Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

INSTAT: Sa janë të rinjtë shqiptarë që braktisin shkollën? Të fundit në Evropë për të mësuarit gjithë jetën

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT 17.4% e të rinjve nga mosha 18-24 vjec e kanë braktisur pjesëmarrjen në shkollë gjatë vitit 2018. Kjo rënie e pjesëmarrjes së të rinjve në arsim ka nisur që në vitin 2013 ku pjesëmarrja ka qenë 30.6%. Ndërsa në vitin 2014 përqindja e pjesëmarrjes arrin në 26%, për ta vazhduar me 21.3% në 2015, 19.6% në 2016 dhe 2017, e cila qëndroi konstante në këto dy vite.

Krahasuar me 10 vite më parë, numri i të rinjve që largohen nga edukimi është dy herë më i vogël. Në vitin 2009, përqindja e të rinjve që largoheshin më herët nga arsimi ka qenë 35.5%.

18.3% e të rinjve që u larguan nga edukimi për vitin 2018 janë djem, ndërsa 16.4% janë vajza.

Krahasuar me vitet më herët, sa u përket djemve, shifrat e larta të rënies së shkollës nisin që në vitin 2012, me 31.8% të pjesëmarrjes, në vitin 2013 me 30.7%, viti 2014 me 26.1%, viti 2015 me 22.9%, viti 2016 dhe 2017 kanë qëndruar konstantë me 21.6% .

Sa u përket largimit nga shkolla të vajzave rënia drastke ka filluar në vitin 2013 me 30.6%, për të vazhduar më pas në vitin 2014 me 25.9%, viti 2015 me 19.6%, viti 2016 me 17.3% dhe viti 2017 me 17.2%.

Arsimi cilësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm i tij është një prioritet kryesor i vendosur ë Traktatet Evropiane. Është Agjenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2015 e cila ka ndikuar në përpjekjet globale për arsim cilësor. Qëllimi kryesor i Agjendës është eleminimi i pabarazive gjinore në arsim dhe qasja e barabartë në të gjitha nivelet e arsimit dhe formimit professional përfshirë këtu personat me aftësi të kufizuar dhe fëmijët në situate të cënueshme, deri në vitin 2030.

Të mësuarit gjatë gjithë jetës

82 është numri total në vitin 2018 i personave të cilët morën pjesë në të mësuarit e organizuar (një vit para moshës fillestare zyrtare). I ndarë në djem e vajza kjo shkallë ndryshon përkatësisht në 83.5% djem dhe 80.4% vajza.

Ndërkohë krahasuar me një vit më herët pjesëmarrja e përgjithshme në vitin 2017 ka qenë 96, nga të cilët 97.7% e përbënin djemtë dhe 94.3 % e përbënin vajzat.

Vetëm 0.9% e shqiptarëve të moshës 25-64 vjec vazhdojnë të mësojnë gjatë gjithë jetës së tyre, shifër kjo e vitit 2018, duke qenë një shifër mjaft e ulët në krahasim me vendet e tjera Europiane. Shifrën më të lartë të mësimit gjatë gjithë jetës shqiptarët e kanë në vitin 2008, referuar shifrave të INSTAT, me përkatësisht 2.4% të pjesëmarrjes.

Nga kjo pjesëmarrje, për vitin 2018 burrat zënë 1.1%, ndërsa gratë 0.8%.

*Citizens Channnel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *