Cila është rëndësia e vërtetë e peticionit klimatik drejtuar OKB-së, e firmosur nga 16 fëmijë

Zoya Teirstein/Grist.org 

Të hënën, një grup prej 16 fëmijëve, duke përfshirë edhe Greta Thunberg, nënshkruan një peticion kundër pesë kombeve nën Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. “Drejtësia e Tokës”, organizata ligjore për mjedisin e cila përfaqëson fëmijët, pretendon se peticioni është e para në sojin e saj. Disa media e kanë quajtur këtë lëvizje si diçka historike, që sjell “potencialisht një ndryshim botëror”, dhe kjo është konsideruar gjerësisht si një padi.

Peticioni është padyshim një hap mbresëlënës, por nuk është as inovatore dhe as një proces gjyqësor. Dëshironi ta kuptoni se çfarë në të vërtetë nënkupton ky peticion dhe si mund të sjellë një ndryshim? Vazhdoni leximin.

Konventa për të Drejtat e Fëmijëve është një traktat ndërkombëtar për të drejtat e njeriut i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organzita e Kombeve të Bashkuara (OKB) në 1989. 196 vendet që e ratifikuan atë, përfshirë çdo anëtar të OKB-së përveç SH.B.A-së. Traktati krijon një seri prej 12 masash mbrojtëse që synojnë të sigurojnë shëndetin, lumturinë dhe sigurinë e njerëzve 18 vjeç e poshtë.

16 fëmijët që e çuan peticionin tek OKB-ja këtë javë po argumentojnë se të drejtat e tyre siç përcaktohen në traktat po shkelen nga qeveritë botërore pasi nuk po bëjnë aq sa duhet për të luftuar ndryshimin klimatik. Me fjalë të tjera, temperaturat në rritje po dëmtojnë të drejtat e fëmijës. Subjektet e ankesës? Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania dhe Turqia. Fëmijët nuk duan dëmshpërblim monetar; ata duan që vendet të ndërmarrin veprime konkrete për të ndaluar ndryshimin klimatike.

Për të qenë i drejtë, peticioni është unik në të paktën një mënyrë: Kjo është hera e parë që një ankesë është ngritur para Organizatës së Kombeve të Bashkuara për temën e ndryshimit klimatik nën Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Por nuk është ankesa e parë juridike e këtij lloji. Aktivistët e klimës në të gjithë botën, përfshirë një nga fëmijët e që bën pjesë në këtë rast, kanë ndërmarrë veprime juridike të lidhura me të drejtat e njeriut kundër vendeve të lindjes, të përmendura më sipër.

Është një peticion i firmosur nga qytetarët e Ishujve Torres Srait së bashku me Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kundër Australisë, një hetim që po zhvillohet nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Filipinë rreth një peticioni të ngritur nga qytetarët kundër kompanive të karburanteve fosile. Ka një numër kërkesash të ngjashme të paraqitura.

Ajo që të gjitha këto raste kanë të përbashkët është se ata po kërkojnë në formë ultimatumi një deklaratë rreth detyrimeve të shteteve ose në një rastet e sjella- korporatat, për të adresuar ndryshimin e klimës sipas ligjit të të drejtave të njeriut“, tha Mike Burger, drejtori ekzekutiv i Qendrës Ligjore për Ndryshimet Klimatike në Universitetin e Kolumbias. “Kjo është një çështje me rëndësi madhore. A do të ndryshojnë mënyrat apo do ndryshojnë botën?”, pyeti ai. Jo tamam.

Sekretari i Konventës për të drejtat e Fëmijës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ka ndonjë autoritet detyrues mbi këto qeveri kombëtare“, shpjegoi Burger, “kështu që vendimi nuk do t’i detyrojë, fjalë për fjalë, këto vende të bëjnë ndonjë gjë të veçantë“. Gjithsesi, theksoi Burger, peticioni ka një “efekt të fuqishëm retorik“. Ai “thekson atë që po diskutohet“.

Peticioni i ri drejtuar OKB-së është sigurisht simbolikisht i fuqishëm. Por bëhet edhe më mbresëlënëse kur e shikon në një këndvështrim më të gjërë: të rinjtë dhe popullsitë e tjera të rrezikuara po përdorin çdo mjet në dispozicion për t’u përpjekur t’i detyrojnë zyrtarët e tyre të veprojnë kundrejt ndryshimeve klimatike. Dhe vlen për të përmendur valën e padive ndaj përgjegjësinë ligjore ndaj klimës – një lloj rasti tjetër gjyqësor, në të cilin qytetet, shtetet dhe madje një grup peshkatarësh kanë paditur Big Oil për shkaktimin e krizës klimatike – proces i cili vazhdon ende për momentin. Nëse ka diçka për t’u mbajtur mend nga zhvillimet më të reja në OKB, është që emituesit kryesorë duhet të fillojnë të përmirësojnë ekipet e tyre ligjore: fëmijët, qytetet, shtetet, peshkatarët etj., janë duke ardhur drejt tyre. Shumë shpejt, njëri prej tyre mund të fitojë.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj