Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Paketa”anti-shpifje” kalon në Kuvend – Mediat paralajmërojnë nisjen e betejës për lirinë e shprehjes

Me 82 vota pro dhe 13 kundër deputetët shqiptarë miratuan dy projekligjet e medias të kundërshtuara së fundmi në sferën publike.

Kjo seancë u prit me protestë para Kuvendit nga gazetarë e aktivistë të shoqërisë civile të cilët e kanë kundërshtuar këtë paketë që në filim , duke e konsideruar jo demokratike dhe cenuese te fjalës së lirë. 

Nga brenda sallës së Kuvendit, Kryeministri Rama i konsideroi gazetarët si shpifës ndaj të cilëve duhet të merren masa.

Për projektligjet e medies reaguan kundër organizatat mediatike shqiptare, organizatat mediatike ndërkombëtare dhe ato të të drejtave të njeriut. Me të njëjtin qëndrim ishte edhe OSBE-ja dhe Këshilli i Medies. Ndërkohë që mbrëmjen para miratimit në Kuvend, OSBE-ja ndryshoi qëndrim, duke vënë re përmirësime të dukshme në draftet e projektligjeve të propozuara nga Partia Socialiste.

Lexo më shumë: Vijojnë kundërshtimet e paketës Anti-shpifje, cënimi i fjalës së lirë po i largon gazetarët nga Shqipëria

Pas miratimit në Kuvend të ligjit të medies, organizatat dolën me një deklaratë publike ku i kërkohet presidentit Meta të kthejë pas ligjin dhe paralajmëruan nisjen e një beteje ligjore për mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

Deklaratë

18 Dhjetor 2019

Në përfundim të votimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të projektligjeve “antishpifje”, rrjeti i organizatave shqiptare të të drejtave të njeriut dhe përfaqësuese të gazetarëve bën këtë deklaratë:

  1. Ne dënojmë vendimin e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar projektligjet në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës.
  2. Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta të mos e dekretojë këtë projektligj.
  3. Ne bëjmë të ditur se do të nisim një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pjesë e së cilës do të jetë angazhimi afatgjatë për të rrëzuar këto projektligje apo për t’i bërë ato të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
  4. Ne i bëjmë thirrje gazetarëve të vijojnë punën për të raportuar drejtë dhe saktë dhe të mos frikësohen nga ekzistenca e këtyre ligjeve regresive.
  5. Ne angazhohemi të mbështesim çdo gazetar që mund të përballet me padrejtësitë që mund të prodhojë një ligj i tillë.

Lista e organizatave firmëtare:

Këshilli Shqiptar i Medias
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
BIRN Albania
Citizens Channel
Faktoje
Instituti Shqiptar i Medias
Civil Rights Defenders
Instituti Shqiptar i Shkencave
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Qendra Res Publica
Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *