Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, në rishkimet e fundit të dërguara qeverisë shqiptare rekomandon përmirësime të projektligjeve për median onlinë ne Shqipëri.

Nëpërmjet një deklarate publike të ditës së sotme, përfaqësuesi i OSBE-së rekomandoi disa ndryshime që të përfshihen në draftin aktual, në mënyrë që të shmangen sanksionet e padrejta ndaj mediave elektronike dhe të  ofrohet garancia për lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Është parësore të prezantohet një dispozitë që garanton që të gjitha vendimet e AMA-së mund të apelohen para gjykatësit kompetent menjëherë pas miratimit të tyre,” tha Désir.

Një pikë tjetër e rëndësishme sipas tij mbetet çeshtja e gjobave.

Neni 133 vazhdon t’i referohet gjobave ekonomike shumë të larta dhe të tepërta në rastet e shkeljeve. Gjobat e tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt. Në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sanksionet duhet të miratohen vetëm pasi të merren parasysh përmasa dhe kapaciteti ekonomik i mediave në fjalë. Ky nen duhet të ndryshohet”,- thuhet më tej në deklaratë.

E rëndësishme për rishikim  sipas OSBE-së është neni 33/1 i cila lidhet me racizmin dhe diskriminimin.

Referencat për “besimin politik” dhe “anëtarësimin në sindikatë” duhet të hiqen në nenin 33/1 i cili ka të bëjë me racizmin dhe diskriminimin, pasi ato mund të përdoren për të ndjekur kritika legjitime, madje të ashpra kundër grupeve politike dhe ideve. Abuzimet e mundshme specifike në këtë fushë mund të zgjidhen siç duhet duke përdorur dispozitat dhe mekanizmat tashmë të vendosura në fushën e shpifjes, dhe të gjykuara nga gjyqësori”.

Shqetësimi tjetër që ngre përfaqësuesi Desir, ka të bëjë me fuqinë që merr Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) për të vepruar.

Shqetësimet mbesin për kompetencat që i janë dhënë Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) në propozimin për të ndryshuar Ligjin për Komunikimet Elektronike, në lidhje me miratimin e masave për të mbrojtur një gamë të gjerë interesash, përfshirë interesat e vendit, sigurinë publike, të drejtat themelore dhe çdo dispozitë të përfshirë në sistemin juridik shqiptar. Këto nocione mbeten shumë të përcaktuara dhe nuk përfshijnë rregulla specifike se si të sigurohet mbrojtja për lirinë e shprehjes. Kjo është arsyeja pse shqyrtimi ligjor rekomandon ndryshimin e nenit përkatës të projektligjit”.

Këto rishikime të propozuar nga OSBE, vijnë fill pas mbledhjes së realizuar pak javë më parë në Komisionet e Ligjeve, ku kryetari i këtij komisioni Ulsi Manja deklaroi se ndryshimet e bëra ishin konsultuar më herët me ekspertë të OSBE-së.

Lexo më shumë: Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë dy projektligjet e “Paketës Antishpifje”

Megjithatë, Z.Desir vlerëson bashkëpunimin e realizuar deri më tani me autoritetet shqiptare. “Unë vlerësoj bashkëpunimin e gjatë dhe konstruktiv që kemi krijuar me autoritetet e Shqipërisë gjatë procesit të hartimit të ndryshimeve të reja të ligjit për median audiovizive,” -tha Désir.

Në deklaratë vlerësohet po ashtu edhe shtimi në ligj i një mbrojtjeje të fortë, për të cilën zyra e OSBE kishte insistuar.

Asnjë dispozitë në këtë ligj nuk do të interpretohet në atë mënyrë që të garantojë të drejtën për të censuruar ose kufizuar lirinë e shprehjes, ose të drejtën për të folur. Ky ligj duhet të interpretohet në përputhje me parimet e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, siç zbatohet në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Në përfundim të deklaratës së tij, Harlem Désir shpreh me rëndësi  që agjensia rregullatore, AMA, të mund të kryejë kompetencat dhe detyrat e saj në mënyrë plotësisht të pavarur dhe pa asnjë lloj ndërhyrje politike.

“Zyra ime dhe unë do ta monitorojmë me vëmendje të kujdesshme ,”-thuhet në përfundim.

Ky shqyrtimi ligjor u përgatit nga Dr. Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e mediave, në bashkëpunim me ekspertin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës së mediave, Peter Noorlander.

*Citizens Channel /Erisa Kryeziu 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu