Konsulentët thonë se 60% do të rritet në një enë apo në produkte bimore që do kenë shijen e mishit.

*Mishi konvencional është mish i cili përftohet nga kafshë të rritura me hormone, substanca, antibiotikë etj,.

*Mish i kultivuar është mish i kultivuar in vitro me qelizat e kafshëve duke shmangur vrasjen e tyre.

Shumica e mishit që do të hanë njerëzit në 2040-tën nuk do të vijë nga kafshët e therura, sipas një raporti parashikohet se 60% e mishit ose do të rritet në një enë ose do të zëvendësohet me produkte bimore që duken dhe shijojnë si mish.

Raporti nga konsulenca globale “AT Kearney”, bazuar në intervistat e ekspertëve, nxjerr në pah ndikimet e rënda mjedisore të prodhimit të mishit konvencional dhe shqetësimet që kanë njerëzit për mirëqenien e kafshëve nën bujqësinë industriale.

“Industria e blegtorisë në shkallë të gjerë shihet nga shumë njerëz si një e keqe e panevojshme”, thuhet në raport. “Me avantazhet e zëvendësimit të mishit vegan dhe mishit të kultivuar kundrejt mishit të prodhuar në mënyrë konvencionale, është vetëm një çështje kohe para se të mbulojmë një pjesë të konsiderueshme të tregut”.

Industria konvencionale e mishit rrit miliarda kafshë dhe merr mbi 1 trilion dollarë fitime në vit. Megjithatë, ndikimet e mëdha mjedisore janë bërë të qarta në studimet e fundit shkencore, nga emetimet që çojnë në krizën klimatike, në habitatet e egra të shkatërruara për toka bujqësore dhe ndotje të lumenjve dhe oqeaneve.

Kompani të tilla si “Përtej Mishit” (Beyond Meat), “Mish i Pamundur“ (Impossible Meat) dhe “Vetëm Ushqime” (Just Foods) që përdorin përbërësit e bimëve për të krijuar burger të zëvëndësueshëm, vezë të fërguara dhe produkte të tjera po rriten me shpejtësi. “AT Kearney” vlerëson se 1 bilion dollarë janë investuar në produkte të tilla vegane, duke përfshirë kompanitë që dominojnë tregun e mishit konvencional . “Përtej Mishit” (Beyond Meat) ngriti 240 milion dollarë kur kompania u bë publike në maj dhe aksionet e saj janë dyfishuar që nga ajo kohë.

Kompani të tjera po punojnë në rritjen e qelizave të mishit të kultivuar, për të prodhuar mish të vërtetë pa pasur nevojë për të rritur dhe vrarë kafshë. Asnjë produkt i tillë nuk ka arritur ende tek konsumatorët, por “AT Kearney” parashikon se mishi i kultivuar do të dominojë në termat afatgjatë, sepse ajo riprodhon shijen dhe ndjesinë e mishit konvencional shumë më ngjashëm se alternativat me bazë bimore.

“Zhvendosja drejt stilit të jetesës fleksibël, vegjetariane dhe vegane është e pamohueshme, me shumë konsumatorë që reduktojnë konsumin e tyre të mishit si rezultat i rritjes së vetëdijes ndaj mjedisit dhe mirëqenies së kafshëve “, tha Carsten Gerhardt, partner tek “AT Kearney”. “Për ngrënësit e apasionuar të mishit, rritja e parashikuar e produkteve të mishit të kultivuar do të thotë që ende do të shijojnë të njëjtën dietë që ata kanë pasur gjithmonë, por pa koston e njëjtë që i bashkangjitet mjedisit dhe kafshëve.”

Raporti vlerëson se 35% e të gjithë llojeve të mishrave do të kultivohen në 2040 dhe 25% e tyre do të jenë zëvendësime vegane. Ajo thekson efikasitetin shumë të madh të alternativave kundrejt mishit konvencional.

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës ushqehen nga kafshët e gjalla, por vetëm 15% e kalorive të bimëve përfundojnë duke u ngrënë nga njerëzit si mish. Në të kundërt, thotë raporti, mishi i kultivuar dhe zëvendësimet vegane të mishit përmbajnë rreth tre të katërtat e inputeve të kalorive të tyre.

Shqetësimet e mundshme të konsumatorëve rreth mishit të kultivuar nuk do të jenë pengesë, thotë raporti, duke cituar anketat në SHBA, Kinë dhe Indi: “Mishi i kultivuar do të fitojë në termat afatgjatë. Megjithatë, zëvendësimet e reja vegane të mishit do të jenë thelbësore në fazën e tranzicionit “.

*Citizens Channel /E.N/