Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shkencëtarët e ndryshimeve klimatike pohojnë se ne kemi 18 muaj për ta shpëtuar Tokën

Atmosfera e Tokës po ngrohet, më shpejt se kurrë më parë. Në disa raste moti, klima dhe mjediset natyrore po ndryshojnë shpejt – ne kemi parë që vetëm në ditët e fundit Mbretëria e Bashkuar ka kaluar nga një valë intensivisht të nxehtë në një stuhi brenda pak orësh.

Është problem të cilit njerëzit kanë filluar t’i japin më shumë vëmendje, dhe tani është pohuar se 18 muajt e ardhshëm do të jenë kritike në trajtimin e krizës në fjalë

Duke iu referuar BBC-së, shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë pranuar se hapat për të mundësuar shkurtime masive në emetimet e karbonit do të duhet të ndodhin përpara fundit të vitit të ardhshëm.

Duke folur për BBC-në, Hans Joachim Schellnhuber, themeluesi dhe tani drejtor i Institutit të Klimës së Potsdamit tha: “Matematika e ndryshimeve klimatike është brutalisht e qartë: Ndërsa bota nuk mund të “shërohet” brenda disa viteve të ardhshme, ajo mund të “plagoset” fatalisht nga pakujdesia deri në vitin 2020.”

“Në një pritje për ministrat e jashtëm në  Komonuelth para pak kohësh, Princi Charles ndau të njëjtin mendim, duke thënë: “Unë i qëndroj fort mendimit se 18 muajt e ardhshëm do jenë vendimtare rreth aftësisë tonë për të ruajtur ndryshimin klimatike në nivele të mbijetueshme dhe për të rivendosur natyrën në ekuilibrin që na nevojitet për mbijetesën tonë “.

Në Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike vitin e kaluar (IPCC), u raportua se emetimet e dioksidit të karbonit do të duhej të uleshin me 45% deri në vitin 2030, në një përpjekje për të ruajtur rritjen e temperaturave globale nën 1.5°C.

Andrew King, një akademik i shkencës së klimës në Universitetin e Melbourne, tha në një prononcim për CNN: “Kjo është shqetësuese sepse ne e dimë se do të ketë shumë më shumë probleme nëse tejkalojmë ngrohjen globale prej 1.5°C, duke përfshirë më shumë valë nxehtësie dhe verë të nxehtë, ngritje më të madhe të nivelit të detit, dhe, për shumë pjesë të botës, thatësira më të këqija dhe reshje ekstreme ”.

Me sa duket, nëse nuk bëhet asgjë, pritet që temperaturat të rriten me 3°C, që me siguri nuk ju tingëllon edhe aq keq, por si pasojë e saj do të ketë thatësira më të shpeshta apo ekstreme, një rritje të uraganeve vdekjeprurëse dhe më shumë që 90% e shkëmbinjve nënujorë koralorë do të shkatërrohen.

Andrew King shtoi: “Dritarja për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5°C po mbyllet me shpejtësi dhe premtimet aktuale të bëra nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Parisit për emetimet nuk përputhen me arritjen e këtij qëllimi.

Citizens Channel /E.N/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *