Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Konçensionet e fundit”

Në 9 janar të këtij viti Këshilli i Ministrave propozoi një projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa  në ligjin nr.125/2013 – Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”.

Kjo iniciativë nënkupton heqjen e konçcensioneve si mënyrë veprimi, kryesisht për tenderat e rrugëve në formën e propozimit të pakërkuar.

“Nga data 1 korrik 2019 të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror” , thuhej në relacion.

Gjithashtu  parashikohet dhe ngritja e një organi të posaçëm që do të studiojë kontratat e dhëna në formën e partneritetit publik – privat i cili do të quhet Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve të Koncesionit/PPP, si dhe i jepet Ministrisë së Financave një rol më i madh në aspektin e monitorimit të kontratave.

Në axhendën e Kuvendit të Shqipërisë ky ligj është futur për t’u miratuar ditën e nesërme, por në të njëjtën ditë priten të miratohen dhe “konçensionet e fundit” me oferta të pakërkuara për disa nga rrugët më të diskutuara që po ndërtohen dhe po planifikohen të ndërtohen në Shqipëri.

“Koncensionet e fundit”:

  • Projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”.

Vlera e kësaj kontrate është 256 milion euro me tvsh. Kjo rrugë është quajtur “rruga prej floriri” sepse gjatësia e saj është vetëm 17 kilometra, që do të thotë rreth 15 milion euro për çdo kilometër.

  • Projektligji   “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”

Edhe kjo kontratë ka pasur diskutime të gjera në publik dhe në media pikërisht për vlerën e lartë që ka. Vlera e të cilës është 67.3 mln euro me një gjatësi prej 14.7 km.

Kritika nga të gjitha anët…

Dhënia e konçensioneve me vlera të larta për ndërtimin e rrugëve (kryesisht), nuk është kritikuar vetëm nga shoqëria civile dhe media. Edhe raporte shumë të rëndësishme si ai i Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe ai i Departamentit të Shtetit e kanë kritikuar këtë praktikë të ndjekur gjerësisht nga qeveria shqiptare gjatë viteve të fundit.

“Ne e mirëpresim rolin në rritje që i është dhënë Ministrisë së Financave  si një monitorues, si një kujdestar, për të mbajtur gjithnjë në monitorim risqet që mund të mbajnë në vetëvete PPP. Gjithashtu ne këshillojmë nxitjen e një procesi me oferta  konkuruese, duke mos pranuar më propozime të pa kërkuara për PPP-të”, shprehej Jan Keejs Martijn shefi i misionit për Shqipërinë në një konferencë të përbashkët me Ministrinë e Financave gjatë vitit të kaluar.

Edhe gjatë këtij viti reagimi i FMN ka qenë kritik ndaj përdorimit të kontratave konçensionare.

“Në kahun e brendshëm, borxhi publik është i lartë, ndërsa niveli i ulët i kursimeve të brendshme dhe mungesa e investitorëve të mëdhenj institucionalë, e rrit varësinë ndaj burimeve të huaja të financimit. Rritja e varësisë nga PPP-të për projektet e infrastrukturës ka rezultuar në shtimin e detyrimeve potenciale”, deklaronte FMN lidhur me këtë çështje.

Edhe raportet e Departamentit të Shtetit (DASH) gjatë 2 viteve të fundit kanë pasur kritika për këtë praktikë. Në raportin e vitit 2019 DASH thekson:
“Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë dhe përfshirjen e investitorëve të huaj në sektorin e infrastrukturës. Analizat e dobët kosto-fitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme .Shqipëria ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2018”.

/f.s./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *