Prokuroria e Dibrës ka bërë me dije se protesta e minatorëve, fill pas shkarkimit të Elton Debreshit, kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB), e shpallur me 17 nëntor ishte e ligjshme. Në shkresën e sjellë në datë 30 dhjetor 2019, Prokuroria njofton se nuk do të ketë ndjekje penale për minatorët sindikalistë.

Pas hetimit gati 1-mujor, më datë 30 dhjetor 2019 Prokuroria e Dibrës ka dalë në përfundimin për të mos nisur kallëzimin penal ndaj sindikalistëve, duke e quajtur të padrejtë dhe të pabazë ligjërisht!”, shkruan sindikata në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Sindikata u nxjerr pagat minatorëve të pushuar në shkelje të ligjit

Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, pjesë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) ka publikuar pagat e ish-minatorëve Elton Debreshi, Behar Gjimi, Ali Gjeta dhe Beqir Duriçi, të cilët u angazhuan në krijimin e SMBB-së që prej muajit prill. Në postimet e tyre, ata kanë përfshirë edhe rrogën e minatorit Gëzim Basha, aktualisht në marrëdhënie pune me kompaninë AlbChrome.

Na datë 11 janar është postuar një listë e rrogës mujore të ish-minatorit Behar Gjimi, pagesë e renditur në mënyrë kronologjikë, që prej vitit 2016 deri në vitin 2019.  Gjatë ditëve në vijim është proceduar njësoj edhe me minatorët e tjerë të cilët janë pushuar pasi protestuan për disa ditë radhazi.

Përpunimi i të dhënave të punëmarrësit, sipas ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale“, bëhet nëse vetë individi në fjalë, ka dhënë leje. Ky përpunim lejohet të kryhet vetëm nga një autoritet zyrtar, i përcaktuar me ligj. Në nenin 6 të këtij ligji, thuhet se të dhënat e deklaruara nuk mund të vazhdojnë të bëhen publike, nëse subjekti ka shfaqur mospajtim dhe ka kundërshtuar përpunimin e mëtejshëm të tyre.

Ky ligj thekson se duhen marrë në konsideratë udhëzimet e Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale që të respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Komisionerja Flora Çabej (Pogaçe), në udhëzimin nr. 11, të datës 08.09.2011 mbi “Përpunimin e të dhënave të punonjësve në sektorin privat”, në pikën 12.7/a  ndalon  përhapjen e informacione personale që lidhet me pagën.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu