“Është shumë e qartë se nevojitet një reagim më i thellë, më i shpejtë dhe më ambicioz”.

Ndryshimet klimatike po e bën shumë më të vështirë arritjen e “Qëllimeve Globale”, sipas një raporti të ri nga Kombet e Bashkuara.

“Qëllimet Globale” synojnë të krijojnë deri nga viti 2030 një botë më të shëndetshme, më të drejtë, më të qëndrueshme dhe janë ratifikuar nga të gjithë anëtarët e OKB-së në 2015. “17 Qëllimet Globale” përfshijnë sigurimin e aksesit universal në pasjen e ujit, kanalizimit, ushqimit dhe arsimimit,  çrrënjosjen e padrejtësive si varfëria, barazi gjinore dhe degradimin i mjedisit.

Ata janë ambiciozë dhe vizionarë në fushëveprimin e tyre, por janë përqendruar në mënyrë të vendosur në objektivat e tyre për të lejuar llogaridhënien. Katër vjet pasi “Qëllimet Globale” u miratuan, bota ka bërë përparim në proporcion të zhdrejtë, dhe janë shfaqur pengesa serioze, sipas OKB-së.

Ndryshimet klimatike, në veçanti, mund të zbulojnë përparimin e të gjitha objektivave.

“Mjedisi natyror po përkeqësohet në shkallë alarmante: nivelet e detit po rriten; acidimi i oqeanit po përshpejton; katër vitet e fundit kanë qenë vitet më të ngrohta; 1 milion specie bimore dhe shtazore janë në rrezik  zhdukjeje dhe degradimi i tokës vazhdon i pakontrolluar”, tha Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

“Është shumë e qartë se një reagim shumë më i thellë, më i shpejtë dhe më ambicioz është i nevojshëm për të çliruar transformimin shoqëror dhe ekonomik të nevojshëm për të arritur qëllimet tona deri në vitin 2030”, shtoi ai.

Rreziqet e paraqitura nga ndryshimet klimatike janë të larmishme. Ndërsa bota bëhet më e nxehtë, valët e nxehtësisë që shkaktojnë probleme të gjera shëndetësore po bëhen më të zakonshme. Ndryshimi i modeleve të reshjeve po çon në thatësira që dëmtojnë sistemet bujqësore dhe furnizimin me ujë, duke e shkatërruar progresin në disa qëllime. Ndryshimet klimatike po i bëjnë gjithashtu ngjarjet ektreme të motit shumë të shpeshta. Në dekadat e ardhshme, dhjetëra milionë njerëz parashikohen të zhvendosen nga stuhitë dhe rritja e nivelit të detit.

Lexo më shumë: Rritja e stresit nga nxehtësia mund të kushtojë 80 milionë vende pune deri në vitin 2030, thotë OKB-ja (En: Rising Heat Stress Could Cost 80 Million Jobs by 2030, UN Says)

Këto ndikime kanë reagime zinxhir, që ndikojnë në aftësinë e shteteve për të ushqyer popullatat, për të përmirësuar normat e edukimit të fëmijëve, për të ndërtuar infrastrukturë të qëndrueshme dhe për të zgjeruar aksesin në punë.

Dritarja për të luftuar në mënyrë efektive ndryshimet klimatike gjithashtu po zvogëlohet. Vendet kanë kohë deri në vitin 2030 për të reduktuar në mënyrë radikale emetimet e gazrave për të parandaluar që temperatura të rritet më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Për shkak se emetimet aktualisht po rriten, ky qëllim po bëhet gjithnjë e më me pak gjasa i arritshëm. Bazuar në parashikimet aktuale, planeti (temperaturat) mund të rriten deri në 4 gradë Celsius deri në fund të shekullit, gjë që do të shkaktojë ndryshime planetare katastrofike.

Por kjo nuk është ende një kauzë e humbur, sipas OKB-së. Përparimet në energjinë e rinovueshme po e bëjnë të mundur përfundimin e mbështetjes globale në lëndët djegëse fosile. Më e rëndësishmja, protestat e mëdha i detyrojnë vendeve të marrin masa dhe të angazhohen në reduktimin e emetimet e tyre.

Lexo më shumë: Një “Aparteid Klimatik” është shumë afër, OKB-ja paralajmëron. (EN: A ‘Climate Apartheid’ Is Right Around the Corner, UN Warns)

“Sfidat e theksuara në këtë raport janë probleme globale që kërkojnë zgjidhje globale,” tha Liu Zhenmin, nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet ekonomike dhe sociale, në një deklaratë. “Ashtu si problemet janë të ndërlidhura, zgjidhjet për varfërinë, pabarazinë, ndryshimet klimatike dhe sfidat e tjera globale janë gjithashtu të ndërlidhura”.

*Citizens Channel /E.N/