Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Instat: Popullsia në tkurrje, gratë përbëjnë shumicën në Shqipëri

Sipas studimit të Instat popullsia e Shqipërisë ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2018 duke shënuar në 1 janar 2019 një shifër prej rreth 2.862.427 persona, pra rreth 0.28% më pak.

Ajo që vihet re për këtë vit është rritja e numrit të grave, me një normë rritjeje prej 0.08% ndërsa popullsia e burrave ka rënë me normë 0.6 %. Gratë përbënin në vitin 2018, 50.1% të popullsisë. Shtesa natyrore ka qenë me e ulët për burrat sesa për gratë përkatësisht 3.358 dhe 3.772.


Sa i përket grupmoshave ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore deri në grup-moshën 35-39 vjec. Mosha mediane për burrat në vitin 2018 është 35,0 vjec, ndërsa për gratë 37,2 vjec. Mosha mediane është mosha në të cilën gjysma e popullsisë është më e vjetër dhe gjysma më e re. Fakti që gratë kanë një moshë mediane më të lartë se burrat shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Jetëgjatësia në lindje për burrat në vitin 2018 është llogaritur të jetë 77.4 vite, ndërsa për gratë 80.5 vite, pra rreth 3 vite më shumë se burrat.

Migracioni neto i grave në vitin 2018 është negativ dhe shënon -2.655 gra, nga 4.628 në 2017,ndërsa migracioni neto i burrave ka shënuar një rënie të konsiderueshme me – 12.375 burra të migruar, nga -19.530 në 2017. Migracioni neto negativ i burrave dhe i grave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë.

Lindjet , grate 30% larg zëvendësimit të vetes

Lindjet në vitin 2018 janë rreth 28,9 mijë lindje. Raporti gjinor është 1.08, që do të thotë se për cdo 100 vajza të lindura lindin 108 djem. Raport ky më i lartë se raporti natyral që shënon 105 lindje. Lindshmëria ka rënë për grupmoshat 20-24 dhe 25-29, ndërsa për grup-moshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë. Mosha mesatare në lindje për vitin 2018 ishte 28,6 vjec. Burrat fillojnë aktivitetin e të paturit fëmijë më vonë se gratë, afërsisht 5 vite më vonë, ndërkohë që normat e lindshmërisë pas të 30-ave i kanë më të larta se gratë.

Sipas Indeksit sintetik të Fekonditetit (ISF) i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese, duke shënuar 1.37 fëmijë për vitin 2018. Pra 100 femra priten të lindin 137 fëmijë. Ky indeks është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që nënkupton se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Koeficienti bruto i riprodhimit (KBR) është një tregues i mirë për matjen e rritjes së brezave të ardhshëm. Ai mat normën me të cilën gratë zëvendësojnë veten e tyre gjatë viteve të jetës riprodhuese. Në vitin 2018, KBR është 0.66 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 30% larg zëvendësimit të vetvetes .

Ndërkohë lindshmëria në adoleshencë është zvogëluar në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2018 ka 14,5 % lindje për cdo 1000 vajza të grupmoshës 15-19 vjec, nga 16,2 lindje që ishin në vitin 29176. Përqindjet janë të vogla deri në moshën 17 vjec, ku 1.2% e vajzave kanë një lindje, trend ky I cili vjen në rritje duke arritur 3.1% në moshën 19 vjec.

*Citizens Channel /E.K/

 

 

 

 

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *