Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Çfarë nuk shkon me ndërtesat moderne? Gjithçka, duke përfshirë edhe emetimet e karbonit

Autori: Lloyd Alter është editor në  TreeHugger. Ai ka qenë arkitekt, zhvillues, shpikës dhe promotor i prefabrikimit. Ai kontribuon në MNN.com, The Guardian, Azure dhe në revistën Corporate Knights (CK). Gjatë punës së tij, Lloyd Alter u bind se ne thjesht përdorim shumë hapësirë, shumë tokë, shumë ushqim, shumë karburant, shumë para dhe se çelësi për qëndrueshmëri është të përdoret më pak. Dhe, çelësi për të përdorur pak është t’i dizenjoni gjërat më mirë.

Më në fund, njerëzit po fillojnë ta marrin këtë çështje seriozisht.

Kur shkruaja në lidhje me emetimet e dioksidit të karbonit nga prodhimi i çelikut, u ankova: “Pse ndërtesat po bëhen gjithnjë e më të larta dhe më të imta, duke u përdorur më shumë çelik për metër katror hapësirë të shfrytëzueshme? Pse askush nuk flet për këtë?”

Me sa duket, më shumë njerëz po flasin tani rreth kësaj teme. Në Bloomberg, Reed Landberg (nga Londra, mendoj) shkruan: Çfarë nuk shkon me ndërtesat moderne? Çdo gjë, duke filluar nga mënyra sesi ato janë bërë, kjo ngre pyetje rreth betonit dhe çelikut të përdorur në ndërtesa, dhe çështjen e asaj që unë e quaj emetimet e para të karbonit gjatë realizimit të tyre.

“Të gjithë e dinë se ne përdorim elektricitet  dhe energji për të ngrohur shtëpitë tona dhe për të ndezur dritat, por shumë njerëz mund të mos e kenë menduar se nevojitet shumë energji për të gjitha materialet e nevojshme për ndërtimin e ndërtesës në rradhë të parë”,  tha John Barrett, profesor në shkollën e “Tokës dhe mjedisit” në universitetin “Leeds” në Anglinë e Veriut. “Është një çështje madhore.”

Landberg vëren se dëmet e emetimeve  nuk rregullohen nga askush, por ato janë të mëdha; ai përmend ndërtesën e Leadenhall (në qendër të fotos së mësipërme) e cila shkaktoi 92,210 ton emetime karboni, “afërsisht sa emetimet vjetore të 20.000 makinave”. Ato vijnë kryesisht nga prodhimi i çelikut dhe betonit që është kryesisht një proces kimik; të bësh çelik kërkon konvertimin e karbonit të përzier me hekur në  dioksid karboni. Prodhimi i çimentos kërkon ta kthesh karbonatin e kalciumit në karbon. Procesin mund të bëhet më efikas, por nuk mund të ndryshohen kimikatet.

Landberg citon një raport nga “C40 Cities” (Qytetet C40), E ardhmja e konsumit urban në një botë prej 34.7°C (The future of urban consumption in a 1.5°C), e cila bën thirrje për rritjen e përdorimit të lëndëve drusore në vend të çelikut apo betonit, që mund të çojë në reduktim dramatik të emetimeve të karbonit. Por më e rëndësishmja, kërkon efikasitet  më të madh në materiale dhe një reduktim të kërkesës për ndërtesa të reja.

Të mendosh në këtë mënyrë mund të të bëjë të rikonsiderosh ngritjen e një ndërtesë si Tulipani (foto më sipër), një restorant i glorifikuar në formë rrethore me kuvertë vëzhguese të cilën aktitekti “i gjelbër” Norman Foster e përshkruan:

“Tulipani në formë sythi dhe planimetria e ndërtesës reflekton përdorimit e resurseve të reduktuara, me xhama me performancë të lartë dhe sisteme ndërtesash të përmirësuara që minimizojnë konsumin e energjisë. Ngrohja dhe ftohja ofrohet nga teknologjia me djegie zero ndërsa qelizat e integruara fotovoltaike gjenerojnë energji në vend”.

Por nëse aplikon pyetjet dhe testet që raporti i “C40 Cities” (Qytetet C40) rekomandon, do të vihej në pikëpyetje në radhë të parë nevoje për një strukturë të tillë, së dyti nëse është efikas përdorimi i materialeve dhe sigurisht do të përllogaritesin edhe emetimet e karbonit.

Mund të aplikohen kriteret e propozuara në TreeHugger:

  • Dekarbonizmi radikal: Të përllogarisim dhe të minimizojmë emetimet e karbonit në çdo dizenjim.
  • Mjaftueshmëria radikale: Çfare kemi vërtetë nevojë? Cila është mjeti i pak i dëmshëm që do ta bëjë punën? Çfarë është mjaftueshëm?
  • Thjeshtësia radikale: Lëndët drusore lëshojnë një sasi karboni, kështu që ne duhet t’i “dizenjojmë gjërat në mënyrën e duhur për të përdorur sa më pak materiale të jetë e nevojshme, çfarëdo qofshin ato”.

Ajo që duhet mbajtur parasysh është që të përdoret sa më pak energji të jetë e nevojshme, për të arritur efikasitetin radikal.

Apo, siç sugjeron edhe raporti i “C40 cities” (Qytetet C40) dhe siç konkludon Landberg:

“Zgjidhjet që aktualisht gjenden në treg janë të afta të ofrojnë ndërtesa me karbon zero apo të ulët”, thonë autorët e raportit. “Arkitektët dhe inxhinierët duhet t’i propozojnë ato, topografët duhet të përllogarisin vlerën e tyre dhe klientët duhet t’i financojnë”.

*Citizens Channel /E.N/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *