Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Njeriu mesatar në Evropë humb dy vjet të jetës së tij për shkak të ndotjes së ajrit

Nga Zow Schlanger/Weforum.org

Sipas një raporti të botuar në gazetën “European Heart “ne 12 mars, njeriu mesatar që jeton në Europë humb dy vite të jetës së tij për shkak të ajrit të ndotur.

Raporti vlerëson gjithashtu se rreth 800,000 njerëz në vit vdesin para kohe në Evropë për shkak të ndotjes së ajrit, ose afërsisht 17% të 5 milion vdekjeve në Evropë . Shumë prej këtyre vdekjeve, ndërmjet 40 dhe 80% të totalit, janë për shkak të efekteve të ndotjes së ajrit që nuk kanë të bëjnë aspak me sistemin e frymëmarrjes, por që i referohen  sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve të shkaktuara nga ndotësit e ajrit në gjak, shkruajnë studiuesit.

“Ekspozimi kronik në nivele të zgjeruara të lëndës së grimcave të imëta dëmton funksionin e enëve të gjakut, gjë që mund të çojë në infarkt miokardi, hipertension arterial, goditje në tru dhe ndalim te funksionimit te zemrës”, shkruajnë studiuesit.

Vlerësimi i tyre eshte më shumë se dyfishi i vlerësimit të mëparshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vdekjet e hershme për shkak të ndotjes së ajrit.

“Për ta kuptuar me mire, kjo do të thotë që ndotja e ajrit shkakton më shumë vdekje në vit sesa pirja e duhanit”, tha për The Guardian kujdestari Thomas Münzel, një kardiolog në Mainz të Gjermanisë dhe një nga autorët e studimit. “Pirja e duhanit është e shmangshme, por ndotja e ajrit nuk është.”

Studiuesit venë në dukje se ndotja e ajrit, e cila shkaktohet nga djegia e lëndëve djegëse, mund të lehtësohet duke kaluar në burime të pastra dhe të rinovueshme të energjisë. Ky kalim do të “reduktojë ndjeshëm humbjen e jetëgjatësisë nga ndotja e ajrit”, shkruajnë ata.

Raportet e mëparshme vlerësojnë se ndotja e ajrit shkurton një vit jetëgjatësisë mesatare globale dhe se ulja e tij  mjaftueshem sa të arrijë nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ,do të ishte ekuivalenti i kancerit të gjirit dhe kancerit të mushkërive. Ndotja e ajrit ka shënuar rritje në nivel global, duke u rritur 8% vetëm në pesë vitet e fundit.

India ka nivelet më të larta të ndotjes së grimcave të vogla (PM2.5) në nivel global, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësië, dhe është shtëpia e 16 nga 30 qytetet më të ndotura në botë. Një raport i Lancetit nga 2018 zbuloi se ndotja e ajrit në Indi shkakton rreth 1.2 milion vdekje të parakohshme në vit.

Ndër kohë që India është kombi më i ndotur, evropianët janë me të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit sesa mesatarja globale. Por ekspozimi nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë kontinentin. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se vendet e Evropës Lindore prodhojnë më shumë ndotje ajri sesa ato në Evropën Perëndimore, për shkak të mbështetjes më të madhe në centralet e thëngjillit për të prodhuar energji elektrike, përdorim më të madh të drurit dhe sobave të thëngjillit për ngrohje dhe më pak politika të zbutjes së ndotjes. Një perde prej hekuri e ajrit të rrezikshëm e ndan Europën në nje mënyrë efektive.

Një raport i publikuar në tetor zbuloi se ndotja e ajrit mund t’i shpëtojë Evropës deri në 775 miliardë dollarë deri në vitin 2025, duke kursyer shpenzimet shëndetësore dhe dëmet ekonomike të vdekjeve të parakohshme, por gjithashtu duke rritur vlerat e turizmit dhe të pasurive të paluajtshme në vendet që aktualisht janë zhvlerësuar për shkak të ajrit të pistë.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *