Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Fermerët në protestë: “Bashkë me domatet po kalben edhe shpresat”

Ditën e djeshme u zhvillua protesta e radhës nga fermerë dhe prodhues në zonën e Lushnjës të cilët u mblodhën për të marshuar nën thirrje të ndryshme, me qëllimin e paraqitjes të nevojës së tyre për subvencion dhe krijimin e hapësirave të përshtatshme ku mund të tregtojnë prodhimet lokale. Kjo protestë u organizua  nga shoqata “Fermerët të Myzeqesë” dhe ishte paralajmëruar disa ditë më parë nëpërmjet një letreje e cila parashtron 5 kërkesa që lidhen me përmirësimin e situatës aktuale të tregut.

Edhe më herët situata dhe pakënaqësitë e vazhdueshme i kanë nxjerrë fermerët në protestë, të cilët në muajin prill të këtij viti derdhën qumështin dhe produkte të tjera në rrugë, pasi e kishin bllokuar atë. Ata janë shprehur se gjendja aktuale po e dëmton prodhimin vendas, po favorizon importin dhe po i shtyn fermerët drejt humbjeve graduale deri në falimentim.

Në vendin e prodhimit, domatja shitet me 10 lekë. Në Tiranë, tiranasi e blen 100 lekë kilen. U dashkan 90 lekë shpenzime për ta marrë nga Torovica për ta çuar në Tiranë domaten?”, shprehet më herët një protestues i datës 7 tetor. Ai artikulon se produktet po shiten nën kosto dhe se kjo shumë shpejt do çojë na falimentimin e tyre teksa kishin bllokuar aksin Lushnjë-Berat.

Fermerët kërkojnë që qeveria t’u rimbursojë humbjet që vinë si pasojë e motit të keq. Ata theksojnë se çmimi i lartë i karburantit dhe marrja e pakët e fitimeve po i shtyn edhe më tej në falimentim. Ata gjithashtu kërkojnë të kenë një treg për të shitur prodhimin, ngritjen e laboratorëve për të kryer analizat e tokës. Thirrja e tyre shkon drejt organeve ligjvënëse duke u kërkuar politika favorizuese dhe mbështetje nga strukturat shtetërore për zhvillim të mëtejshëm të aktiviteteve të tyre.

Produktet tona nuk shkon në asnjë vend. I prodhojmë dhe i hedhim në kanal. Kjo nuk është e drejtë“, vijon më tej një nga pjesëmarrësit i cili ishte i pranishëm gjatë protestës së fundit në Lushnjë.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *