Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Robert Reich: “10 hapat si nje demokraci mund të rrëshkasë në diktaturë”

Një diktaturë është një formë e qeverisjes autoritare, e karakterizuar nga një drejtues i vetëm ose grup udhëheqësish ku ka pak ose aspak tolerancë për pluralizmin politik, programe ose media të pavarura”, ky është përkufizimi i Diktaturës sipas Merriam Webster, fjalori online më i përdorur në Amerikë.

Sipas Robert Reich, ekonomist amerikan e gjithashtu analist politik i cili ka shërbyer në administratat e Presidentëve Gerald Ford, Jimmy Carter dhe Bill Klinton si dhe Barack Obama, këto janë 10 hapat si një demokraci mund të kthehet në diktaturë.

  1. E para, shkatërro ccdo gjurmë të Sindikatave që njerëzit mos të kenë mundësi të kërkojnë paga më të larta dhe të jenë të pa aftë të organizohen politikisht
  2. Thyej çdo shpresë që kanë studentët për një të ardhme më të mirë (këshillë: rëndoji aq shumë me borxhe studentore dhe bëje aq të vështirë që ata të gjejnë punë të mirë paguara sa të mos i shkojë në mendje që të kundërshtojnë).
  3. Mino edukimin publik me qellim që njerëzit të mund të mos mendojnë në mënyrë kritike.
  4. Bëj marrëveshje me biznesmenë të pasur dhe milionerë të tjerë që ata të të mbështesin e në shkëmbim premtoju dhe reduktoji taksat. Rrit barrën e taksave tek të varfrit dhe rregullo kuadrin ligjor që të pasurit të mos rrezikojnë fitimit e tyre.
  5. Bëje shumicën e njerëzve ekonomikisht të pasigurt, të frustruar, të inatosur dhe të pashpresë.
  6. Bindi njerëzit se problemet e tyre vijnë nga ‘të tjerët’ – të huajt, emigrantet, minoritetet racore ose etnike ose fetare, intelektualët.
  7. Bej që njerëzit të mendojnë në mënyre cinike kundrejt demokracisë
  8. Bindi që ata kanë nevojë për një shpëtimtar, për dikë të fortë i cili i vetëm do të rregullojë çdo gjë.
  9. Mbushi me gënjeshtra
  10. Fito zgjedhjet dhe merr pushtetin

Burimi: MarketWatch.com

*Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *