Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Edhe kur nuk i vret, plastika i dëmton shpendët ujorë

Një studim i ri shikon efektet jo-vdekjeprurëse të gëlltitjes së plastikes nga shpendët ujorë.

I famshmi Friedrich Nietzsche shkruante, afërisht: “Ajo që nuk më vret, më bën më të fortë”.

Fatkeqësisht, pavarësisht sa tërheqëse kjo shprehje mund të jetë për t’u shkruar në filxhanët e kafes, nuk duket se funksionon për shpendët ujorë kur bëhet fjalë për mbetjet plastike.

Ne e dimë që ndotja plastike dhe jeta e egër krijojnë një kombinim tragjik, por njohuritë tona të tanishme rreth ndikimin të tyre janë përgjithësisht të kufizuara në ato çfarë mund të shohim; imazhe të frikshme stomaku të zbrazur mbushur me copa plastike. Por, siç na shpjegojnë kërkuesit nga Instituti i Studimeve Detare dhe Antarktiku (the Institute for Marine and Antarctic Studies -IMAS) bashkëveprimet me mbeturinat rezultojnë në efekte më pak të dukshme dhe të keq dokumentuara, dhe si pasojë, ndikimi i vërtetë i plastikës është nënvlerësuar.

Duke pasur këtë parasysh, IMAS vendosi të hetojë se si gëlltitja e plastikës po dëmton zogjtë që kanë arritur të mbijetojnë.

Studimi i drejtuar nga doktoreshë Jennifer Lavers, nga IMAS, dhe botuar në revistën “Shkenca Mjedisore & Teknologjia” (Environment Science & Technology) zbuloi se gëlltitja e plastikës mund të ketë një ndikim negativ të konsiderueshëm.

Studiuesit e IMAS bashkëpunuan me shkencëtarë nga Muzeu i Lordëve Howe në Ishull (Lord Howe Island Museum) dhe Muzeu i Historisë Natyrore në Mbretërinë e Bashkuar, për të analizuar mostrat e gjakut dhe plastikës të mbledhura nga shpendët fluturues në ishullin Lord Howe.

“Llojet e shpendëve ujorë  po pakësohen në të gjithë zonën perëndimore të Oqeanit Paqësor dhe në bregdetin jugor të Australisë Perëndimore,” thanë Lavers. “Gëlltitja e plastikës ka ndikuar në këtë rënie por mekanizmat me anë të së cilave ata ndikojnë këta shpendë janë nuk janë kuptuar plotësisht”.

“Studimi ynë zbuloi se zogjtë që gëlltisin plastikë u zvogëlohet nivelin e kalciumit në gjak, përmasat e trupit, gjatësia e krahut, gjatësia e kokës dhe gjatësia e sqepit,” tha ajo. “Prania e plastikës gjithashtu ndikoi negativisht në funksionimin e veshkave të shpendëve, duke shkaktuar një përqendrim më të lartë të acidit urik, kolesterolit dhe enzimat e tyre”.

Çuditërisht, ata zbuluan se sasia e plastikës që hahet nuk lidhet domosdoshmërish me dëmin e bërë; vetëm prania e saj mjafton për të shkaktuar dëm, pavarësisht nga sasia.

“Të dhënat tona nuk treguan një lidhje të konsiderueshme midis vëllimit të plastikës së gëlltitur dhe shëndetit të individëve, duke sugjeruar që çdo gëlltitje plastike është e mjaftueshme për të dhënë ndikim. Deri më tani ka pasur informacione të pakta për përbërjen e gjakut të shpendëve ujorë,  shumë prej të cilëve janë identifikuar si specie në rrezik zhdukjeje “.

“Të kuptuarit se si llojet e ndryshme të shpendëve detarë ndikohen është gjithashtu e ndërlikuar edhe nga fakti se ata kalojnë pak kohë në tokë apo në koloni të shumimit, dhe shumica e vdekjeve ndodhin në det, ku shkaqet e vdekjes shpesh nuk dihen. Gama e ndërlikuar e çështjeve me të cilat përballen shpendët ujore – nga humbja e habitatit dhe ndryshimet klimatike  deri në peshkim dhe ndotje detare – e bëjnë të domosdoshme që ne të kuptojmë më mirë ndikimin e sfidave të veçanta siç janë mbetjet plastike”, tha Dr Lavers.

*Citizens Channel/ Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *