Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Dy lajme të këqija për ekonominë shqiptare nga Komisioni Evropian dhe Departamenti i Shtetit

Politikat që qeveria shqiptare ndjek në ekonomi kanë marrë velrësime negative në dy raportet e publikuara së fundmi nga Komisioni Evropian (KE) dhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Shqipëria u cilësua si “vendi më i korruptuar i Ballkanit” në raportin e DASH mbi klimën e biznesit ndërsa vlerësimi i KE ka ngritur një sërë shqetësimesh që përfshijnë borxhin publik, PPP-të, mbledhjen e taksave dhe cilësinë e edukimit.

Departamenti Amerikan i Shtetit: “Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes”

DASH citon përkeqësimin e Shqipërisë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nga “Trancparency International”, duke shtuar se vendi ynë perceptohet si më i korruptuari në Ballkan.

“Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri”, thuhet në raportin e DASH.

  1. “Ligje që ndryshojnë papritur”

Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme mbi institucionet rregullatore. Ligjet dhe rregulloret janë të vështira për tu interpretuar ose jo konsistente dhe përdoren si mjet për të larguar investitorët e huaj me qëllim favorizimin e kompanive që kanë lidhje me politikën.

  1. Presione për “miqtë e politikës”:

Investitorët e mëdhenj raportojnë se janë nën presion për të marrë nënkontraktojë të lidhur me politikën dhe shprehin shqetësimin për mos zbatimin e Aktit të Praktikave Korruptive të Huaja gjatë funksionimit në Shqipëri. 3. Partneriteti Publik Privat (PPP):

  1. Rreziku PPP

Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë dhe përfshirjen e investitorëve të huaj në sektorin e infrastrukturës. Analizat e dobët kosto-fitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme .Shqipëria ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2018.

  1. E drejta e mohuar e pronës

Është vështirë marrja e titullit të qartë të pronësisë, ka individë që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist gjithashtu është i vështirë.

  1. Dështimi i ligjit për investimet strategjike

Qeveria miratoi në vitin 2015 një ligj investimet strategjike, me qëllimin për të tërhequr investimet e huaja dhe nxitjen e investimit vendas. Qeveria gjithashtu miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDA), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s së parë, në Spitallë të Durrësit, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë. Zhvillimi i TEDA-s ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit e ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.

Komisioni Europian: Rritet PPP, por bien paratë për arsimin dhe shëndetësinë

Komisioni Europian ka vlerësuar Programin e pestë të Reformave Ekonomike të Shqipërisë (ERP) për periudhën 2019-2021.Në analizën e tij, KE i kushton rëndësi nivelit të lartë të borxhit publik që ka Shqipëria, mungesa e konkurrueshmërisë, mungesa e zhvillimit të turizmit pavarësisht potencialit, papunësia dhe mosveprimi i të rinjve.

Në analizën e tij, KE i kushton rëndësi shtatë sfidave kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare:

  1. Borxhi publik është ende i lartë dhe nevojat e mëdha financiare po rëndojnë në qëndrueshmërinë e borxhit; mbledhja e taksave është gjithashtu nën potencial. Reduktimi i planifikuar i borxhit varet fort nga rritja e lartë ekonomike deri në fund të periudhës së programit. Avancimi i konsolidimit fiskal mund të lehtësojë rrezikun e mos arritjes së objektivit të reduktimit të borxhit në rast të rritjes më të ulët në vitet në vijim. Rregulla më të forta fiskale mbi kohën, zbatimin, masat korrektuese dhe monitorimin nga një institucion fiskal i pavarur mund të ndihmojnë në arritjen e objektivit afatmesëm të borxhit. Niveli i lartë i punës së padeklaruar dhe evazioni fiskal siguron hapësirë të mjaftueshme për rritjen e të ardhurave tatimore pa rritur normat e taksave. Borxhet e paregjistruara dhe detyrimet e kushtëzuara minojnë kredibilitetin e pozicionit të borxhit publik.
  2. ERP-ja supozon rritje të investimeve, por nuk adreson kushtet e nevojshme për rritjen e investimeve private ose për përmirësimin e efektit të eficiencës dhe rritjes së investimeve publike. Investimet private në Shqipëri pengohen nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe cilësia e ulët e shërbimeve publike të arritshme për sipërmarrësit. Sipërmarrësve u mungojnë edhe njohuritë produktive dhe sipërmarrëse, shkrim-leximi financiar dhe qasja në financa. Investimi i Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi ka qenë nën mesataren rajonale dhe ERP-ja ka në plan të ulët në pjesën e shpërndarjes së buxhetit në arsim dhe shëndetësi. Rritjet e planifikuara për investime publike duhet gjithashtu të përdoren për financimin e arsimit, shëndetësisë dhe kërkimit, dhe ky investim duhet të jetë më efikas dhe më efektiv.
  3. Konkurrenca e Shqipërisë vazhdon të pengohet nga mungesa e efikasitetit në sektorin e energjisë, duke përfshirë sigurimin e pamjaftueshëm të furnizimit. Varësia nga hidrocentralet për prodhimin e energjisë elektrike (98%) e bën ekonominë të prekshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe kushteve hidrologjike. Përveç kësaj, Shqipëria është një importues neto i energjisë elektrike që kontribuon në mungesën e konsiderueshme të pabarazisë tregtare. Investimet në efikasitetin e energjisë mund të kontribuojnë në uljen e këtyre dobësive. Shqipëria ka miratuar legjislacionin mbi liberalizimin dhe ndarjen e tregjeve të gazit dhe energjisë elektrike në përputhje me paketën e tretë të energjisë të BE, por ende nuk është zbatuar plotësisht.
  4. Sektori i turizmit në Shqipëri ka një potencial të madh, por është i pazhvilluar. Është zhvilluar një strategji gjithëpërfshirëse e turizmit, por ka vonesa të konsiderueshme në adoptimin e saj, gjë që rrezikon zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, pavarësisht potencialit të saj të rëndësishëm për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe për të ofruar rritje konkurruese të eksporteve. Ekziston nevoja për të zhvilluar programet relevante të Arsimit dhe Formimit Profesional, në fushën e turizmit.
  5. Papunësia dhe mosveprimi i lartë i të rinjve, punësimi i ulët i femrave, përqindja e lartë e punësimit joformal dhe të pambrojtur, shërbimet e pamjaftueshme të kujdesit social dhe cilësia e ulët e arsimit janë pengesat kryesore. Politikat aktive të tregut të punës duhet të orientojnë më mirë punëkërkuesit e prekshëm, të ofrojnë më shumë mësim dhe të jenë më të përshtatshëm për nevojat e tregut të punës. Ndihmat e asistencës sociale nuk janë të mjaftueshme për të hequr të varfrit mbi vijën e varfërisë ekstreme. Shërbimet e kujdesit social për përfshirjen e personave në nevojë janë të pamjaftueshme dhe shumë njësi të qeverisjes vendore nuk kanë kapacitete dhe burime për të planifikuar dhe ofruar ato. Rezultatet arsimore janë të dobëta në të gjitha nivelet dhe reforma e Arsimit dhe Formimit Profesional, AFP-së është vonuar. Arsimi i hershëm i fëmijës shoqërohet nga investime shumë të ulëta dhe nivel regjisrimi të ulët për fëmijët nga familjet e pambrojtura. Pjesëmarrja në arsimin e të rriturve është veçanërisht e ulët.
  6. Udhëzimet e politikave të përcaktuara në konkluzionet e Dialogut Ekonomik dhe Financiar të Majit 2018 janë zbatuar pjesërisht. Progresi ishte i pjesshëm në reduktimin e borxhit publik nëpërmjet masave të konsolidimit fiskal. Numri i tatimpaguesve u rrit, por në të njëjtën kohë u prezantuan një numër përjashtimesh nga taksat. Tatimi në pronë me vlerë të bazuar nuk është zbatuar plotësisht. ERP-ja raportoi për detyrimet e pagesave në të ardhmen për PPP-të, por jo për vlerësimin e rrezikut fiskal. Ka pasur një përparim ligjor në ndarjen e tregjeve të energjisë elektrike dhe gazit por Shkëmbimi i Energjisë Elektrike nuk është themeluar. Janë bërë disa përparime në zgjerimin e përzierjes energjetike, por jo në promovimin e eficiencës së energjisë. Ka pasur njëfarë progresi në regjistrimin e pronës, ndërkohë që nuk është bërë progres në ngritjen e kadastrës dhe konsolidimit të tokës. Burimet njerëzore në Drejtorinë e Punësimit dhe Politikat e Zhvillimit të Aftësive mbeten të kufizuara. Më shumë mbështetje aktivizimi iu ofrua (ish) përfituesve të ndihmës ekonomike, por mbulimi i tyre është ende i ulët. Inspektorati Shtetëror i Punës përmirësoi zbulimin e punës së padeklaruar, por kapacitetet e saj nuk u rritën. Reforma kurrikulare në arsimin bazë është pothuajse e përfunduar, por mësuesit kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme.
  7. ERP përcakton planet e reformës që janë pjesërisht në përputhje me prioritetet e identifikuara nga Komisioni. Korniza makro-fiskale e programit është pak optimiste. Raporti i borxhit të arritur dhe angazhimi i ri konfirmuar për uljen e borxhit publik janë në linjë me rekomandimin e Komisionit në vitet e mëparshme, por qasja për arritjen e objektivave fiskale mund të jetë më strategjike. Diagnostikimi i pengesave strukturore përqendrohet në qasjen në financa, pronësinë e tokës bujqësore, rregullimin e biznesit dhe lehtësimin e tregtisë. Megjithatë, ajo nuk mbulon çështje si diversifikimi i bazës së prodhimit, të drejtat pronësore, mbështetjen e sipërmarrjes dhe zbatimin e kontratave. Masa në reformën kurrikulare para universitare nuk adreson nevojën për mbështetje të vazhdueshme për mësuesit. Reforma e VET dhe modernizimi i shërbimeve publike të punësimit i përgjigjen sfidave, por ritmi i tyre duhet të jetë i qëndrueshëm. Masa për mbrojtjen sociale nuk adreson kapacitetin e ulët dhe burimet e njësive të qeverisjes vendore. Tre masa të reja në fushën e arsimit nuk janë zhvilluar mjaftueshëm dhe duket se adresojnë çështje strukturore vetëm pjesërisht.

*Citizens Channel /l.k./ /e.k/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *