Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Thirrje për artikull promovues të projektit “Duke synuar kushte të drejta pune”

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel janë duke implementuar projektin “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm (Reaching for fair labour conditions: Gazing at the future of Young and Prospective Journalists)”, i cili synon rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe garantimin e të drejtave të profesionistëve të rinj të medias dhe studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, në fushën e marrëdhënieve të punës dhe internship-it.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

Në kuadër të këtij projekti, organizatat implementuese kanë parashikuar kontraktimin e një shkrimi të formatit long-read, i cili do të shpalosë, ndër të tjera, panoramën e të situatës së marrëdhënieve të punës të profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e Shqipërisë, aktivitetet e projektit, arritjet e këtyre aktiviteteve dhe rezultatet e projektit në tërësi.

Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar apo në profesion të lirë.

Kandidatëve i kërkohet që bashkë me formularin e plotësuar të aplikimit të dërgojnë një CV, dhe tre shembuj të punës së tyre, deri më datë 15 Gusht 2019, ora 24:00, pranë adresës së e-mail info@qualityjournalism.com.al

Shkarko formularin e aplikimit me termat financiar të  bashkëpunimit, listën e detajuar të kritereve dhe informacioneve për zhvillimin e artikullit:

FORMULARI-I-APLIKIMIT

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *