Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reagimet për ngjarjet tek unaza e re: “Ndal dhunës dhe arrogancës përballë mjerimit”

Orët e para të mëngjesit të sotëm shënuan përplasje të forta mes policisë dhe banorëve e aktivistëve që protestojnë në Unazën e Re, 13 persona po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës në brendësi të një lokali ku qëndronin protestuesit ndërsa sipas njoftimit zyrtar janë shoqëruar 10 protestues, mes tyre edhe pedagodun dhe aktivistin Ervin Goci.

Ngjarja vjen pas nisjes së aksionit të IKMT për prishjen e 33 banesave në këtë zonë, që do t’i hapin rrugë ndërtimit të lotit të parë të projektit të shumëpërfolur të Unazës së Re.

Ngjarjet e mëngjesit të sotëm kanë ngjallur reagimin e një sërë institucioneve, mes të cilëve Presidenti Ilir Meta, i cili e ka quajtur “arrogancë përballë mjerimit” dhe sjelljen e institucioneve shtetërore.
Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Edhe Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë thirrje për ndalim të konfliktit dhe respektim të të drejtave të njeriut, duke theksuar se “nuk mund të ketë interes madhor e të mirë kolektive, të themeluar mbi dhunimin e dikujt tjetër”.

Reagimi i plotë i Avokatit të Popullit:

Ngjarjet e sotme kanë sjellë reagimin jo vetëm të aktorëve politik dhe institucional. Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri e nis reagimin e saj duke thënë: “Dhuna sistemike mori sot formën e dhunës direkte te Astiri”. “Vetëvendosje” e vazhdon reagimin duke denoncuar parregullsitë e këtij projekti: “Korrupsioni, skandalet, parregullsitë dhe standardet e dyfishta e kanë karakterizuar të gjithë procesin e projektit të “Unazës së Re”. Një shtet i së drejtës nuk ndërtohet përmes një pushteti arbitrar me dhunë strukturore e direkte ndaj qytetarëve”.

Reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Edhe aktivistët e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit i janë bashkuar me kauzën e Unazës së Re:

Ata kanë dokumentuar nëpërmjet videove live në faqen në “Facebook” përplasjen me Policinë:

Organizata Politike në reagimin e saj ka bërë thirrje qytetarëve të solidarizohen me banorët e Unazës së Re: “Ajo që po ndodh sot me banorët e Unazës së Re është fati që pret mijëra të tjerë, sidomos familjet e varfra, i vetmi krim i të cilëve është se me sakrifica të mëdha kanë ndërtuar një strehë mbi krye. Mes shtëpive të tyre pritet të kalojnë ruspat e kontratave shumëmilionëshe që fitohen nga një grusht biznesmenësh”, vijon më tej reagimi

Reagimi i plotë i Organizatës Politike:

Nisma Thurje ka shpërndarë disa fotografi të përplasjes me një reagim që përmbyllet me këtë qëndrim: “Në Shqipëri, për qeverinë të jesh njeri i lirë, i ndershëm dhe i thjeshtë është krim.
Të jesh kriminel është normë”

Postimi i plotë i Nismës Thurje:

/Citizens Channel /l.k./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

One Response

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *