Nga  /The Conversation 

*Howard Allan Stern është personalitet i njohur amerikan i cili ka dhënë kontribut në televizion dhe radio dhe ka punuar si producent, aktor, autor dhe fotograf.

Me ndërgjegjësimin e shoqërisë rreth rëndësisë së shëndetit mendor, e kombinuar kjo me përparimet në neuroshkencë dhe psikiatri, po krijohet dalëngadalë vëmendje tepër e nevojshme ndaj traumës dhe traumës në fëmijëri.

Në një intervistë të fundit me Anderson Cooper dhe në librin e tij të fundit të botuar më 14 maj, Howard Stern diskutoi vështirësitë gjatë fëmijërisë dhe traumës. Të dy burrat diskutuan gjithashtu për ekspozimin e tyre ndaj stresit të prindërve dhe mënyrën se si reagimet e tyre si fëmijë formësojnë sjelljen e tyre si adultë.

Si psikiatër i traumave, unë jam i kënaqur që njerëz kaq të famshëm janë të gatshëm të flasin për përvojat e tyre, sepse kjo mund të na ndihmojë në ndërgjegjësimin e publikut dhe zvogëlimin e stigmës.

Fëmijëria: Të mësosh rreth botës dhe vetes

Truri i një fëmije është një sfungjer përsa i përket të mësuarit sesi funksionon bota dhe cilët janë ata vetë. Ne njerëzit kemi përparësi evolucioniste në pasjen e aftësisë për t’u besuar më të mëdhenjëve dhe për të mësuar prej tyre rreth botën. Kjo çon në grumbullimin e njohurive dhe mbrojtjes kundër vështirësive, për të cilat vetëm ata që i kanë përjetuar i dinë. Një fëmijë i përvetëson modelet e perceptimit të botës, që lidhen me të tjerët dhe me veten duke mësuar nga të rriturit.

Por kur mjedisi fillestar është jashtëzakonisht i vështirë dhe jo miqësor, atëherë perceptimi i fëmijës për botën mund të formohet rreth dhunës, frikës, mungesës së sigurisë dhe trishtimit. Truri i atyre të rriturve të cilët përjetojnë vështirësi në fëmijëri, apo edhe varfëri, është më i prirur për të dalluar rrezikun, kosto e së vilës është shpërfillja e përvojave pozitive opo neutrale.

Disa që përjetojnë vështirësi gjatë fëmijërisë duhet të maturohen më shpejt dhe të bëhen kujdestarë ose të sigurojnë mbështetje emocionale për vëllezërit e motrat ose prindërit në një moshë që ata vetë duhet të marrin përkujdesje. Ata mund të përfundojnë duke mbartur ato modele lidhur me të tjerët gjatë gjithë jetës së tyre prej të rrituri.

Fëmija që përjeton traumë gjithashtu mund ta perceptojë veten e tij si të padenjë për dashuri, fajtor apo të keq. Truri i një fëmije të pandërgjegjësuar mund të mendojë: Nëse ata po ma bëjnë këtë mua, diçka nuk shkon mirë me mua, unë e meritoj.

Bota e vogël të cilët njerëzit përjetojne gjatë fëmijërisë formëson mënyrën sesi në përceptojnë botën e madhe, jane njerëzit dhe individët që ne jemi si të rritur. Kjo do të formojë mënyrën se si bota reagon ndaj nesh bazuar në veprimet tona.

Një botë e mbushur me trauma

Një person i ri i paidentifikuar që merr pjesë në terapi në një qendër për refugjatët në Detroit. Foto: David Dalton/Wayne State University, CC BY-SA

Trauma gjatë fëmijërisë është më e zakonshme sesa mund të mendoni: Deri në dy të tretat e fëmijëve përjetojnë të paktën një ngjarje traumatike. Këto përfshijnë sëmundje të rënda mjekësore ose lëndime, përjetimi i dhunës apo abuzmit seksual në formë të drejtpërdrejtë ose janë dëshmitarë të tyre, neglizhimi, ngacmimi dhe prurja më e re në listë: të shtënat masive.

Për fat të keq, kur bëhet fjalë për dhunën në familje dhe abuzimin seksual, shpesh është ekspozim kronik, i përsëritur, i cili mund të jetë edhe më i dëmshëm për shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës dhe në sjellje.

Luftërat civile të vazhdueshme dhe krizat e refugjatëve gjithashtu ekspozojnë miliona fëmijë në nivele tepër të larta të traumave, të cilat shpesh injorohen.

Si reagojnë fëmijët ndaj traumave?

Për të kuptuar reagimin e fëmijës ndaj traumave, duhet mbajtur parasysh nivelin e tyre zhvillimor të pjekurisë emocionale dhe konjitive. Në shumicën e kohës, konfuzioni është reagimi: Fëmija nuk e di se çfarë po ndodh apo pse ndodh.

Dëgjoj shpesh nga pacientët e mi të rritur se, kur ata u ngacmuan nga një i afërm si një pesë vjeçar, ata nuk e dinin se çfarë po ndodhte apo pse një kujdestar i cili supozohej se ishte i besuar po ua bënte atë gjë. Frika dhe terrori, e shoqëruar me një ndjesi të mungesës së kontrollit, shpesh janë “miq” të këtij konfuzioni.

Ka gjithashtu ndjenjë faji, pasi fëmija mund të besojë se ka bërë diçka të gabuar për ta merituar abuzimin dhe shpesh të rriturit abuzues pretendojnë se ata kanë bërë diçka të gabuar për ta merituar abuzimin. Fatkeqësisht kur vjen puna te abuzimi seksual, nganjëherë kur prindërve u tregohet për këtë, ata zgjedhin të mohojnë ose injorojnë incidentin. Kjo i përkeqëson edhe më tej ndjenjat e fajit dhe të pafuqisë. Kur trauma po u ndodh prindërve, siç është dhunimi i shpeshtë i një nëne nga një babai varur nga alkooli, fëmijët “ngecin” midis dy personave që duhen dashur. Ata mund të zemërohen me babanë për dhunën që ushtron, ose zemërohen me nënën pasi nuk është në gjendje të mbrojë veten e saj dhe veten e tyre.

Ata mund të përpiqen të rriten në mënyrë që të mbrojnë nënën nga babai ose nga trishtimi i saj. Ata mund të ndjehen fajtorë që nuk janë në gjendje ta shpëtojnë ate, ose duhet të rrisin vëllezërit e motrat e tyre kur prindërit dështojnë ta bëjnë këtë gjë. Ata mësojnë se bota është një vend i egër dhe i pasigurt, një vend ku dikush abuzohet dhe dikush është abuzuesi.

Shenjat e traumave gjatë fëmijërisë tek i rrituri

Fëmijët që abuzohen mund të ndihmohen kur të rriturit të marrin seriozisht raportet e tyre të abuzimit             Foto:BestPhotoStudio/Shutterstock.com

Kërkimet shkencore janë gjithnjë në zhvillim të cilat sugjerojnë ndikimin afatgjatë të traumave në fëmijëri: jo vetëm që eksperienca të tilla mund të variojnë nga mënyra sesi njeriu e percepton dhe reagon ndaj botës, por gjithashtu ato kanë pasoja jetëgjata në aspektin akademik, profesional, në shëndetin mendor dhe fizik. Këto fëmijë mund të kenë inteligjencë dhe performancë më të ulët në shkollë, nivel ankthi më të lartë, depresion, përdorim të substancave apo probleme fizike që përfshijnë sëmundje autoimune.

Të rritur që kanë pësuar trauma gjatë fëmijërisë kanë gjasa më të larta që të zhvillojnë ç’rregullimin e stresit post-traumatik  kur ekspozohen me trauma të reja dhe tregojnë nivele më të larta të ankthit, depresionit, përdorimit të substancave dhe vetëvrasjes. Pasojat e shëndetit fizik tek të rriturit që kanë kaluar trauma gjatë fëmijërisë përfshijnë por nuk limitohet tek obeziteti, lodhja kronike, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimune, sindroma metabolike dhe dhimbje.

Jo të gjithë ata që ekspozohen ndaj vështirësive në fëmijëri janë përjetësisht të dëmtuar, kërkimet më të fundit për dëmet gjatë fëmijërisë përfshijnë edhe parashikimin e rreziqeve dhe aftësia për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme (rezilienca).
Për shembull, ka variacione gjenetike të cilat mund ta bëjnë një person më shumë apo më pak vulnerabël ndaj ndikimit të traumës. Unë shpesh shoh ata të cilët ishin mjaftueshëm me fat për të shndërruar traumën e tyre në një kauzë kuptimplotë, me mbështetjen e një mentori të mirë, terapisti, gjyshi apo eksperienca pozitive të cilat rriten dhe zhvillojnë më shumë fuqi.

Kjo, sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ata të cilët kanë ndikime afatgjata ishin më të dobët apo tentuan më pak. Ekzistojnë një numër faktorësh gjenetikë, neurobiologjikë, familja, mbështetja, faktorët socio-ekonomikë dhe mjedisorë, përveç ashpërsisë dhe sa kronike është trauma, që mund të çojë në thyerjen e personave më të fortë kur ekspozohen ndaj traumave.

Si të përballosh traumat gjatë fëmijërisë

Ne si shoqëri mund të bëjmë shumë: të ulim varfërinë, të edukojmë dhe të mundësojmë më pak prindër të privilegjuar me mbështetjen e nevojshme për të rritur fëmijët e tyre (edhe pse trauma tek fëmijët ndodh edhe tek familjet e privilegjuara); t’i marrim seriozisht raportimet e fëmijëve rreth abuzimit, të largojmë burimin e traumës apo ta largojmë fëmijën nga mjedisi traumatik; psikoterapi. Kur është e nevojshme, ilaçet mund të ndihmojnë.

Fat i mirë për të gjithë ne, zhvillimet e fundit në neuroshkencë, psikoterapia dhe psikiatri na kanë pajisur me mjete të fuqishme për të parandaluar ndikimin negativ tek fëmija dhe të reduktojmë shumë ndikimet negative të të rriturve, nëse ne vendosim t’i përdorim ato.

*Citizens Channel /E.N/