*Shënim i redaksisë: Në Shqipëri zyrtarët që miratuan paketën e shumë kritikuar antishpifje, e përjashtuan me ligj veten dhe deklaratat e dhëna në Parlament nga efektet e saj. Ndërkohë në Singapor, ligji kundër “fake news” i miratuar rishtazi ka filluar ta japë efektin e tij, dhe rastet e para të shënuara janë kundër figurave politike dhe partiake të opozitës.

Burimi: Reuters

Këtë të hënë, Ministri i Komunikimit në Singapor u shpreh se ishte rastësi që rastet e para të sjella lidhur me ligjin e ri për lajmet e rreme, ishin kundër figurave politike dhe partive.

Ligji hyri në fuqi në tetor, duke shkaktuar shqetësim tek grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe politikanëve të opozitës, pasi ky ligj mund të përdoret për të heshtur kritikat ndaj qeverisë para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të cilat do të mbahen brenda pak muajve.

Qeveria e ka mohuar një gjë të tilla duke thënë se ligji “Mbrojtja ndaj Gënjeshtrave Online dhe Akteve Manipulative” (the Protection from Online Falsehoods and Manipulation Act (POFMA),  adreson vetëm të pavërtetat dhe se kritika e ligjshme dhe fjala e lirë nuk do të preken.

“Disa nga veprimet e para të POFMA-s duket se janë lëshuar kundër individëve që janë politikanë, të lidhur me parti politike ose direkt partive politike. Unë do të thoja që kjo është një konvergjencë, disa mund të thonë që është konvergjencë fatkeqe apo rastësi”,  tha në Kuvend Iswaran, Ministër i Komunikimit dhe Informacionit.

“Por sido që të jetë rasti, kjo është situata sot, por nuk do të thotë që kjo do të jetë situata në vijim”.

Ministri po i përgjigjej pyetjes së një anëtari të Kuvendit mbi perceptimet e fundit për anshmërinë politike lidhur me aplikimit e këtij ligji.

Qëkur u miratua ligji në 25 nëntor, tre figurave të lidhura me opozitën dhe një partie opozitare u është thënë se postimet e tyre në internet duhet të mbajnë një flamur ku thuhet se ato përmbajnë informacion të rremë.

Në një rast, Partia Demokratike e Singaporit, pjesë e opozitës, e ka apeluar këtë vendim dhe tha se është e përgatitur që  të ndërmarrë hapa ligjorë, duke u kthyer kështu në të parët që e kundërshtojnë këtë ligj.

*Citizens Channel /E.K/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu