*Shtyrje e afatit për aplikimin – 8 Janar Ora 21:00.
Citizens Channel është në kërkim një gazetari/e me dëshirën për tu angazhuar në një projekt mediatik që ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë së tematizuar përmes përdorimit të metodave inovative të multimedias.
Përshkrimi i punës:
Me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e redaktorëve dhe të gjitha pajisjet e domosdoshme në dispozicioni gazetari/ja do të punojë për krijimin e produkteve mediatike multimediale me këto fusha prioritare:
1. Gazetarinë e tematizuar, fokusuar në disa çështje themelore si mjedisi, të drejtat sociale, shëndeti i qytetarëve, arsimi, energjia, transporti, transparenca në vendimmarrje etj.
2. Gazetarinë e thelluar me një eksperiencë krejtësisht të transformuar të narrativës së lajmit, ku mbizotëruese është raportimi i thelluar, kontekstual, dhe nëpërmjet editorisë multimediale.
3. Gazetarinë e kontekstualizuar më afër jetës së qytetarit, raportimin nga terreni dhe informimi nga pozicione të margjinalizuara.
Detyrat Kryesore:
• Angazhim me kohë të pjesshme pranë redaksisë së Citizens Channel për 25 orë në javë
• Raportim nga terreni mbi ngjarje të aktualitetit si protesta, marshime, lajme që lidhen me mjedisin dhe çështjet sociale
• Publikimi i materialeve në rrjetet sociale: “Facebook, Instagram, Twitter”
• Hartimi periodik i raportit individual të punës me ndihmën e koordinatorit të projektit
Kualifikimet:
• Njohuri në fushat e medias dhe aktualitetit dhe shoqërisë civile në Shqipëri
• Kualifikimet apo eksperiencat e mëparshme në fushën e gazetarisë dhe multimedias janë një plus
• Eksperiencë në përdorimin e platformës WordPress, njohje e mirë e gjuhës angleze dhe përdorimit të rrjeteve sociale
• Njohuri mbi Mobile Journalism dhe paketën Adobe përbëjnë avantazh
Për të aplikuar dërgoni CV dhe një letër të shkurtër motivimi në adresën: [email protected] deri në datën 29 Dhjetor 2019 – Shtyrje e Afatit te aplikimeve – 8 Janar Ora 21:00.
Çfarë ofrojmë ne:
• Ambient dinamik pune i përbërë nga të rinj të angazhuar në gazetari dhe kauza civile.
• Mundësi për orare fleksibël në varësi të studimeve
• Rritje të kapaciteteve përmes mundësive të vazhdueshme për trajnime, seminare, konferenca dhe aktivitete të tjera brenda dhe jashtë vendit
• Respektim i standardeve të larta të gazetarisë, paanshmërisë dhe etikës duke i mundësuar gazetarëve një hapësirë të lirë dhe të pavarur ku mund të rrisin aftësitë profesionale