Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

APP: 39% e tenderave me shkelje

Agjencia e Prokurimit Publik  (APP) raportoi pranë Komisionit Parlamentar Ekonomik në lidhje me mënyrën se si zhvillohen tenderat në Shqipëri. Ky ishte në raportim vjetor i bërë nga drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit publik dhe hodhi dritë mbi mënyrën e zhvillimit të tenderave

APP mbikëqyr dhe administron procesin e tenderimit i cili në vetvete tregon mënyrën se si përdoren paratë publike. Autoriteti kontraktues, që përgjithësisht janë institucionet e shtetit shqiptar, lidhin kontrata me subjekte private të cilat kryejnë punë ose shërbime publike. Paratë e përdorura përgjithësisht janë para të buxhetit të shtetit (ka dhe raste kur paratë janë grante të dhuruara nga institucione apo organizata ndërkombëtare).

Në raportimin për vitin e kaluar u mësua se janë dorëzuar 1145 ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga operatorë të ndryshëm ekonomikë dhe pas shqyrtimit të tyre është konkluduar se rreth gjysma e tyre ishin të parregullt. Konkretisht 39% e ankesave janë konsideruar të drejta nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Sipas drejtoreshës së APP Evis Shurdha në 39% të rasteve Komisioni i Prokurimit Publik ka kthyer vendimet e marra nga autoritetet kontraktuese.

 

Pse është i rëndësishëm procesi i Prokurimit Publik?

Procesi i prokurimit publik është shumë i rëndësishëm sepse tregon mënyrën se si shpenzohen paratë publike, taksat e qytetarëve. Shqipëria në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit me Bashkimin Evropian ka disa kushte dhe direktiva të përcaktuara të cilat duhet t’i zbatojë dhe t’i përmbushë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian.

 

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *