Nga  /The Conversation 

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio ka deklaruar se qiell gërvishtëset prej qelqi dhe çeliku “nuk kanë më vend në qytetin tonë ose në Tokë”. Ai argumentoi se dizajni joefikas i energjisë së tyre kontribuon në ngrohjen globale dhe këmbënguli se gjatë administrimit të tij do të kufizonte ndërtimin e ndërtesave të larta të qelqit në qytet.

Qelqi ka qenë gjithmonë një material i pa pëlqyer për ndërtesa të mëdha, për shkak se bëhet shumë e vështirë për të kontrolluar temperaturën dhe ndriçimin në ambiente të mbyllura. Në fakt, përdorimi i jashtëm i xhamit u bë i mundur vetëm me përparimet në teknologjinë e kondicionimit të ajrit dhe qasjen në energji të lirë dhe të bollshme, që ndodhi në mesin e shekullit të 20-të. Dhe studimet tregojnë se mesatarisht, emetimet e karbonit nga zyrat me ajër të kondicionuar janë 60% më të larta se ato nga zyrat me ventilim natyral ose mekanik.

Si pjesë e hulumtimit tim për arkitekturën e qëndrueshme, kam shqyrtuar përdorimin e qelqit në ndërtesa gjatë historisë. Mbi të gjitha, një gjë është e qartë: nëse arkitektët do t’i kushtonin më shumë vëmendje vështirësive të ndërtimit me material qelqi, dëmi i madh mjedisor i bërë nga qiell gërvishtësit e qelqit modern mund të ishte shmangur.

Nxehtësia dhe rrezatimi

Sekretariati i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i ndërtuar në mes të viteve 1947 dhe 1952, ishte shembulli më i hershëm i një kullë me ajër të kondicionuar me një perde prej xhami – ndjekur pak kohë më pas nga Lever House në Park Avenue. Ajri i kondicionuar i mundësoi qiell gërvishtësit klasik prej xhami të bëhej një model për zhvillimet e ndërtimeve të zyrave të larta në qytete anembanë botës – madje edhe vende të nxehta si Dubai dhe Sidnei.

Sidoqoftë, që nga shekulli i 19-të, hortikulturistët në Evropë kuptonin thellësisht se sa e vështirë është të mbash temperaturën e qëndrueshme brenda strukturave të xhamit – shtëpitë masive të nxehta që ndërtuan për të pritur koleksionet e tyre. Ata donin të ruanin ambientin e nxehtë të nevojshëm për të mbajtur bimët ekzotike dhe të krijonin një repertor të gjerë të zgjidhjeve teknike për ta bërë këtë.

Sistemet e hershme të ngrohjes qendrore, të cilat përdorën avull ose ujë të nxehtë, ndihmuan për të mbajtur atmosferën e brendshme të nxehtë dhe të lagësht. Qelqi u mbulua me izolim gjatë natës për të mbajtur ngrohtësinë, ose përdoret vetëm në anën jugore së bashku me mure më të izoluara, për të marrë dhe mbajtur ngrohjen nga dielli i mesditës.

Pallati i Kristaltë

Kur strukturat e qelqit u shndërruan në hapësira për vendbanime për njerëzit, sfida e re ishte të mbahej hapësira e brendshme e freskët. Parandalimi i mbinxehjes në ndërtesat prej xhami ka provuar vështirësi, madje edhe në klimën e butë të Britanisë.. Pallati i Kristaltë në Hyde Park – një pavion i përkohshëm i ndërtuar për të mirëpritur Ekspozitën e Madhe të Veprave të Industrisë së të Gjithë Kombeve në 1851- ishte një rast tipik ilustrues.

Megjithëse u pranua si një ide e rrezikshme në atë kohë, organizatorët vendosën të organizonin ekspozitën brenda një serë gjigande në mungesë të një alternative më praktike. Për shkak të ndërtimit të saj modular dhe pjesëve të parafabrikuara, Pallati i Kristaltë mund të mblidhet bashkë në dhjetë muaj- e përkryer për afatin e ngushtë të organizatorëve.

Për të trajtuar shqetësimet rreth mbinxehjes dhe ekspozimit të veprave të ekspozitës në rrezet e diellit, Paxton miratoi disa nga metodat ftohëse të disponueshme në ata kohë: mbrojtja nga drita, ventilimi natyror dhe përfundimisht heqjen e disa pjesëve të qelqit. Disa qindra dritare prej qelqi ishin vendosur brenda murit të ndërtesës, të cilat duhet të rregulloheshin në mënyrë manual nga shoqëruesit disa herë në ditë.

Përkundrejt këtyre masave, mbinxehja u bë një çeshtje e rëndësishme gjatë verës së vitit 1851 dhe ishte subjekt i komenteve të shpeshta në gazetat e përditshme. Një analizë e të dhënave të rregjistruara brenda Pallatit të Kristaltë midis majit dhe tetorit të vitit 1851 tregon se temepratura e brendshme ishte jashtëzakonisht e paqëndrueshme. Ndërtesa theksoi-në vend të reduktimit-kulmin e temperaturave të verës.

Një afat kohor i temperaturës në Pallatin e Kristaltë, maj deri në tetor, 1851. Autor: Henrik Schoenefeldt.,

Këto sfida i detyruan organizatorët që të hiqnin përkohësisht pjesët e mëdha të të lustrimeve. Kjo procedurë u përsërit disa herë para se pjesët e lustrimeve të zëvendësoheshin përgjithmonë me perde të kanavacës, të cilat mund të hapeshin dhe të mbylleshin në varësi të nxehtësisë së diellit. Kur Pallati i Kristaltë u ri-ngrit si një park popullor gjatë kohës së lirë në periferi të Londrës, këto çështje vazhdonin – pavarësisht nga ndryshimet në dizajn të cilat kishin për qëllim përmirësimin e ventilimit.

Xhami i Çikagos

Këto vështirësi nuk i shqetësuan zhvilluesit në Çikago nga ndërtimi i gjeneratës së parë të ndërtesave të larta të zyrave me xham gjatë viteve 1880 dhe 1890. Zhvillime të famshme nga arkitekti me ndikim Ludwig Mies van der Rohe, të tilla si Hall Crown (1950-56) ose Lakeshore Drive Apartments (1949), janë projektuar gjithashtu pa ajër të kondicionuar. Në vend të kësaj, këto struktura u mbështetën kryesisht në ventilim natyror dhe mbrojtje nga drita për të moderuar temperaturat e brendshme në verë.

Në Sallën e Kurorës, çdo pjesë e murit të qelqit është e pajisur me materiale hekuri, të cilat studentët dhe stafi i shkollës së Arkitekturë IIT, duhet të përshtaten manualisht për të krijuar ndër-ventilim. Këto pjesë prej hekuri gjithashtu mund të vendosen për të parandaluar shkëlqimin verbues dhe për të zvogëluar fitimet e nxehtësisë. Megjithatë, këto metoda nuk mund të arrinin standardet moderne të rehatisë. Kjo ndërtesë, dhe shumë të tjerë me karakteristika të ngjashme, u kompletuan përfundimisht me ajër të kondicionuar.

 

Megjithatë, vlen të përmendet se shembujt e hershëm të arkitekturës së qelqit nuk kanë për qëllim të ofrojnë hapësira ajrore dhe klimatike. Arkitektët duhej të pranonin se temperatura e brendshme do të ndryshonte sipas kohës së jashtme dhe njerëzit që përdorën ndërtesat ishin të kujdesshëm që të visheshin siç duhet për sezonin. Në disa mënyra, këto mjedise kishin më shumë të përbashkëta me arkadat e mbuluara dhe tregjet e epokës viktoriane, sesa qiell gërvishtëset e qelqit të shekullit të 21-të.

Të bëhesh i vetëdijshëm për klimën

Realiteti është se mangësitë e dukshme të ndërtesave të qelqta rrallë kanë marrë vëmendjen që garantojnë. Disa kritikë të hershëm ngritën kundërshtime. Ndoshta më i hapur ishte arkitekti zviceran Le Corbusier, i cili në fund të viteve 1940 filloi një sulm mbi hartimin e Sekretariatit të OKB-së, duke argumentuar se sipërfaqet e saj të mëdha dhe të pambrojtura të xhamit ishin të papërshtatshme për klimën e Nju Jorkut.

Por shumë shpesh të gjithë, historianët dhe arkitektët janë fokusuar në cilësitë estetike të arkitekturës së xhamit. Pallati i Kristaltë, në veçanti, u portretizua si një ikonë e pacenuar e një arkitekture të re të qelqit dhe hekurit. Megjithatë, në realitet, pjesa më e madhe e xhamit ishte e mbuluar me kanavacë për të bllokuar dritën e diellit dhe nxehtësinë intensive. Ngjashëm, fasadat e xhamit të kullave të hershme të qelqit të Çikagos u thyen nga dritaret e hapura dhe pjesët metalike.

Ka një nevojë urgjente për të bërë një vështrim të ri në arkitekturën urbane, me një ndjenjë të realizmit mjedisor. Nëse lutja e de Blasio për një arkitekturë më të ndërgjegjshme për klimën është të materializohet, arkitektët dhe inxhinierët e ardhshëm duhet të pajisen me një njohuri të caktuar të materialeve – sidomos ndaj qelqit – jo më pak të zhvilluara sesa ato që mbahen nga kopshtet e shekullit të 19-të.

 

*Citizens Channel /E.K/