Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqiptarët kanë barrën më të rëndë të naftës në Evropë, i shtohet edhe tarifa e rrugëve

Referuar Global Petrol Price,  Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Evropë me 1.61 euro/litër krahasuar me fuqinë blerëse. Krahasuar me vendet e tjera evropiane, Shqipëria renditet pas Francës, Italisë, Suedisë, Zvicrës, Norvegjisë, Danimarkës dhe Belgjikës, vende të cilat kanë të ardhura më të larta.

Pas Shqipërisë çmimin e lartë të naftës e ka edhe Greqia me 1.60 euro/litër, Serbia me 1.57 euro/litër, Kroacia me 1.52 euro/litër, Mali i Zi me 1.40 euro/litër, Bosnja dhe Hercegovina me 1.30 euro/litër dhe Maqedonia me 1.16 euro/litër. Sipas revistës Monitor, Banka Botërore raporton se Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë, bazuar në fuqinë blerëse, me 12.943 dollarë ndërkombëtarë.


Referuar të ardhurave vjetore të vendeve të tjera të Evropës, në Serbi nafta përbën vetëm 3.7% të të ardhurave ditore, në Bosnjë dhe Hercegovinë përbën 3.6% të të ardhurave ditore, në Maqedoninë e Veriut përbën 2.8 % të të ardhurave ditore, në Malin e Zi përbën 2.6% të të ardhurave ditore. Ndërsa në Shqipëri nafta zë një përqindje më të lartë krahasuar me këto vende, me 4.5% të të ardhurave ditore.

Çmimi i lartë i naftës vjen si pasojë e taksave të larta që qytetarët shqiptarë paguajnë. Sipas revistës Monitor në Shqipëri taksa taksohet nga Akciza me 37 lekë për litër; Taksa e qarkullimit me 27 lekë për litër dhe bashkë me TVSH shkon 32.4 lekë për litër; Taksa e karbonit me 3 lekë për litër. Ndërkohë që së fundmi janë shtuar edhe tarifa e markimit dhe e skanimit me nga 1 lekë për litër secila.

Ku shkojnë paratë e taksave të naftës?

Taksa e qarkullimit është vendosur për të marrë të ardhura të nevojshme për të ndërtuar rrugë të reja dhe për të mirëmbajtur rrugët ekzistuese. Sipas Monitor në buxhetin e shteti janë arkëtuar 160 milionë euro me qëllim mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo shifër është e mjaftueshme për të mirëmbajtur rrugët në vend, por duke nisur që nga viti 2018 po zbatohet sistemi i rrugëve me pagesë nëpërmjet dhënies së tyre me koncension. Rasti i parë ishte rruga Milot-Morinë, tarifat e të cilës shkojnë 5 euro për veturë dhe 22.5 euro për kamionët.

Tashmë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka deklaruar se do të hapet tenderi për të bërë me pagesë edhe rrugën Tiranë-Durrës, e cila fillimisht do të zgjerohet dhe më pas të t’i nënshtrohet një tarife.


Për mirëmbajten e rrugëve në vend ekziston po ashtu edhe një kontratë me Bankën Botërore e cila në total parashikon të shpenzojë 80 milionë dollarë. Sipas Bankës Botërore deri më tani janë shpenzuar 20 milionë dollarë, ndërkohë që pjesa tjetër pritet të përfundojë deri në vitin 2021. Kontrata përfshin mirëmbajtjen e katër zonave që janë:

Kontrata A përfshin Rajonin Verior Shkodër-Kukës me vlerë 21.2 milion euro dhe me një gjatësi prej 336 kilometra.

Kontrata B, përfshin Rajonin Veri-Qendër-Lindje, Tiranë-Dibër me vlerë 19.6 milionë euro dhe me një gjatësi prej 286 kilometra.

Kontrata C përfshin Rajonin Qendër-Jug Lindje, Fier-Elbasan-Korçë me 11.6 milionë euro dhe me një gjatsi prej 419 kilomtera.

Kontrata D, përfshin Rajonin Jugor, Vlorë-Gjirokastër me 13.7 milionë euro dhe me një gjatësi prej 350 kilometra.

Krahasuar në të ardhurat vjetore për frymë sipas fuqisë blerëse, shqiptarët paguajnë më shumë për naftën dhe si rrjedhojë për qarkullimin. Së fundmi shpallja e akseve kryesore rrugore me pagesë nënkupton sipas juristëve një lloj taksimi i dyfushtë i cili shkel parimet e kushtetutës që thotë se “nuk mund të paguhen më shumë se dy lloj taksash për të njëjtin funksion”. Këto taksa mund të ankimohen edhe në gjykatë.

*Citizens Channel /E.K/

Burimi: Monitor.al

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *