Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studim: Duke synuar kushte të drejta pune; Shqyrtim i të ardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm

* Kliko në fund të faqes për të shfletuar studimin e plotë

Ky studim është kryer nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) dhe Citizens Channel në kuadër të projektit “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm (Reaching for fair labour conditions: Gazing at the future of Young and Prospective Journalists)”, një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe garantimin e të drejtave të profesionistëve të rinj të medias dhe studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, në fushën e marrëdhënieve të punës dhe internship-it.

Studimi në fjalë paraqet një panoramë të situatës dhe sfidave që hasin studentët dhe gazetarët e rinj. Kjo u arrit përmes një sondazhi kombëtar dhe një sërë intervistash me aktorët kryesorë të sektorit të medias që përfshin:

  • 492 studentë të gazetarisë/komunikimit nga katër rrethe të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër;
  • 49 gazetarë profesionistë;
  • 16 menaxherë/themelues të mediave përfshirë: televizione, gazeta dhe media online;
  • 4 drejtues të organizatave joqeveritare për median;

Pjesëmarrësit në sondazh dhe intervista u pyetën mbi përvojat e punësimit dhe internshipit, marrëdhëniet me punëdhënësit apo punëmarrësit si edhe njohuritë mbi mekanizmat ligjore dhe institucionale që shërbejnë për garantimin e të drejtave në punë, duke nxjerrë në pah një sërë rezultatesh shqetësuese:

  • 61% e studentëve të punësuar thonë se nuk kanë një kontratë të nënshkruar me Punëdhënësin;
  • 32% e studentëve të gazetarisë të punësuar me kohë të plotë në media thonë se nuk po paguhen rregullisht për punën e kryer;
  • 7% e gazetarëve profesionistë thonë se kanë pasur një periudhë prove para se të punësoheshin me kohë të plotë;
  • 4% e gazetarëve profesionistë thonë se nuk kanë pasur një kontratë të nënshkruar për periudhën e provës me punëdhënësin;
  • 5% e gazetarëve profesionistë thonë që nuk janë paguar për periudhën e provës;
  • 8% e gazetarëve profesionistë dhe 21% e studentëve të gazetarisë përgjigjen se ‘kanë pasur raste gjatë përvojave të punës, që kanë menduar se iu janë shkelur të drejtat’ por vetëm 11% e studentëve dhe 12.5 % e gazetarëve thonë se i kanë referuar diku shkeljet.

Një pjesë  e rëndësishme e këtij studim është edhe vështrimi i kuadrit ligjor mbi detyrimet, të drejtat dhe përfitimet e profesionistëve të rinj ose të ardhshëm të medias. Këto gjetje janë vendosur përballë praktikave më të mira të zbatuara në Shtetet e Bashkimit Evropian në rregullimin e praktikës së punës (internshipit) gjatë periudhës së studimeve akademike, apo në hapat e parë të karrierës. Analiza e gjetjeve të sondazhit kombëtar dhe të kuadrit ligjor nga ana e ekspertëve të projektit, shoqërohen me propozimin konkret përmes një projektligji për ndryshimin e Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” që synon të rregullojë aspektet e evidentuara si më problematike nga studimi duke përfshirë kohëzgjatjen dhe objektin e kontratave të internshipit si edhe autoritetet publike apo private që kanë të drejtën/detyrimin të sigurojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e tyre.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *