Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Sa persona marshuan në të vërtetë në Hong Kong? Dhe si mund ta masim më së miri madhësinë e turmës në një tubim?

Turma e protestuesve në Hong Kong të dielën u shtri përgjatë më shumë së një miljeje. Teksa legjistratura e qytetit po konsideron një projektligj që do të lejojë ekstradimin nga Hong Kongu, i cili është gjysmë-autonom , në Kinë, Fronti i të Drejtave të Njeriut (Civil Human Rights Front) grupi që organizoi demonstratën, vlerësuan se më shumë se 1 milion njerëz erdhën në marshim. Policia e Hong Kongut sidoqoftë, vendosi një numër prej 240.000 pjesëmarrësish.

Madhësia e turmës është një shënues i energjisë rreth një kauze. “Është e vështirë të masësh entuziazmin bazuar në fjalime apo nivelin e zhurmës” thotë Steve Doig, i cili është i specializuar si profesor  në matjet e turmave në formën e data bazës tek shkolla e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv të Walter Cronkite  “Walter Cronkite School of Journalism and Mass Communication” në Universitetin e Arizonës; “Kështu që përmasa e turmës është shenja se palë  të ndryshme do të duan ta zmadhojnë apo ta zvogëlojnë atë”

Në 1996, Kongresi ndaloi Shërbimin e Parkut Kombëtar (National Park Service) që të publikojë vlerësime të përmasave të turmës pasi aktivisti Louis Frrakhan kërcënoi se do t’i hidhte në gjyq pas përllogaritjeve se “Marshi i Miliona Njerëzve” (Million Man March) tërhoqi vetëm 400.000 njerëz. (Kërkuesit në Universitetin e Bostonit bënë një analizë të pavarur dhe gjetën se turma ishte afër shifrës 800 mijë). Pretendimi i Donald Trump se audienca në inagurimin e tij gjatë vitit 2017 ishte turma më e madhe ndonjëherë ishte qartësisht e pavërtetë; por dëshira e tij për të kapërcyer shifrat e më përparshme u bazua në krahasimin me përllogaritjet fiktive të turmave të tjera.

Grupet e mëdha në përgjithësi nuk rrinë në atë mënyrë që do e bënte të lehtë numërimin e pjesëmarrësve me përjashtim të ndonjë stadiumi apo sallë kongresesh. “Standarti i artë është të masim zonën që përmban turmën dhe pastaj të bëjmë një vlerësim të arsyeshëm të densitetit”, thotë Doig. “ Është matematikë e thjeshtë, e bazuar në realitet” . Ja pse paradat apo marshet e migruesve janë më të vështirat nga të gjitha  për t’iu cilësuar madhësia nga gazetarët apo policët.

Doig ka disa mënyra për të bërë përllogaritjet e tij. Sugjerimi i tij i parë: mësoni metodën e Jacobs. “Herbert Jacobs duhet të vlerësohet,” thotë Doig. Në vitet 1960, Jacobs ishte një profesor i gazetarisë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, zyra e të cilit e kishte pamje nga sheshi ku po zhvillohej protesta kundër Luftës së Vietnamit. Bricks ndau tokën në formën e katrorëve. Teksa Jacobs po vëzhgonte, ai krijoi një teknikë: në një turmë të lirshme, mat një person për 0.9 metra katror. “Kjo tingëllon si shumë hapësirë,” thotë Doig, “por ti je sa gjatësia e krahut larg shpatullës së secilit”. Në një turmë të ngjeshur, çdo person ka 0.4 metra katrore hapësirë. “Ju jeni me të vërtetë në hapësirën e njëri-tjetrit atëherë”, thotë ai. “Ka shumë vlerësime qesharake për 0.09 metra katrorë, por kjo është përtej densitetit të 0.2 metra katror”.

Doig gjithashtu pëlqen ta imagjinojë pamjen nga një tullumbace në qiell. Duke qëndruar i qetë, ashtu si do të qëndronte një president i ri gjatë një përurimi, turmat duken të pafundme – “një det me njerëz”, thotë Doig. Një shkrepje nga lart jep një perspektivë më të mirë – edhe pse kjo është e vështirë për t’u bërë në Uashington, DC, ku nuk ka fluturime me helikopter dhe nuk ka ndërtesa të larta; rajoni i kryeqytetit është gjithashtu një zonë ku dronat nuk lejohen.

Në vitin 2010, për shembull, Doig mbuloi protestat e punëtorëve në Lisbonë me ndihmën e disa studentëve. Ata paraqitën një metodë të bazuar në kohë: “Dhjetë sekonda është pak a shumë kufiri i vëmendjes,” thotë ai. Nxënësit e tij u pozicionuan në pika të ndryshme përgjatë rrugës së paradës dhe numëruan sa shumë protestues marshuan çdo dhjetë sekonda. Ekipi kontrolloi densitetin e vazhdueshëm të turmës, dhe më vonë krahasuan numrat, përpara se t’i shumëzonin shumat e tyre me kohëzgjatjen që mori marshimi. Në fund, sindikatat pretendonin se kishin 100,000 protestues. Ekipi i Doig vlerësoi se numri aktual ishte afër 10,000.

Në Hong Kong, për shkak se protestat lëvizën nëpër shumë rrugë, sfida e vërtetë, thotë Doig, është të njohësh “popullatën në dispozicion”. Në 2017 Hong Kongu kishte 7.4 milionë banorë rezidentë. “Nëse ata pretendojnë se 1 milion marshuan, pyete veten nëse në të vërtetë një në çdo shtatë persona është këtu”, thotë Doig. “Pyetni: A ka mjaftueshëm njerëz që nuk janë këtu për të shpjeguar se si funksionon gjithçka në këtë qytet? Sa prej popullsisë janë fëmijët në shkollë tani, jo në rrugë? Sa përqindje e popullsisë në total janë persona të rritur të shëndetshëm?”

Është gjithashtu me vlerë të kontrollosh Google Earth, dhe të përpiqesh të matësh zona potenciale në të cilën një turmë mund të mblidhet. Duke përdorur këtë metodë gjatë rishikimit të një fotografie të demonstratave të Hong Kongut (të lartpërmendur) të botuar këtë javë në “The New York Times”, figurat e Doig tregojnë se hapësira në pamje, rruga  Hennessy, është 210 metra e gjatë dhe 25 metra e gjërë, ose rreth 550 metra katror. Në pjesën e përparme, njerëzit ishin pak më pak se gjatësia e krahut larg njëri-tjetrit, vëzhgon ai – ngushtë për një paradë, por jo aq dendur sa për një turmë- gjë që do të ishte një person për metër katror). “Një turmë aziatike ka tendencë të jetë e mbushur me njerëz që nuk janë aq, hm, aq të mëdhenj sa ne amerikanë e fizikshëm”, thotë ai, “dhe ata janë më të mësuar të qëndrojnë në hapësira të ngushta. Kështu që në mënyrë arbitrare do ta quaj këtë një densitet prej 0.8 metra katrorë për person. Kjo do të thotë rreth 7,000 njerëz në foto.”

“Kjo nuk ndihmon në vlerësimin e turmës totale gjatë asaj dite, sepse nuk kemi ide për të gjitha rrugët që mund të jenë mbushur,” shton ai. Ndërtesat në Hong Kong janë kaq të gjata sa që imazhet satelitore mund të jenë të vështira për t’u mbledhur, dhe pamjet nga lart bëhen gati të pamundura për t’u deshifruar. Nga ajo që ai ka  parë nga burimet në terren, ai do të pranonte vlerësime konservatore – një e katërta e një milion protestuesish në Hong Kong. Do të ishte e pamundur të bëhej vetë llogaritja e besueshme. Nëse 7,000 njerëz do të përshtaten në 210 metra, duhet të ketë 142.9 segmente rruge, ose rreth 18.6 kilometra rrugë njëherësh për një numër prej një milion protestues. Asnjë nga këto nuk është shkencë e saktë, thotë Doig.

“A është kjo ajo që ndodhi? Nuk e di.”

*Citizens Channel /E.N./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *