Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Minatorët e Bulqizës dhe fermerët e Fierit organizhen në sindikata

Pas muajve protesta që kulmuan me tubimin e datës 7 Nentor përpara Ministrisë së Bujqësisë,  fermerët kanë krijuar sindikatën e tyre.

Kundrejt faktit që i kishin afishuar pesë kërkesat zyrtare dhe kanë protestuar vazhdimisht gjatë muajve të fundit, zyrtarë të Ministrisë u shprehën se nuk janë në dijeni të kërkesave dhe kërkuan një përfaqësi për të dialoguar. Vetëm pak ditë më pas, fermerët krijuan Sindikatën e Fermerëve të Bashkuar, e cila synon plotësimin e pesë kërkesave të tyre.

Kjo sindikatë është ngritur në katër qarqe; Fier, Lushnjë, Berat, Elbasan dhe është regjistruar si sindikatë rajonale. Përfaqësuesit thone se deri tani janë anëtarësuar rreth 700 anëtarë dhe pritet të krijohen lidhje me rrethet e tjera për ta bërë atë një sindikatë kombëtare.

Krijimi i një strukture të tillë mbart një rëndësi të veçantë për fermerët pasi i kthen ata në grup interesi dhe kësisoj, është detyrim ligjor kryerja e konsultimeve me palët e interesit para miratimit të ligjeve që lidhen me bujqësinë, shprehet Eduard Sharka, një ndër themeluesit e sindikatës.

Kjo sindikatë është përfaqësia e një grupi interesi, që përbëjnë 50% të forcës së aftë për punë, që punojnë në sektorin e bujqësisë. Në momentin që kalojnë ligje në parlament që kanë lidhje me bujqësinë, është detyrim kushtetues që të konsultohen paraprakisht me grupin e interesit. Deri tani, fermeri i vërtetë dhe ai që është prodhuesi bazë nuk ka qenë i përfaqësuar në këto konsultime“, tregon ai.

Krijimi i sindikatës është pritur pozitivisht nga fermerët. Ata shprehen se do të jenë më të bashkuar dhe do t’i artikulojnë edhe më mirë problematikat e tyre lidhur me politikat aktuale dhe plotësimin e kërkesave të parashtruara nga vetë fermerët.

Janë produktet bujqësore ato që ulin të gjithë popullin tre herë në ditë në tavolinë. Prandaj, besoj dhe shpresoj që të gjithë së bashku bujqësinë tonë ta çojmë  përpara duke besuar plotësisht tek ky grup iniciator, artikulon Gëzim Pire, fermer nga Berati i cili ishte i pranishëm gjatë shpalljes së Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar. 

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës

Edhe minatorët e Bulqizës shpallën krijimin e sindikatës në datë 17 nëntor, në qendrën e këtij rrethi. Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës është formuar me qëllimin e një përfaqësimi më dinjitoz të të drejtave të punëtorit në industrinë e kromit. Në thirrjet e datës 16 nëntor, në profilin zyrtar të kësaj sindikate në Facebook, ata kërkojnë që t’iu bashkohen sa më shumë qytetarë, mbështetës dhe punonjës të kësaj industrie duke afishuar shtyllat kryesore të sindikatës; pagë më të lartë, siguri në punë, njohje e vjetërsisë dhe vështirësisë në punë.

Në deklaratën e themelimit theksohet se ky bashkim është ndërmarrë pasi kushtet aktuale të punës kanë rritur edhe më tej pakënaqësinë e tyre, pasuar nga zhgënjimi i përfaqësimit prej sindikatave ekzistuese. Që prej datës 15 tetor 2019, kjo sindikatë është njohur ligjërisht nga Gjykata e Tiranës.

Aktualisht, në Bulqizë operojnë 110 kompani të licencuara për mbledhjen e kromit. Gjatë dekadës së fundit, janë shënuar rreth 300 vdekje të minatorëve në vendin e punës. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Minierë (AKSEM), në një shkresë të siguruar nga BIRN, bën me dije se mosrespektimi i rregullave të punës nga vetë punëtorët u ka shkaktuar vdekjen atyre, duke shmangur përgjegjësinë nga firmat operuese në atë zonë.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *