Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Fajësoni njerëzit për nisjen e zjarreve në Amazonë- thonë ambientalistët

Nga:Jessie Yeung/CNN

 (CNN) Amazona po digjet – dhe me shumë gjasë duhen fajësuar njerëzit

Organizatat dhe studiuesit mjedisorë thonë se zjarret e mëdha që po djegin pyjet në Brazil u shkaktuan nga fermerët dhe druprerësit të cilët duan ta pastrojnë dhe shfrytëzojnë tokën, të inkurajuar nga presidenti pro-biznes i vendit.

“Pjesa dërrmuese e këtyre zjarreve janë të shkaktuara nga njerëzit”, tha Christian Poirier, drejtori i programit të organizatës jofitimprurëse “Amazon Watch”. Ai shtoi se edhe gjatë sezoneve të thata, Amazona – një pyll me lagështi – nuk bie lehtësisht pre e zjarreve, ndryshe nga livadhet e thatë në Kaliforni apo Australi.

“Fermerët dhe blegtorët e kanë përdorur prej kohësh zjarrin për të pastruar tokën”, tha Poirier, “dhe me shumë mundësi ata qëndrojnë pas numrit jashtëzakonisht  të lartë të zjarreve sot në Amazonë”

Qendra Kombëtare e Kërkimit Hapësinor (INPE) tha këtë javë se numri i zjarreve në Brazil është 80% më i lartë se vitin e kaluar. Më shumë se gjysma po ndodhin në rajonin e Amazonës, duke shkaktuar probleme serioze për mjedisin lokal dhe ekologjinë.  

Pylli i Amazonës prodhon rreth 20% të oksigjenit në botë, dhe shpesh quhet “mushkëria e planetit”. Sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra (World Wildlife Fund),  në rast se dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme, ajo mund të fillojë të emetojë karbon – ndikuesin kryesor në ndryshimet klimatike.

Ministri i mjedisit, Ricardo Salles, ka postuar ditën e mërkurë një reagim në Twitter , duke thënë se zjarret janë shkaktuar nga moti i thatë, era dhe nxehtësia. Por meteorologu i CNN-it, Haley Brink tha që zjarret janë “përfundimisht të shkaktuara nga njeriu” dhe nuk mund t’iu atribuohen shkaqeve natyrore si goditjet e rrufeve.

The scale of the Siberian wildfires is underlined by this animation of the huge area of the smoke cloud: more than 5 million km².
For comparison, the EU is about 4.5 million km² and the contiguous US about 8.1 million km².
(Via @anttilip of @IlmaTiede)pic.twitter.com/RDhntqaDEO

— WMO | OMM (@WMO) August 12, 2019

Zjarret e këtij viti i përshtaten një modeli sezonal agrikulturor të instaluar, tha Brink. “Është koha më e mirë për të ndezur zjarre sepse bimësia është e thatë. [Fermerët] presin sezonin e thatë dhe ata fillojnë të djegin dhe pastrojnë zonat në mënyrë që bagëtitë e tyre të kullosin. Dhe kjo është ajo që ne dyshojmë se po ndodh atje.”

Kulmi i thatësirës sezonale pritet të jetë në shtator, shtoi ajo.

Në krahasim me vitet e shkuara, shkatërrimi këtë vit është “i paprecedent”, tha Poirier.

Ambientalistët po fajësojnë Presidentin brazilian Bolsonaro

Organizatat, aktivistët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale në të gjithë botën kanë reaguar të alarmuar ndaj lajmit. #PrayForTheAmazon (#LutuPërAmazonën) dhe variacione të tjera të hashtag-ut po kthehen në trende globale  në Twitter, me qindra mijëra tweet-e. Teksa imazhet dhe lajmet për zjarrin përhapen, shumë po kërkojnë përgjegjësi nga Presidenti brazilian Jair Bolsonaro.

Kur Bolsonaro po kandidonte për president, ai premtoi gjatë fushatës se do të rindërtojë ekonominë nëpërmjet eksplorimit të potencialit ekonomik të Amazonës. Tashmë, organizatat mjedisore thonë se ai ka inkurajuar fermerët, blegtorët dhe druprerësit të shfrytëzojnë dhe djegin pyjet si kurrë më parë, pa një sens ndëshkueshmërie.

Në një deklaratë, Amazon Watch (Amazon Watch është në organizët jofitimprurëse e cila ka si qëllim të mbrojë pyllin e Amazonës dhe banuesit indigjen të saj*) u bëri më dije mediave të njohura lokale se javën e kaluar, fermerët kishin organizuar  dhe koordinuar “ditët e zjarrit” për t’i vënë zjarrin tokës për qëllime agrikulturore, të frymëzuar nga retorika e Bolsonaros.

Zjarret janë “thjesht simptoma më e dukshme” e politikave të Bolsonaro dhe “pasqyrojnë papërgjegjësinë e presidentit”, deklaron rrjeti i Vëzhguesve të Klimës në një deklaratë ditën e mërkurë.

Bolsonaro i cili është pro-biznesit, ka kufizuar  Agjencinë e Veprimeve ndaj Mjedisit në Brazil me një ulje të buxhetit prej 23 milion dollarësh – të dhënat zyrtare të dërguara në CNN nga Vëzhguesit e Klimës tregojnë se operacionet e kësaj agjencie kanë pësuar rënie që kur Bolsonaro ka marrë detyrën.

Dhe vetëm disa javë më parë, drejtori i INPE u pushua nga puna pas një përplasjeje me presidentin, pasi kishte mbrojtur të dhënat satelitore që treguan se shpyllëzimi ishte 88% më i lartë në qershor sesa një vit më parë, të cilat Bolsonaro i kategorizoi si “gënjeshtra”.

Bolsonaro, i cili më parë ka thënë se nuk është “Kapiteni Motorsharrë” (nofkë e vendosur atij në Brazil*) duke iu referuar  shpyllëzimit të Amazonës, ka hedhur poshtë akuzat e përgjegjësisë rreth zjarreve. Të mërkurën, ai spekuloi se zjarret në Amazonë mund të jenë shkaktuar nga organizatat jofitimprurëse që vuajnë nga mungesa e fondeve, për të “gjeneruar vëmendje negative kundër meje dhe kundër qeverisë braziliane”.

Poirier paralajmëron se “mosvënia e ujit në zjarr” ndaj djegieve mund të inkurajojë fermerët të djegin më shumë, “rrëmbyesit e tokës” i inkurajon të zaptojnë në mënyrë joligjore, t’i ndajnë apo t’ua shesin tokat blegtorëve. Ka pasur më përpara përpjekje për t’i frenuar këto “mafie” të pyjeve- por përpjekjet janë të rralla dhe shpesh hasen me kundërshtim të fortë publik.

Gjatë gjithë kohës, Amazona po  afrohet drejt një katastrofe potenciale.

“Amazona është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen tonë, për aftësitë tona për të parandaluar më të keqën e ndryshimeve klimatike”, tha Poirier. “Kjo nuk është hiperbolë. Ne po shkojmë drejt një shkatërrimi të pallogaritshëm- jo thjesht për Amazonën por për të gjithë planetin tonë”.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *