Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rikthehen fadromat tek Bregu i Lumit, përplasje mes banorëve dhe policisë

Në orën 6 të mëngjesit banorët e bregut të lumit janë zgjuar nga zhurmat e fadromave dhe kanë dalë jashtë banesave të tyre. Në zonën ku priten të shemben banesat për ti hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri, ishin të pranishme edhe një numër i lartë forcash policie.

Situata u tensionua menjëherë, ndërkohë që policia iu përgjigj me dhunë rezistencës së familjarëve në mbrojtje të banesave të tyre, duke u përkeqësuar edhe më tej kur ndaj një banoreje u godit nga një punonjës i policisë.

Video; punonjësi i policisë ushtron dhunë ndaj banores:

Policia nuk ka lejuar mediat të filmojnë ngjarjen duke u kërkuar të raportojnë 100 metra larg. Ndërsa banorët u shprehën se ju janë sekuestruar celularët, në mënyrë që të mos filmonin pamjet e shembjeve.

Situata e mëngjesit të sotëm vjen pas përplasjeve të datës 8 prill, kur banorët u konfliktuan me policinë e cila kërkonte t’i shpërngulte ata nga banesat, duke përdorur edhe gazin lotsjellës.

Banesat në Bregun e Lumit janë duke u prishur për shkak të projektit të “Bulevardit të Ri”.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim të banesave të tyre, por ndryshe nga çfarë u premtua nga politikanët, banorët e kësaj zone të Tiranës nuk do të marrin asnjë dëmshpërblim për banesat e tyre, politikë kjo e ndjekur që prej vitit 2013 nga qeveria Rama.

Për t’i hapur rrugë projektit të bulevardit të ri priten të shemben 38 banesa, 7 prej të cilave u shembën javën e parë nën trysninë e përplasjeve fizike mes banorëve dhe policisë, ku katër  banorë u lënduan gjatë rezistencës për banesat e tyre, dhe morën ndihmë mjekësore në spital.

/e.k/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *