Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Këshilli i Evropës: Projektligjet për median kundër standardeve ndërkombëtare për lirinë e shprehjes

Komisioneria e Këshillit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, u shpreh sot kundër projektligjeve të qeverisë për median, duke i konsideruar jo në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes.

“Jam thellësisht e shqetësuar kur mësoj se këtë javë Parlamenti Shqiptar ka vijuar me shqyrtimin e dy projekligjeve, të njohura si “Paketa anti-shpifje”. Këto ligje kanë nevojë për përmirësim urgjent. Disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”.

Mijatović shprehet e shqetesuar për kompetencat që u jepen organeve rregullatore për të vendosur gjoba pa një vendim gjykate.

Kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe futja e rregullimit shtetëror të mediave në internet, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend. Është me rëndësi të madhe të sigurohet që Interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe të mbizotërojë vetë-rregullimi nga media, përfshirë mediat online.”

Në përfundim të deklaratës së saj, Komisioneria i bën thirrje parlamentit të Shqipërisë rishikim të drafteve të propozuara.

Prandaj, unë i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i afrojnë ato me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës”.


Mijatovic është një eksperte për ligjin dhe rregullimin e mediave, e cila shërbeu nga 2010 deri në 2016 si Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *