Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i OSBE-së rreth zgjedhjeve të 30 qershorit: “Mediat kryesore; mbulim të polarizuar ndaj partive të mëdha”

Raporti nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut (ODIHR) u bë publik disa ditë më parë ku paraqiten të dhënat rreth zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 . Një numër i lartë parregullsish janë dokumentuar gjatë asaj dite dhe janë hartuar një sërë rekomandimesh si ky proces mund të përmirësohet duke pasur në fokus garantimin e së drejtës të votës së lirë dhe të fshehtë.

Një hapësirë të madhe e raportit i është dedikuar medias dhe lirisë së saj. Është ngritur shqetësimi se lidhjet e ngushta të pronarëve të medias me partitë politike kanë bërë që ato të funksionojnë si platforma lobimi. Dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve dhe retorika sulmuese ndaj tyre është nënvizuar në raport.

Në mungesë të vetë-rregullimit efektiv dhe me kushte të pasigurta pune, gazetarët mbesin vulnerabël ndaj presionit dhe shpesh i drejtohen vetë-censurimit. Frikësimi, ngacmimi dhe sulmet ndaj gazetarëve, ndërsa dënohen nga autoritetet, rrallë hetohen dhe ndiqen penalisht, duke krijuar një atmosferë pandëshkueshmërie“,  tregon raporti.  

Vëzhgimet e OSBE/ODIHR me dije se Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH)  është pjesërisht e varur nga fondet e shtetit dhe kjo ngre dyshime rreth paanshmëritë në transmetimet televizive. Në sajë të procesit të digjitalizimit, Radio Televizioni Shqiptar është zgjeruar ndjeshëm, duke u transmetuar në 12 kanale. Ajo supervizohet nga grupi drejtues prej 11 anëtarësh të zgjedhur nga parlamenti. Gëllçi, drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, ishte kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit” ku sipas raportit anon nga Partia Socialiste. Ai gjithashtu ka shërbyer si drejtues i Departamentit të Informacionit gjatë qeverisjeve në periudha të ndryshme kohore nga partia tashmë në pozitë. Vetë raporti thekson se pozitat drejtuese nuk duhet t’u jepen personave të cilat kanë lidhje ta qarta politike.

Një fokus dhe rëndësi e madhe i është vendosur paketës së ligjit Anti-shpifje duke theksuar se Kushtetuta dhe legjislacioni e garantojnë të drejtë e lirisë së shprehjes dhe ndalojnë censurimin. Ata bëjnë me dije se OSBE e ka kritikuar edhe më parë këtë paketën, e cila nuk është pritur mirë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, vijon më tej raporti.

Gjetjet e vëzhgimit theksuan se lajmet dhe emisionet patën një mbulim të madh të krizës politike duke u fokusuar tek shkëmbimet e ashpra mes drejtuesve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Kjo gjë ka çuar në limitimin e mundësisë së votuesve për t’u informuar rreth kandidatëve, veçanërisht ata jashtë kryeqytetit.

Është vijëzuar gjithashtu mbulimi i madh mediatik i kryebashkiakut të rizgjedhur të Tiranës, Erion Velias, i cili ishte kandidat nga Partia Socialiste. 

Mediat kryesore dhe më të ndjekurat në Shqipëri; TV Klan dhe Top Channel kanë mbuluar gjerësisht lajmet që lidhen me dy partitë kryesore. Respektivisht, raporti nxjerr në dritë se dy mediat e lartpërmendura kanë pasur mbulimin pozitiv apo neutral kundrejt Partisë Socialiste ndërsa Partia Demokratike u mbulua në formë negative apo neutrale.

Në kontrast, Partia Demokratike është portretizuar pozitivisht ose në formë neutrale nga News 24 dhe e anasjellta ka ndodhur për Partinë Socialiste. Media tjetër e ndjekur, Vizion Plus, ka pasur paraqitje më të balancuar të dy partive kryesore, duke anuar nga PD-ja e cila është paraqitur pozitivisht ose në formë neutrale, ndërkohë PS-ja është shfaqur në mënyrë të balancuar, duke pasur mbulim të të dyja kaheve, sqaron raporti.

Emisionet politike në News 24 ishin kritikuese ndaj partisë pozitare, gjë e cila ka ndodhur edhe me emisionin “Opinion” në TV Klan, na informon raporti. Në emisionet e tjera politike në televizionin Vizion Plus, kohë e dedikuar ndaj Partisë Socialiste është dyfish krahas asaj të dedikuar ndaj Partisë Demokratike, me ton neutral ndaj dy partive kryesore.

Raporti vë në pah edhe mungesës së vëmendjes mediatike ndaj grave kandidate në fushatë. Edhe pse një numër i madh i kandidatëve ishte gra, mediat private i dedikuan atyre 3-11% të mbulimit. Edhe RTSH-1 gjithashtu ofroni mbulimin mediatik më të madh për figurat mashkullore në politikë por krahas mediave të tjera ata i dhanë hapësirë më shumë grave kandidate, rreth 17%.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *