Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Njerëzit e shtrembërojnë informacionin e saktë për t’iu përshtatur qëndrimeve të tyre

Burimi: NiemanLab

Njerëzit mund të vetë-gjenerojnë dezinformimin e tyre. Jo të gjitha vijnë nga burime të jashtme”

Studiuesit në Shtetin e Ohajos zbuluan se edhe kur njerëzve u garantohet informacion i saktë statistikor, ata kanë tendencë t’i keqkuptojnë ato numra që t’u përputhen me çfarëdo besimi që ata tashmë kanë: “Për shembull, kur njerëzve u tregohet se numri i emigrantëve meksikanë në Shtetet e Bashkuara u zvogëlua kohët e fundit – e cila është e vërtetë, por shkon kundër bindjeve të shumë njerëzve – ata kanë tendencë të kujtojnë të kundërtën“, raporton Jeff Grabmeier në një artikull që përmbledh kërkimin në Phys.org (punimi i plotë është këtu).

110 njerëzve iu paraqitën “përshkrime të shkurtra të shkruara rreth katër çështjeve shoqërore që përfshinin informacion numerik“. Për dy nga çështjet, statistikat iu përshtaten mençurisë konvencionale; në dy çështje të tjera, statistikat i përgënjeshtruan ato.

Për shembull, shumica e njerëzve besojnë se numri i emigrantëve meksikanë në Shtetet e Bashkuara u rrit midis 2007-s dhe 2014-s. Por në fakt, numri u zvogëlua nga 12.8 milion në 2007 në 11.7 milion në 2014.

Pasi i lexuan të gjitha përshkrimet e çështjeve, pjesëmarrësit u befasuan. Atyre iu kërkua që të shkruanin numrat që ishin në përshkrimet e katër tematikave. Atyre nuk iu tha paraprakisht se do të duhet t’i mësojnë përmendësh numrat.

Studiuesit zbuluan se njerëzit zakonisht i kuptonin mire shifrat kur lidheshin me çështjet ku  statistikat përputheshin me botëkuptimin e tyre. Për shembull, pjesëmarrësit zakonisht shkruanin një shifër më të madhe të përqindjes së njerëzve që mbështesin martesën e të njëjtit seks krahas shifrave së atyre që e kundërshtojnë atë- në lidhje me marrëdhënien e vërtetë.

Por kur bëhet fjalë për çështjet ku statistikat bien ndesh me bindjet e shumë njerëzve – si për shembull nëse numri i emigrantëve meksikanë ishte rritur apo ulur – pjesëmarrësit kishin shumë më shumë të ngjarë të mbanin mend numrat që pajtoheshin me paragjykimet e tyre sesa të vërtetën.

Në një studim të dytë, pjesëmarrësit luajtën një lojë të ngjashme me “telefonin e prishur”. Personi i parë në rend pa pohimin e sakte: “Statistikat e sakta në lidhje me trendin e emigrantëve meksikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara (numri zbriti nga 12.8 milion në 11.7 milion)”, dhe iu tha t’i shkruante këto numra nga çfarë ai mbante mend dhe më pas e kaloi letrën tek  një person i dytë, i cili bëri të njëjtën gjë me një person të tretë, etj.

Rezultatet treguan se, mesatarisht, personi i parë i ndryshoi të dhënat, duke thënë se numri i emigrantëve meksikanë u rrit me 900,000 nga 2007 në 2014 në vend të së vërtetës, e cila tregonte se numri u ul rreth 1.1 milion.

Në fund të zinxhirit, pjesëmarrësi mesatar kishte thënë se numri i emigrantëve meksikan ishte rritur në ato 7 vjet me rreth 4.6 milion.

Këto gabime të kujtesës kanë tendencë të bëhen më të mëdha dhe më të mëdha pasi ato transmetoheshin tek njerëzit“, tha bashkëpunëtori i studimit, Matt Sweitzer.

Të paktën 30 gazetarë në të gjithë botën janë të burgosur për përhapjen e “lajmeve të rreme”. Kjo është një rritje e madhe që nga viti 2012. Të paktën 250 gazetarë janë në burg në të gjithë botën për arsye që lidhen me punën e tyre, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) këtë javë në raportin e tyre vjetor. Nga këto, numri i të akuzuarve për ‘lajme të rreme’ u rrit në 30 krahasuar me 28 vitet e fundit. Përdorimi i kësaj akuzës, të cilën qeveria e presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi e aplikon më së shumti, është rritur në mënyrë të shpejtë që nga viti 2012, kur CPJ gjeti vetëm një gazetar në të gjithë botën që përballej me këtë akuzë”.

Nga Washington Post:

Nuk ishte kështu situata pesë vjet më parë, tha Courtney Radsch, drejtore e avokimit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, e cila gjurmon këto tendenca.

Në vitin 2012, kishte vetëm një gazetar në burg i cili akuzohej për shpërndarjen e lajmeve të rreme. Deri në vitin 2014, ishin tetë. Pastaj erdhi viti 2016, kur filloi ngritja më dramatike, në të cilën 16 gazetarët në të gjithë botën ishin në burg nën akuzën se kanë përhapur lajme të rreme. Numri u rrit në 27 burg në fund të vitit të kaluar

Në përgjithësi, midis 2012 dhe 2019, ka pasur 65 gazetarë të burgosur me akuza për lajme të rreme. Për krahasim, që nga viti 1992, kur CPJ filloi të gjurmonte trendin, gjithsej 120 gazetarë janë bllokuar në një moment për përhapjen e të ashtuquajturave “lajme të rreme”. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e gazetarëve të burgosur për këto akuza ishin në burg shtatë vitet e shkuara.

                                  Gazetarët e burgosur për shkak të “lameve të rrreme”

Shumica e gazetarëve që janë burgosur për përhapje të lajmeve të rreme gjatë 7 viteve të fundit janë në Egjipt (7), pasuar nga Turqia (6), Somalia (5) dhe Kameruni (5). Singapori miratoi një ligj lidhur me përhapjen e lajmeve të rreme këtë vit.

“Synimi strategjik nuk është ndikim strategjik.” Fushatat digjitale të dezinformimit mund të jenë të mëdha dhe të organizuara – dhe akoma kanë shumë pak ndikim në targetimet e tyre, shkruan David Karpf, profesor i asociuar i medieve dhe çështjeve publike në Universitetin “George Washington”, në MediaWell.

Pjesa më e madhe e vëmendjes së studiuesve, gazetarëve dhe zyrtarëve të zgjedhur për dezinformimin dhe propagandën në internet ka supozuar se këto fushata dezinformuese janë shumë të përhapura dhe japin efekt të menjëhershëm. Ky është një supozim i keq dhe është një supozim i panevojshëm. Ne nuk kemi nevojë të besojmë se propaganda digjitale mund të “hakojë” mendjen e një elektorati të ndërlikuar për të konkluduar se propaganda digjitale është një kërcënim thelbësor për stabilitetin e demokracisë Amerikane.

Efektet e para të dezinformimit digjital dhe propagandës, të paktën në kontekstin e zgjedhjeve elektorale, janë shumë të diskutueshme. Por dezinformimi nuk arrin ta manipulojë votuesin në atë mënyrë sa të bëhet toksike për demokracinë.

*Citizens Channel/E.N/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *