Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Liria e fjalës dhe privatësia shuhet në të gjithë botën

Qeverisjet autokratike, rritja e kontrollit të medias dhe përdorimi i mbikëqyrjes  prek thuajse gjysmën e popullsisë globale, studimet gjetën.

Pothuajse gjysma e njerëzve në botë po jetojnë në vende ku liria e tyre e fjalës dhe e drejta e privatësisë po shkatërrohet, studiuesit kanë zbuluar. Regjimet totalitariste (“Strongman” regimes) që kërkojnë të shtypin zërat kundërshtues dhe të forcojnë fuqinë politike po monitorojnë gjithnjë e më shumë qytetarët përmes teknologjisë, duke goditur protestat dhe duke burgosur gazetarë, bazuar kjo në rankimin e 198 vendeve rreth çështjeve që  përfshijnë mbikëqyrje masive dhe të dhënat private.

Raporti, i publikuar  të enjten nga kompania analitike e rreziqeve globale “Verisk Maplecroft”, zbuloi se rreth 3.38 miliard njerëz, ose afërsisht 46% e popullsisë në rang global  jetojnë në shtete që konsiderohet se janë në “rrezik ekstrem” për sa i përket të drejtës së privatësisë dhe lirisë së shprehjes.

Nga 198 vende, 58 u kategorizuan si “rrezik ekstrem” kur bëhet fjalë për të drejtën e e qytetarëve për privatësi, një rritje prej 9% nga niveli i vitit 2017.

I njëjti numër shtetesh u rankua në “rrezik ekstrem” tek raportin e lirisë së mendimit dhe indeksit të shprehjes. Rritja nga 52 në 2017-tën në 58 përgjatë 2018-tës prezantuan një rritje prej 11%.  Sidoqoftë, vetëm 28 vende u identifikuan si “rrezik ekstrem” në indeksin e qeverisjes demokratike, i cili identifikon dhe mat regjimet autoritare. Shifrat paraqesin një trend “shqetësues” në erozionin global të të drejtave dhe lirive që shkon “përtej shteteve më autokratike”, thuhet në raport.

“Kjo na tregon se më shumë vende tani kanë prioritet kontrollin e narracionit publik dhe shtypjen e zërave kundërshtuese sesa të drejtat e qytetarëve.”

Raporti vë në pah Kamboxhian, ku zgjedhjet kombëtare vitin e kaluar bënë që Hun Sen, i cili ka qenë kryeministri i vendit për 34 vjet, të godasë “lajmet e rreme” duke gjobitur shkelësit dhe duke i burgosur për dy vjet. Hun Sen gjithashtu ka shtypur zërat kundërshtues në internet duke shtrirë në kohë mbikëqyrjen online dhe ka urdhëruar që të gjithë të dhënat në internet të tejçohen përmes një qendreje shtetërore të menaxhimit të të dhënave.

Sipas raportit, Kina kishte pikët më të ulta në total, si për lirinë e shprehjes ashtu edhe të drejtën për privatësi. Banim për një të pestën e përdoruesve të internetit në botë, vendi tashmë përballet me kufizimet më të rënda të internetit. Sidoqoftë, studimi paralajmëron ndikimin  e prezantimit kontravers të  sistemit socio-ekonomik (Social credit system)- një mbikqyrje e popullsisë dhe programin e Inteligjencës Artificiale (AI programme) që u japin pikë qytetarëve bazuar në sjelljen e tyre sociale, politike dhe ekonomike- që mund t’i marrin brenda dhe jashtë kufijve të shtetit.

Në Turqi, më shumë gazetarë u burgosën vitin e kaluar krahasuar me çdo shtet tjetër, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (Committee to Protect Journalists). Qeveria këtë javë shkatërroi më shumë se 300,000 libra që lidhen me grushtin e shtetit të dështuar në vitit 2016; vitin e kaluar, një raport nga fondacioni Pen (Pen foundation) zbuloi se 200 media dhe organizata botuese ishin mbyllur, 80 shkrimtarë i janë nënshtruan hetimeve dhe ndjekjeve penale dhe më shumë se 5.800 akademikë u hoqën  nga 118 universitete publike. 

Kamboxhia, Djibouti, Kenia, Somalia, Tanzania dhe Zambia të gjithë janë rënë në “rrezik ekstrem” përsa i përket të drejtës për privatësi.

Vendet që u klasifikuan si në “rrezik ekstrem” për lirinë e shprehjes përfshijnë Kirgistanin, Marokun, Mozambikun, Papua Guinenë e Re, Katarin, Ugandën dhe Venezuelën.

Sofia Nazalya, analiste e të drejtave të njeriut në kompaninë “Verisk Maplecroft’s”, tha se qëndrimi gjithnjë e më autoritar i Donald Trump mbi lirinë e medias rrezikon inkurajimin e sjelljeve të ngjashme në vendet e tjera ku liria e shprehjes dhe e drejta e privatësisë tashmë përbëjnë subjekt për t’u shqetësuar.

“Ajo që po ndodh me Trump-in dhe qëndrimet e tij anti-media është kontradiktore në mënyrën si ne mendojmë që një udhëheqës i një shteti demokratik duhet të veprojë dhe kjo na vendos para një precedenti të rrezikshëm ku shtetet e tjera janë më të hapura në të kritikuarin e shtypit” , tha Nazalya.

Raporti gjithashtu nënvizoi abuzimet e të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang të Kinës, ku rreth 1 milion Uighurs etnikë (minoritet turk i cili jeton në Azinë Qendrore dhe Lindore)  janë mbajtur në qendrat e paraburgimit. Raporti paralajmëron kompanitë shumëkombëshe rreth zinxhirit furnizues  me rroba nga kompanitë tekstile. Kina është prodhuesi më i madh i pambukut në botë, ku 3/4  prodhohet në Xinjiang, dhe industria ka qenë e lidhur me punën e detyruar.

Megjithatë, kompanitë që kërkojnë të pastrojnë zinxhirët e tyre të furnizimit mund ta shohin procesin jashtëzakonisht të vështirë, tha Nazalya.

“Të punuarit më standarde mund të rezultojë problematike për rajonin, pasi qeveria kineze me shumë gjasë do të bëjë që industritë prodhuese që  zhvillohen në rajon të jenë të paidentifikueshme nga zinxhirët e furnizimit. Kjo situatë është mjaft unike. Do të paraqesë një sfidë të vërtetë për kompanitë pasi ajo paraqet një çështje madhore reputacioni për ato që përfshihen.”

*Citizens Channel/ Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *