Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

1 mjek për 100 mijë banorë, Shqipëria me numrin më të ulët të psikiatërve në rajon

Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka gjithsej 25 mjekë psikiatër. Mjekët psikiatër janë të specializuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes mendore. Nëse do të llogarisnim numrin e mjekëve për 100 mjë banorë, sipas Eurostat ,rezulton se Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, ka vetëm 1 mjek psikiatër për 100 mijë banorë. Numrin më të madh të mjekëve për 100 mijë banorë në Europë e ka Gjermania, konkretisht me 27 mjekë psikiatër.

Në vitin 2016, kishte rreth 92 mijë psikiatër në 26 shtetet anëtare të BE-së. Duke u përllogaritur kështu midis 7.6 dhe 27.3 psikiatër për 100 000 banorë, me numrin më të madh të psikiatërve në krahasim me madhësinë e popullsisë në Gjermani dhe më të ultat në Bullgari.

I fundit në listë për numrin e mjekësve psikiatër, pas Shqipërisë renditet Turqia, me 5 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë. Maqedonia e Veriut numëron 9 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë, Mali i Zi 11 mjekë psikiatër, Serbia 13 mjekë psikiatër.

Ndërsa vendet me numrin më të madh të mjekëve psikiatër janë Zvicra, me përkatësisht 51 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë, Lihtenshtajni, 35 mjekë psikiatër, Gjermania me 27 mjekë psikiatër, Islanda me 26 mjekë psikiatër dhe Norvegjia me 24 mjekë psikiatër.


Në Shqipëri gjatë vitit 2018 sipas të dhënave nga INSTAT, ka 635 shtretër në shërbimin spitalor për shëndetin mendor. Ndërsa stafi mjekësor i kualifikuar ka qenë i përbërë nga 25 mjkeë, 172 infermier dhe 16 psikologë, sipas raportit të publikuar në Instat.

Nevoja për medikamente qetësuese në rritje

Sipas Monitor.al të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë një rritje të importeve të barnave qetëuese. Kjo shpjegon edhe rritjen e depresionit, ku sipas Instat 60-70% e të rriturve në Shqipëri kanë përjetuar sëmundjen e depresionit. Sipas revistës Monitor.al importet për medikamentet Loram, Xanax dhe Citolex janë rritur me 6-17% në vitin 2016, ndërkohë që kanë qenë të larta edhe në dy vitet paraardhëse. Janë  zhdoganuar 195,137 pako Loram (2.5 miligramë) ndërsa me ritme dyshifrore (11%) janë rritur edhe importet e Xanax-it dhe rritje 6% edhe ato të Ciltolex-it.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *