Nga Global Citizen 

Globalisht, gratë shpenzojnë deri në 10 herë më shumë kohë në kujdesin e papaguar dhe punën në familje sesa burrat, sipas një raporti të publikuar të mërkurën në konferencën nga “Women Deliver” në Vancouver.

Raporti i “Gjendja e Baballarëve të Botës” (State of the World’s Fathers) është prodhuar nga organizata e barazisë gjinore “Promundo” bashkë me “Dove Man+Care” (Kujdesi për meshkujt), dhe vëzhguan në mënyrë specifike kohën që burrat dhe gratë shpenzuan për kujdesin e papaguar, si përkujdesja për fëmijët ose anëtarët e familjes dhe bërjen e detyrave shtëpiake.

Në raport, 85% e baballarëve thanë se do të bënin çdo gjë për t’u përfshirë më shumë në kujdesin për fëmijën e tyre të sapoardhur – por studimi zbuloi se ata ende po marrin përsipër shumë më pak se sa nënat.

“Ne kemi bërë progres jashtëzakonisht të vogël,” tha Gary Barker, president dhe themelues i “Promundo”, në një konferencë shtypi. “Burrat kanë rritur kohën e tyre kushtuar kujdesit të papaguar me një kohë prej shtatë minutash.”

Kërkuesit mblodhën të dhëna nga Argjentina, Brazili, Kanadaja, Japonia, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA-ja. Ata përllogaritën se nëse gratë punonin 50 minuta më pak në ditë në punë të papaguar dhe burrat punonin 50 minuta më shumë, vendet me të ardhura mesatare dhe të larta do të shihnin një ndikim të madh në arritjen e barazisë përsa i përket kujdesit të papaguar.

Barker shtoi se jo vetëm që asnjë vend nuk ka burra që bëjnë 50% të kujdesit të papaguar, por asnjë vend nuk është angazhuar zyrtarisht për të punuar drejt saj – kjo është arsyeja pse “Promundo” lançoi “Angazhimin e Burrave për Përkujdesje për Qeveritë” (Men Care Commitment for Governments)  këtë javë me mbështetjen e “Women Deliver”.

Angazhimi i Burrave për përkujdesje bën thirrje që qeveritë të angazhohen për të ofruar leje më të mirë prindërore, kujdes për fëmijët, politika shëndetësore, fushata komunikimi dhe grumbullimi të dhënash. “Promundo” shpreson të ketë të paktën firmën e 50 qeverive, dhe po kërkon që punëdhënësit dhe shoqëria civile të angazhohen në këtë ndryshim, po ashtu.

Raporti identifikoi tre pengesa të mëdha që duhet të rregullohen nëse burrat do të marrin një rol më aktiv në kujdesin e papaguar. Së pari, ekziston mungesa e një page të mjaftueshme për lejen prindërore për burrat, por edhe kur është në dispozicion nuk përdoret mjaftueshëm.

Vetëm 48% e vendeve të botës ofrojnë leje të atësisë, dhe madje edhe kur ofrohet, ndonjëherë është vetëm disa ditë, tregon raporti. Më pak se gjysma e baballarëve morën aq kohë sa atyre ju lejohej.

“Ne pamë se kur burrat janë të përfshirë që në fillim, ata bëhen përkujdesës aktivë gjatë zhvillimit së jetës së fëmijës së tyre dhe se leja e atësisë vërtetë ka  përfitime për të gjithë”, tha Molly Kennedy, menaxhere e  Lëvizjes “Dove Man + Care” (Kujdesi për meshkujt) në konferencën për shtyp.

Raporti ndër të tjera vë në dukje te stereotipi ekzistues se gratë janë kujdestare më të mira, të kombinuara këto me kufizimin e normave gjinore. Raporti vuri në dukje se burrat në përgjithësi mbështeten më shumë në partnerët e tyre femra për njohuri dhe informacion mbi prindërit.

Së fundi, raporti tregon për mungesën e sigurisë ekonomike dhe mbështetjen e qeverisë për të gjithë kujdestarët dhe prindërit. Më shumë se 76% e nënave dhe 59% e baballarëve cituan barrierat financiare si arsyen kryesore për të mos marrë më shumë leje prindërore.

Brian Heilman, hulumtues në “Promundo”, tha se shpreson që të gjithë të shohin historitë dhe dëshirat e tyre të reflektuara në këtë kërkim.

“Ne nuk po flasim për një temë shkencore  të largët që… asnjëri prej nesh nuk mund ta gjejë veten”, tha Heilman në konferencën për shtyp. “Po flasim për çështje të vërtetë të zemrës, një çështje për të cilën ne mendojmë dhe ndërveprojmë në baza ditore”.

 

*Citizens Channel /E.N/