vazhdojnë të tregojnë se si ata mund të mbrojnë çështje të rëndësishme tani – edhe nëse kjo do të thotë tejkalim i ngacmimeve dhe përpjekjeve të tjera për t’i dekurajuar ata.

Për shembull, shkollat e mesme të Floridës kanë iniciuar një lëvizje kombëtare kundër dhunës së armëve, duke u përballur me ligjvënësit dhe një lobimi të fuqishëm të armëve. Dhe në moshën 17-vjeçare, Malala Yousafzai fitoi Çmimin Nobel të Paqes për punën e saj duke promovuar edukimin e vajzave, edhe pasi u qëllua në kokë nga ekstremistët talebanë disa vite më parë.


Puna e Sparkes ka frymëzuar anëtarët e komunitetit, duke përfshirë disa artistë vendas të cilët kanë marrë përsipër kauzën e saj mjedisore.

Në 2018, artisti Ruddy Muddy, i cili krijon imazhe të përpunuara nga balta, paraqiti Sparkes në një portret në anën e pasme të furgonit të tij.

“Kjo grua e re meriton njohjen për punën që po bën për të mbajtur Britaninë e pastër. Ajo mundi  ngacmimet bulliste duke u intervistuar në TV, ” komentoi një nga fansat e Ruddy Muddy në Facebook. “Ajo vazhdoi punën e saj edhe pse u etiketua me emra. Ajo tani mban me krenari emrin “Vajza e Plehrave” dhe kështu duhet të jetë. ”

 

*Citizens Channel /E.K/