Video lojërat janë çuditërisht në rregull, duke i bërë adoleshentët të ndihen më të lumtur.

Një studim i ri ka konfirmuar atë që tashmë shumë prej nesh dyshojnë – koha e zgjatur e shpenzuar në rrjetet sociale rrit depresionin tek adoleshentët. I publikuar më herët këtë javë në JAMA Pediatrics, studimi nga Universiteti i Montrealit, zbuloi se nga katër llojet e kohës së shpenzuar para ekranit – video lojërat, televizioni, përdorim i kompjuterit dhe rrjetet sociale – kjo e fundit ka efektin më negativ, e pasuar nga konsumimi i televizionit.

Studimi mbikëqyri rreth 4,000 nxënës nga 31 shkolla në zonën e Montrealit për një periudhë prej katër vjetësh, nga klasa e 7-të deri në klasën e 11-të. Pjesëmarrësit vetë-raportuan sasinë e kohës që ata shpenzuan në platformat e rrjeteve sociale si Facebook-u dhe Instagram-i, luajtën video lojëra, shikuan TV, dhe qëndruan shumë kohë përpara kompjuterit. Koha mesatare e shpenzuar përpara ekranit ishte 6-7 orë në ditë.

Autori dhe drejtuesi i studimit, Patricia Conrad, profesor i psikiatrisë, shpjegoi: “Ajo çfarë ne gjetëm në formë të përsëritur ishte se efektet e rrjeteve sociale ishin shumë më të mëdha sesa çdo efekt tjetër i formave të tjera të shpenzimit të kohës në ekranet digjitale.  Arsyeja pse? “I ekspozon të rinjtë ndaj  imazheve që nxisin një krahasim të lartë social duke i bërë ata të ndihen keq për veten e tyre.”

Vitet e adoleshencës janë mjaft sfiduese, me ndryshime të rëndësishme fizike dhe hormonale që ndodhin tek trupat në rritje. Duke shtuar këtu presionin e krijuar nga rrjeteve sociale për t’iu përputhur standardeve të pavërteta të bukurisë, mbajtja e një stili luksoz jetese, e njejtë me atë të ekspozuar nga njerëzit e famshëm e me ndikim, dhe shmangia e gjykimeve nga të tjerët. Papritur, nuk është më befasuese se të rinjtë po luftojnë më vetëbesimin dhe lumturinë.

Të rinjtë që tashmë janë të prirur ndaj depresionit i përkeqësojnë simptomat e tyre nëpërmjet përdorimit të rrjete sociale, pjesërisht për shkak të informacionit që ata zgjedhin të konsumojnë, p.sh. postime në lidhje me çështjet e vetëvlerësimit: “[Kjo] është në përputhje me një studim që tregon se sa më i ulët niveli i humorit tek adoleshentët, aq më pak ata përzgjedhin përmbajtje

Çuditërisht, u gjet se video lojërat kanë ndikim pozitiv, duke i bërë adoleshentët të ndihen më të lumtur. CBC raportoi, “Studimi sugjeron se lojtari mesatar nuk është i izoluar në mënyrë shoqërore, më shumë se 70% e lojtarëve luajnë me njerëz të tjerë online apo personalisht.”

Ajo çfarë qartësisht na duhet është edukimi më i madh për përdorimin e zgjuar të rrjeteve sociale. “Shtetësia digjitale” e mirë është diçka që bashkautorja Elroy Boers do të dëshironte të mësonte në shkolla, pasi mungon njohuria kur dhe çka të postosh në internet.

Autorët thonë se ka pasur pak studime mbi efektet e rrjeteve sociale në mirëqenia e adoleshentëve, pasi është një fenomen relativisht i ri dhe ka shumë gjasa që dëmet të jenë më të mëdha sesa ne mund ta marrim me mend në këtë moment. Prindërit, mjekët dhe edukatorët do të bënin mirë që të informonin veten dhe të rregullonin përdorimin e kohës së shpenzuar para ekranit tek adoleshentët për të reduktuar depresionin.

*Citizens Channel /E.N/