Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

INSTAT: Ndërrmarjet ekonomike aktive pothuajse në numër të njëjtë me ato të vitit të kaluar

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se ndërrmarjet aktive ekonomike deri në fund të vitit 2018 janë 162.835; shifër pothuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar.

Bazuar në shifrat e bërë publike nga INSTAT aktiviteti tregtar në Shqipëri është i përqëndruar tek tregtia (46.6%) dhe pas saj vjen bujqësia, pyjet dhe peshkimi (42.0%); akomodimi dhe shërbimi ushqimor (20.1%); industra (10.2%); transporti dhe magazinimi (5.7%); ndërtimi (4.6%) dhe informacioni dhe komunikacioni (2.9%).

Burimi: INSTAT

 

 

Ndërsa për sa i përket bizneseve të vogla referuar shifrave të INSTAT nga viti 2016 deri në vitin 2018 vihet re një rënie progresive ndër vite. Në vitin 2016 ishin të regjistruar 100,955 persona fizikë. Në vitin 2017 98,264 persona fizikë dhe në vitin 2018  ishin  93,048.

Diferenca nga viti 2018 deri në 2016 është 7907 biznese të vogla të mbyllura.

Ndërsa në dhjetor të vitit 2018 ish ministri Ahmetaj deklaronte se ishin hapur 10 691 biznese të reja, për të cilat Ahmetaj deklaronte se këto biznese të reja do të qëndronin në themel të rritjes ekonomike prej 4%.

Ndërrmarjet ekonomike në Shqipëri janë të përqëndruara gjeografikisht në Bashkinë Tiranë, ndërsa në Bashkinë Fushë – Arrëz shënohet numri më i ulët i ndërrmarjeve ekonomike.

Janë vetëm 3.8% e ndërmarjeve ekonomike aktive me pronarë ose bashkëpronarë të huaj dhe punësojnë 9.6% të të punësuarve gjithsej. Nga ndërrmarjet e huaja 64.8% janë ndërrmarje nga Bashkimi Evropian, kryesisht nga Italia dhe Greqia.

Ndërmarjet e huaja e të përbashkëta janë të përqendruara kryesisht në qarkun Tiranë dhe Durrës, (81.7%).

Gratë menaxhojnë 25,7 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 29,7 % gjatë vitit 2017. Sa ipërket ndërmarrjeve aktive që operojnë në bashkinë e Tiranës, gratë menaxhojnë 33,2 % të tyre. Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 91,2 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 19,6 % të ndërmarrjeve.

Citizens Channel

 

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *