Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“ExpoRin 2019”: Mundësi për aktivizmin e të rinjve

Është organizuar sot në sheshin Skënderbej Panairi i Organizatave Rinore “ExpoRin 2019”. Ky aktivitet ka si qëllim të prezantojë larminë e organizatave rinore që punojnë në Shqipëri duke krijuar ura bashkëpunimi midis organizatave pjesëmarrëse. Po ashtu, njohja e publikut, të rinjve, studentëve dhe nxënësve të shkollave me mundësitë për të qenë vullnetarë në projekte të ndryshme të organizuara nga këto organizata ishte në fokusin e këtij panairi.

Drejtoresha e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci, e pyetur nga Citizens Channel, u shpreh se ideja është që me anë të këtij panairi të sjellim bashkë të rinjtë, aktivistët, studentë që të dinë se ku ofrohen mundësi që ata të kontribuojnë vullnetarisht dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre. Promovimi i organizatave të reja rinore të cilat nuk janë influencuese financiarisht por kanë filozofinë e mirë të punës dhe tema të reja është mjaft e rëndësishme për këtë panair.

Sa i përket dëshirës së të rinjve për t’u angazhuar në punë vullnetare dhe projekte, Peci u shpreh se :“Ideja është që organizatat rinore edhe institucionet duhet të bëjnë shumë më tepër punë për të gjetur mënyrat e duhura të komunikimit dhe të mbajtjes së këtyre të rinjve të angazhuar. Në qoftë se ti kërkon të rinj që të asistojnë, që të bëjnë praktika vullnetare dhe që të bëhen pjesë e një aktiviteti edhe nga organizata edhe nga institucioni duhet që të ndërtohet ajo kultura e punës dhe e respektimit të vullnetarëve që është gjë shumë e rëndësishme. Të jesh vullnetar do të thotë vërtet të bësh një punë pa pagesë, por ama kërkon një trajtim dhe një respektim me dinjitet të figurës së vullnetarit. Kjo është një gjë që duhet përmirësuar.”

Pjesëmarrës në panair ishin edhe organizata nga qytete më të vogla në Shqipëri, si Qendra Rinore Kuçovë. Presidenti i kësaj qendre, Aleksandri tha se organizata e tyre ishte e vetmja e cila merrej me të rinjtë në Kuçovë, duke i krijuar të rinjve mundësi për diskutime, debate dhe vënia në vemendje e çështjeve që i shqetësojnë ata.

Ne kemi si qëllim që me anë të këtyre projekteve të punojmë në fuqizimin e të rinjve dhe largimin e tyre nga shumë vese të këqija si duhani, drogat, por edhe nga qëndrimi në kafe.”

Drejtuesi i Organizatws “Liburnetik”, Ergys Gezka, i cila ishte bashkë organizuesi i këtij panairi u shpreh se nevoja për zhvillimin e këtij aktiviteti vjen si pasojë e mosnjohjes së organizatave me njëra- tjetrën.

“Këta njerëz që punojnë për të rinjtë në fusha të ndryshme, nuk njohin njëri tjetrin. Unë të di se kush merret me mjedisin, me aftësitë e kufizuara, me ri integrimin e emigrantëve etj. Pra të njohim njeri tjetrin.”

Interesimi i të rinjve sipas Gezkës varet edhe nga prania dhe interesimi i vetë organizatave.

“A ka një interes shumë të madh të të rinjve. Jo nuk mund ta themi. Mos interesimi duhet parë se pse ndodh. Sepse nuk na njohin, sepse nuk na shohin mjaftueshëm, apo sepse për faj të shumë aspekteve të tjera kanë humbur besimin dhe duhet të jemi në kontakt. Ne nga puna që bëjm ne si Liburnetik me të rinjtë shohim se të rinjtë janë të interesuar, thjesht ne nuk jemi të pranishëm.”

Organizuesit e këtij aktiviteti ,shoqata “Dora e Pajtimit” dhe Organizata Liburnetik, shprehen se këtë aktivitet duan ta kthejnë në një traditë, me qëllim informimin mbi organizatat e reja që operojnë në Shqipëri.

*Citizens Channel / Erisa Kryeziu

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *