Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

A është të ecurit sekreti i të pasurit ide kreative dhe origjinale?

Ne duhet të ndjekim gjurmët e shumë mendimtarëve të mëdhenj dhe të përfshijmë shëtitje të vazhdueshme në jetën tonë.

Ecja ka qenë një temë e nxehtë në TreeHugger që nga fillimi i saj, pesëmbëdhjetë vjet më parë. Lloyd e advokon të ecurën si një alternativë të shëndetshme, të gjelbër kundrejt ngasjes së makinave dhe një konsideratë kritike në hartimin urban; ai madje e quan veprim klimatik. Melissa shkruan për përfitimet shëndetësore, si ajo ndikon në  jetëgjatësi, ofron ushtrime të vlefshme dhe përmirëson cilësinë e jetës së një personi. Tani është radha ime dhe unë, së fundmi, jam i magjepsur nga mënyra si të ecurit nxit mendimin krijuese dhe idetë origjinale.

Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm se disa mendimtarë të famshëm si Henry Thoreau, Friedrich Nietzsche dhe Charles Darwin kanë kaluan sasi të konsiderueshme të kohës duke ecur, por derisa fillova të lexoja librin e Cal Newport, “Minimalizmi Digjital” (Digital Minimalism), unë nuk isha i vetëdijshëm se sa lidhej zakoni i të ecurit me krijimtarinë e tyre.

Ndërsa Newport thotë se “këta shëtitës historikë e ‘përqafuan’ aktivitetin për arsye të ndryshme”, shëtitjet lejuan vetminë që kërkon truri i njeriut në mënyrë që të lulëzojë. Ai e përkufizon vetminë si “liri nga inputi i mendjeve të tjera, pasi është pikërisht kjo mungesë reagimi ndaj rrëmujës së qytetërimit që mbështet të gjitha këto përfitime.”

Këta burra ishin larg nga të vetmit njerëz që i vlerësonin shëtitjet e tyre. Abraham Lincoln kërkonte vetminë në ‘vilën’ e tij, që tani është “Azili i Forcave të Armatosura” dhe kalonte kohë duke u endur nëpër terren teksa përgatiste mendimet e tij dhe kujt do t’i adresoheshin ato. Wendell Berry eci për periudha të zgjatura kohore për të qartësuar mendimet e tij. Poeti francez Arthur Rimbaud ndërmori shumë pelegrinazhe, dhe T.S. Elioti kompozoi poezi teksa endej në këmbë. Zhan-Zhak Ruso dikur tha: “Unë kurrë nuk bëj ndonjë gjë, por kur eci; fshati është studimi im”. Matematikani irlandez William Rowan Hamilton ka ecur çdo ditë për shtatë vjet, duke medituar të njëjtin problem matematikor, derisa ai doli me një sistem numrash të quajtur “quaternions”, i cili ka qenë thelbësor në zhvillimin e telefonave celular. Aristoteli mbajti leksione gjatë ecjes, dhe Darvini thuhet se shëtiste në mënyrë ekuivalente me numrin e orëve që ai punonte.

Është pra e përshtatshme që “The Guardian” publikoi një artikull të quajtur “Është një superfuqi: si ecja na bën më të shëndetshëm, më të lumtur dhe më të zgjuar” gjatë së njëjtës javë që unë po “gëlltis” librin e Newport. Ai rrëmon në punën e neuro-shkencëtarit Shane O’Mara i cili beson se truri i njeriut është ‘moto-centrik’ dhe kërkon lëvizje në mënyrë që të funksionojë në formë optimale. O’Mara i tha Amy Fleming (ndërsa po shëtiste, natyrisht),

“[Ne e dimë] nga literatura shkencore, që t’i bësh njerëzit të përfshihen në aktivitete fizike përpara se ata të përfshihen në një veprimtari krijuese është shumë e fuqishme. Koncepti im – dhe ne duhet ta provojmë këtë – është që aktivizimi që ndodh në të gjithë truri gjatë zgjidhjes së problemit bëhet shumë më i madh, pothuajse si një aksident gjatë ecjes, duke kërkuar shumë burime nervore.”

Artikulli është plot me fakte të tjera mahnitëse, si: ndikimi i të ecurit në tiparet e personalitetit përgjatë dekadave (“ata që lëvizin më pak treguan ndryshime regresive të personalitetit, duke rezultuar jo mirë në  aspektet pozitive si çiltërsia, të qenit të hapur (ekstrovertë) dhe pajtueshmëria”); duke reduktuar nivelin e depresionit; duke nxitur shërimin e trurit pas dëmtimit; duke përmirësuar kujtesën dhe të mësuarit. O’Mara thotë,

“Një nga superfuqitë e mëdha të anashkaluara që ne kemi është se, kur ngrihemi dhe ecim, shqisat tona gjallërohen. Ritmet që më parë do të ishin të qeta befas vijnë në jetë, dhe mënyra se si ndërvepron truri me trupin tonë ndryshon.”

Tingëllon sikur të ecësh është gjëja më e afërt me zgjidhjen ideale për të gjitha problemet e jetës – nga emetimet e gazrave serë dhe ndryshimi i klimës, deri te siguria urbane dhe bllokimi i trafikut, deri tek shëndeti personal dhe fitnesi, dhe tani tek aftësia mendore, kapaciteti, të qenit brilant dhe origjinal. Ne duhet të ndjekim shembullin e këtyre pararendësve mbresëlënës, t’i lidhim këpucët dhe “të përqafojmë të ecurën si një burim i vetmisë me cilësi të lartë”. Bëni ashtu siç thotë Newport dhe lini telefonin pas.

Citizens Channel /E.N/ 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *